✦
Thinking ...
Connect with us

Politike

KAMXHIKU, BURGU DHE PRANGAT/ BOÇI AKUZON RAMEN PER PERDORIMIN E SHTETIT KUNDER PROTESTUESVE

Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, ka bërë akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama, duke pretenduar se ky i fundit ka përqendruar në duart e tij kontrollin mbi institucionet dhe po përdor mekanizmat shtetërorë për të ndëshkuar kundërshtarët politikë dhe qytetarët që protestojnë.

Në një koment për zhvillimet politike në vend, Boçi deklaroi se shteti dhe institucionet nuk funksionojnë në mënyrë të pavarur, por veprojnë sipas urdhrave dhe vullnetit të kryeministrit. Ai përmendi Kuvendin, policinë, gjykatat dhe SPAK-un, duke pretenduar se vendimmarrja politike është shtrirë në çdo hallkë të shtetit.

Demokrati akuzoi gjithashtu Ramën se po përdor masat ndëshkuese ndaj deputetëve të opozitës dhe protestuesve si instrument presioni dhe frikësimi ndaj shoqërisë.

Duke komentuar protestat e studentëve dhe qytetarëve, Boçi u shpreh se kërkesa kryesore është largimi i kryeministrit dhe krijimi i një qeverie teknike, e cila sipas tij do të hapte rrugën për një zgjidhje politike.

Ai e përshkroi situatën si një përballje mes pushtetit dhe qytetarëve, duke deklaruar se ndërsa qeveria ka në dispozicion policinë, burgjet dhe mekanizmat shtetërorë, qytetarëve u mbetet shpresa për ndryshim.

Boçi theksoi se opozita është në mbështetje të studentëve dhe kauzës së tyre, duke mohuar se qëndrimi i saj lidhet vetëm me protagonizmin politik të Partisë Demokratike.

Pjesë nga intervista:

“Gjithçka është eliminuar, shteti, institucionet nuk funksionojnë, urdhrat vijnë në formë verbale. Vetëm ka një lidhje me 1-shin, është ai që vendos se çfarë duhet bërë, si duhet të ndodhin dhe si duhet të rrjedhin ngjarjet”, deklaroi Boçi.

Më tej, ai u shpreh se zgjidhja politike që kërkohet nga studentët, qytetarët dhe opozita është largimi i Ramës dhe hapja e rrugës për një qeveri teknike.

“Sot ka luftë midis çmendurisë së pushtetit dhe shpresës”, përfundoi deputeti demokrat.

Advertisement