✦
Thinking ...
Connect with us

Politike

Rama ndryshon rregullat e lojës/ Kush merr drejtimin e ministrisë së re? Çfarë ndryshon në shtet?

Kryeministri Edi Rama prezantoi reformën e re në administratën publike, të emërtuar “Shkalla e Meritës”, e cila sipas tij synon që punësimi dhe avancimi në hierarkinë shtetërore të bazohen te aftësitë, përgatitja dhe përkushtimi i punonjësve.

Gjatë prezantimit, Rama bëri të ditur se reforma parashikon edhe krijimin e një Ministrie të Administratës Publike dhe Mirëqeverisjes, drejtimi i së cilës do t’i besohet Adea Pirdenit.

Kreu i qeverisë deklaroi se në procesin e reformimit do të përdoret edhe inteligjenca artificiale, ndërsa theksoi nevojën për një administratë më pranë qytetarëve dhe më të përgjegjshme ndaj kërkesave të tyre.

Sipas Ramës, “Shkalla e Meritës” synon të krijojë mundësi që punonjësit më të kualifikuar jo vetëm të hyjnë në administratë, por edhe të avancojnë në pozicione drejtuese, bazuar në meritë dhe performancë.

Ai shtoi se ministria e re do të ketë përgjegjësi për organizimin e institucioneve, menaxhimin e burimeve njerëzore dhe përmirësimin e marrëdhënies së administratës me qytetarët.

 

Advertisement