✦
Thinking ...
Connect with us

Politike

Rrugëtimi drejt anëtarësimit/ Ambasadorja e BE: Duhet angazhim nga të gjitha palët

Ambasadorja e Bashkimit Europian në Shqipëri, Sofia Moreira de Sousa, është takuar me kryetarin e grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi. Takimi është fokusuar te procesi i integrimit europian të Shqipërisë dhe roli i Kuvendit në përmbushjen e reformave të kërkuara nga BE-ja.

Përmes një postimi në rrjetin social X, ambasadorja bëri të ditur se gjatë bisedës u diskutua për rëndësinë e miratimit të reformave, përafrimit të legjislacionit shqiptar me atë europian dhe forcimit të llogaridhënies së ekzekutivit.

De Sousa theksoi se përparimi drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian kërkon angazhimin e të gjitha palëve politike, ndërsa Kuvendi duhet të shërbejë si një hapësirë e mirëfilltë dialogu.

Postimi i plotë i ambasadores Sofia Moreira de Sousa:

U takova sot me Gazment Bardhin, kryetarin e grupit parlamentar të PD-së, për të diskutuar rrugëtimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE.

Patëm një diskutim të frytshëm mbi rolin qendror të Kuvendit në miratimin e reformave, përafrimin e legjislacionit me atë të BE-së dhe sigurimin e llogaridhënies së ekzekutivit.

Kjo kërkon angazhimin e të gjitha palëve dhe që Kuvendi të jetë një hapësirë e mirëfilltë dialogu.

Advertisement