✦
Thinking ...
Connect with us

Politike

DEMOKRATET JANE TE LODHUR/ BERISHA: KILOMETRI I FUNDIT I VESHTIRE, POR DO TA BEJME

Sali Berisha pranoi se drejtuesit e degëve i përcjellin shqetësimin se demokratët janë lodhur, por u kërkoi sërish mobilizim për protestën e së shtunës. E vetmja alternativë që Berisha u ofron është refreni që po përdor prej kohësh, se janë në kilometrin e fundit drejt fitores.

“Këtë të shtunë, përpjekjet të jashtëzakonshme për mobilizimin më maksimal tonin. Ndërkohë në rrethe do të nxisni çdo lloj proteste kundër këtij regjimi. Nuk mund të ketë paqe për narko-diktatorin e vetëm në Europë, Edi Rama. Asnjë ditë. Sot më shumë se kurrë, Partia Demokratike duhet të qëndrojë në këmbë. Unë e kuptoj vijnë dhe më thonë me të drejtë drejtues që demokratët janë lodhur, ne në këtë jemi lodhur. Janë lodhur, s’ka diskutim. Por kilometri i fundit, edhe një herë mos harrojmë, më i lodhshmi është gjithmonë kilometri i fundit. Po këtë kilometër do ta bëjmë dhe do ecim të sigurt drejt fitores”, tha Berisha

Advertisement