✦
Thinking ...
Connect with us

Politike

Rama riorganizon Partinë Socialiste? Nis përgatitjet për mbledhjen e Asamblesë Kombëtare (DATA)

Kryesocialisti Edi Rama ka nisur diskutimet brenda Partisë Socialiste për mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme të PS-së, e cila mund të zhvillohet më 14 nëntor.

Burime nga Partia Socialiste kanë bërë të ditur për gazetarin e Top Channel, Muhamed Veliu, se kjo datë është aktualisht në diskutim. Megjithatë, vendimi përfundimtar pritet të merret në ditët në vijim, kur do të njoftohen edhe anëtarët e Asamblesë.

Për momentin, nuk janë përcaktuar temat kryesore që do të diskutohen gjatë mbledhjes. Mbetet për t’u parë nëse Asambleja do të shërbejë edhe si një moment për të trajtuar zhvillimet politike dhe organizative brenda Partisë Socialiste.

Advertisement