Aktualitet
Shqiptari vret pronarin e hotelit në Greqi, e lagu me vodka dhe…
Policia greke ka zbuluar vrasjen e një pronari hoteli në Santorini, ku dyshohet si i përfshirë një shtetas shqiptar.
Trupi i 69-vjeçarit grek Nikos Xalari, u zbulua ditë më parë i dekompozuar nga zjarri. Policia greke zbuloi se autor i ngjarjes ishte punonjësi 20-vjeçar shqiptar i Hotelit “Nikos Villas”.
Shqiptari kishte debatuar dhe më pas kishte qëlluar pronarin e tij, për një borxh prej 200 eurosh.
Më pas e kishte lyer trupin me vodka dhe i kishte vënë zjarrin. Ai nuk kishte marrë orën e shtrenjtë nga dora e tij e as kishte ngacmuar kasafortën, pasi sipas tij nuk kishte qëllim të grabiste, por të merrte vetëm borxhin që pronari i kishte.

