Connect with us

Sport

Historia -Uzuni, djali që lante enët dhe dëshironte të ishte si Cristiano Ronaldo

Kur ai ishte vetëm dhjetë vjeç familja e tij vendosi të linte qytetin e Beratit në Shqipëri për tu larguar drejt Greqisë.

Kishte vetëm dy mënyra: ose duke kaluar malet ose një udhëtim tri ditë e tri net me të vëllain tre vjeç në shpinë, ose të paguante 8 mijë euro për të bërë një udhëtim të paligjshëm, por të sigurtë. Prindërit e tij zgjodhën opsionin e dytë dhe Myrto Uzuni, sulmuesi i Ferencvaros u vendos në Greqi. Ai ka rrëfyer historinë e jetës së tij që nisi me larje pjatash dhe sot ndër futbollistët më të suksesshëm.

“Ne shkuam për të pasur një jetë më të mirë. Babai im punonte me mirëmbajtjen e rrugëve ndërsa nëna ime lante enët në një restorant. Unë gjithashtu duhet të punoja. Ajo më ndihmoi. Do të bëja 12 orë dhe do të luaja futboll, edhe nëse do të duhej të çohesha në orën 06.00. Unë nuk rreshta kurrë për ëndrrën time”, ka thënë ai për prestigjiozen AS nga shtëpia e tij në Budapest ku jeton aktualisht me familjen.

Ai shkoi në shkollë vetëm në dimër, teksa hap pas hapi kuptoi se kishte cilësi. “Unë u përpoqa të bëja një provë në Olympiakos për të parë talentin tim, por nuk isha me dokumente të rregullt. Ky ishte momenti kur babai im vendosi të kthehesha në Shqipëri që të mund të luaja me një ekip futbolli. Ata sakrifikuan për mua”, rrëfen Uzuni.

Kështu, shkruan AS spanjolle, ata u kthyen përsëri pranë Malit të Tomorit për të luajtur me një ekip vendas. Uzuni ishte 16 vjeç dhe nuk u desh shumë kohë për tu spikatur.

“Një trajner më pa dhe më çoi në klubin e tij, Apollonia. Në miqësoren e parë shënova dy gola. Dhe pas gjashtë muajve të gjithë në klub më donin”, vijon ai. Një stërvitje tërësisht autodidakte, pa ndihmë, pasi që fëmijë ai nuk kishte mundësi të ishte në ndonjë akademi.

“Cristiano Ronaldo është referenca ime, unë e di historinë e tij, kam lexuar gjithçka për të. Ishte motivi i. Në Shqipëri nuk ka shumë akademi. Ky është problemi. Unë gjithashtu duhet të paguaja 12 euro në muaj për të shkuar në seanca stërvitore dhe pesë për fugonin që më çonte atje”, shprehet ai.

Pas Apollonisë përvoja e Uzunit vijoi me Laçin, sukses i të cilës isht goli në minutën e fundit kundër Anortosis që i dha kalimin në raundin e dytë të Ligës së Europës apo dhe barazimi ndaj Molde, ku u takua me Solskjaer.

Më pas Uzuni shkoi me Lokomotiv në Zagreb e më pas në Ferencvaros dhe ai thotë se Espanol dhe Mallorca më kontaktuan në mars, por gjithçka u ndërpre me pandeminë.

Uzuni, i cili u takua me idhullin e tij Cristiano në Torino kur Ferencvaros u mund 2 m 1 me golin e shqiptarit vetëm një javë më parë. “Ishte një ëndërr, si ajo që unë jetova pas ndeshjes kur Morata më përgëzoi për mënyrën se si kisha luajtur”, thotë ai.

Megjithatë, siç shkruan AS dhe pse 25 vjeç Uzuni është me këmbë në tokë. “Hap pas hapi, nuk dua të bëj gabime. Unë thjesht dua të shënoj gola dhe të jap asistime. Për mua kjo është tani gjëja më e rëndësishme, dhe të fitojë ndeshje dhe të luajë Champions League. Ëndrrat e mia janë të mëdha, por preferoj të mos i them”, u shpreh Uzuni.

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

VIDEO/ Një gol dhe pesë asiste në një ndeshje, Messi shkruan një faqe të re në historinë e futbollit

Lionel Messi vazhdon të shkruajë historinë e futbollit botëror, ndërsa tashmë është duke lënë gjurmë në edhe në kampionatin amerikan, MLS.

Vetëm gjatë një ndeshje, atë të Inter Miami ndaj New York Red Bulls, që përfundoi me fitoren 6-2 të vendasve, sulmuesi argjentinas shënoi një gol dhe dhuroi pesë asiste, duke u bëri i pari lojtar që e arrin një statistikë të tillë në futbollin profesionist.

Lionel Messi është bërë i pari lojtar në historinë e futbollit që ka arritur statistikën e 1200 gola +asist (833 gola dhe 372 asiste në 1058 ndeshje), ndërsa sa i përket vitit 2024 në 11 ndeshje argjentinasi ka shënuar 12 gola dhe ka dhuruar 11 asiste./ Supersport

Continue Reading

Sport

VIDEO/ Real Madrid shkëlqen ndaj Cadiz, afrohet edhe më shumë me titullin

Real Madrid fitoi 3-0 ndaj Cadiz, në ndeshjen e vlefshme për La Liga. Los Blancos vendosën ndeshjen vetëm në pjesën e dytë, me mysafirët që rezistuan 45 minuta.

Diaz zhbllokoi takimin, ndërsa Bellingham dhe Joselu ndezën akoma më shumë festën në shkallët e stadiumit. Me këtë rezultat, madrilenët vazhdojnë të marshojnë drejt titullit kampion.

Continue Reading

Sport

UEFA bën Silvinjon me dhimbje koke para Europianit/ Ia ul të gjithë në stol, por e lë të zgjedhë sa lojtarë do me vete

UEFA më në fund ka vendosur edhe detajet se si do të jenë përbërjet e skuadrave pjesëmarrëse në EURO 2024. Sipas agjencisë “ANSA”, kërkesa e trajnerëve është pranuar, duke çuar në 26 numrin e futbollistëve për çdo ekip pjesëmarrës. Por jo vetëm kaq.

Të njëjtat burime bëjnë të ditur se ky vendim shoqërohet edhe nga ai sipas të cilit trajnerët do të kenë të gjithë lojtarë në dispozicion, pra duke “zgjeruar pankinat” që të gjithë lojtarë të jenë në stol gjatë ndeshjes dhe jo duke çuar 3 në tribunë siç ndodhi për EURO 2020.

Për më tepër, gjithçka do të jetë me të drejtë zgjedhje. Trajnerët do të kenë mundësi të grumbullojnë nga 23, deri në 26 lojtarë për aktivitetin, sipas dëshirës së tyre. Ndaj do të jetë në dorën e Silvinjos për të zgjedhur nëse do të marrë 26 futbollistë me vete në Gjermani, apo nëse do i qëndrojë besnik idesë së tij që me 23 lojtarë përgatitet më mirë aktiviteti.

RREGULLORJA – Sipas rregullores që UEFA ka vendosur për Kampionatin Europian, lista që trajnerët e kombëtareve do të zgjedhin duhet të dorëzohet më datën 7 qershor dhe pas kësaj dite nuk mund të ndryshohet asnjë lojtar për arsye të thjeshtë. Por, vetëm në rastin se dikush dëmtohet, atëherë çdo kombëtare ka të drejtë ta zëvendësojë, por vetëm një lojtar.

 

 

Pasi e ka kryer këtë zëvendësim në listë, e vetmja lëvizje që mund të bëjë është në portë. Nëse një portier dëmtohet, çdo skuadër ka të drejtë të marrë një tjetër, edhe pse Europiani mund të ketë filluar. Kështu, shumica e ekipeve kanë lënë një takim miqësor më datën 6-7 qershor dhe pas ndeshjes të vendosin për listën përfundimtare që do të dorëzojnë.

 

Continue Reading

Sport

Pyetja që “sikletosi” ish-trajnerin e Romës/ Mourinho: Kështu më shkatërroni fundjavën!

Pasi mbylli bashkëpunimin me Romën, e ardhmja e Jose Mourinhos është shndërruar në një nga temat më të nxehta për median sportive.

Luzitani ka disa opsione ndërsa një prej tyre është edhe rikthimi në Portugali te Benfica.

Megjithatë, vetë Mourinho kërkon që për momentin të mos japë asnjë të dhënë për eksperiencën e radhës teksa i pyetur për Benficën në një event të mbajtur në Portugali, theksoi se këto lloj pyetjesh nuk i duken etike.

“Benfica? Ju lutem mos më bëni pyetje të tilla sepse më shkatërroni fundjavën. Nuk më pëlqen aspak, sidomos kur bëhet fjalë për një klub që e ka një trajner. Gjithmonë e kam mbajtur veten larg sjelljeve të tilla që për mua nuk janë aspak etike”, u shpreh Mourinho./ Supersport

Continue Reading

Sport

I përfshirë në baste sportive, Federata Angleze e Futbollit pezullon Sandro Tonalin

Federata Angleze e Futbollit ka pezullar për dy muaj mesfushorin e Newcastle, Sandro Tonali. Shkak për këtë vendim është bërë përfshirja e italianit në baste sportive, të cilat nuk lejohen për futbollistët profesionistë.

“Mesfushori i Newcastle, Sandro Tonali, është pezulluar për dy muaj nga futbolli konkurrues nga një Komision Rregullator i pavarur pasi vetëdeklaroi shkelje të Rregullave të basteve të FA”.

“Ai gjithashtu është gjobitur me 20,000 paundë dhe është paralajmëruar nga FA për sjelljen e tij në të ardhmen”.

“Periudha e ndalimit është pezulluar plotësisht për kohëzgjatjen e sezonit 2024-25, që do të thotë se ai do të jetë në dispozicion për t’u rikthyer në futbollin konkurrues pas përfundimit të një sanksioni ekzistues dhjetë mujor të vendosur nga Federata Italiane e Futbollit (FIGC) më 27 tetor 2023”.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING