Connect with us

Aktualitet

Drejtori i Pallatit të Kulturës në Librazhd, humb jetën nga Covid, ja postimi i fundit në Facebook

Një tjetër person ka humbur jetën nga koronavirusi në vendin tonë. Drejtori i Pallatit të Kulturës” Sadi Halili” Librazhd, Arianit Alliu 46 vjeç ka humbur betejën me këtë flamë botërore.

Alliu që në moshë të vogël i është përkushtuar skenës, kulturës, valles artit të trevave të Librazhdit. Për kontributin dhe vlerat e çmueshme i ishte besuar drejtimi i Pallatit të Kulturës “Sadi Halili”.

Burime për bëjnë me dije se ai prej dy javësh ndodhej në Spitalin Covid në Tiranë, por nuk ka mundur që tja dalë betejës me sëmundjen e këtij shekullit.

Artisti nga Librazhdi, Arianit Alliu ishte një nga figurat më të njohura dhe të dashura për të gjithë Librazhdin dhe më gjerë.

Pjesëmarrës në shumë festivale në Shqipëri, Diasporë, Ballkan, Europë deri në Azinë e largët dhe kudo,një drejtues i Festivalit të Valles Dyshe në Librazhd në vitin e kaluar,një festival i ideuar nga mjeshtri Sadi Halili,pjesëmarrës i festivalit të madh mbarëkombëtarë mbarëshqiptarë “Këngë Jeho”, në Strugë në shtator 2020 ku fitoi çmimin e Parë,medalje Ari.Gëzonte respekt kudo në të gjitha hapësirat mbarëshqiptare dhe më gjerë.

Ndërsa postimi mëi fundit në rrjetet sociale i Alliut mban datën 10 nëntor. “Ashtu si e do tradita , ashtu si e do zakoni”, shkruan ai në facebook me foton me veshjen tradicionale. I ndjeri ishte i martuar dheishte babai i tre fëmijëve.

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *