Aktualitet
(Foto) Ja cili është monstra që abuzoi seksualisht me vajzën 10-vjeçare në Kuçovë
Një 57-vjeçar u arrestua dje nga policia, pasi dyshohet se ka abuzuar seksualisht me një vajzë 10-vjeçare në qytetin e Kuçovës.
Mësohet se është vënë në pranga shtetasi Ajet Dumi, Ngjarja e rëndë e abuzimit seksual me një 10-vjeçare në qytetin e Kuçovës, ngjarje që tronditi sot mbarë opinionin publik, e ka zanafillën 2 vite më parë.
Në vitin 2018, kur vajza A.D ishte në klasën e tretë dhe vetëm 8-vjeçe, filloi edhe kalvari i gjatë i abuzimit me të. Vetë vajza, duke treguar ngjarjen rrëfen se, një ditë kur ishte kthyer nga shkolla e gjen 57-vjeçarin Ajet Dume të dehur, ai e merr në dhomën e tij dhe abuzon seksualisht me të.
Pas kësaj i moshuari i kishte thënë se kjo ishte një gjë normale që kryenin të rriturit me fëmijët. Vajza pohon se fillimisht ajo nuk dinte se çfarë ishte veprimi që kishte kryer 57-vjeçari me të, por kur e kishte kuptuar i kishte thënë të mos e prekte më, pasi në të kundërt do t’u tregonte prindërve.
Në këto momente, 57-vjeçari e ka kërcënuar më sëpatë, duke i thënë se po të tregonte do të vriste jo vetëm vajzën për edhe familjen e saj, ndërkohë që abuzimi seksual ka vijuar për 2 vite rresht.