Connect with us

Aktualitet

Robert Budina i përlotur para policisë: Po si e vratë, hiqini skafandrat dhe bashkohuni me popullin

Në protestën e sotme për vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha, ka marrë pjesë edhe regjisori Robert Budina.

Ai është shfaqur i përlotur përpara policisë duke folur njëkohësisht dhe për mediat.

“Po si e vratë mor, po si e bëtë, ai ishte djalë i ri, po hiqini skafandrat, bëhuni me popullin, as unë nuk do ju godas,” tha Budina.

Kaos në rrugët e Tiranës, ndërsa protestuesit janë zhvendosur drejt  zonës së ish-Blloku.

Rrugës ata i kanë vënë flakën koshave të mbeturinave, kanë goditur disa makina të parkuara në rrugë ndërsa kanë dëmtuar edhe disa semaforë.

gsh/

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *