Connect with us

Aktualitet

Ndërron jetë nga covid-19 një fëmijë 10-vjeç nga ky qytet i vendit, ky është rasti i dytë në Shqipëri pas foshnjes 16-muajshe

Një lajm i rëndë vjen nga Elbasani, ku bëhet me dije se koronavirusi i ka marrë jetën një fëmije vetëm 10-vjeçar nga ky qytet. Burimet konfirmuan se vogëlushi ishte infektuar me koronavirus dhe ishte dërguar nga familja në Greqi, ku po kurohej.

Fëmija i mitur mësohet se kishte sëmundje bashkëshoqëruese, që ia kanë komplikuar gjendjen shëndetësore. Vogëlushi me inicialet J.J ka humbur jetën në një spital në Athinë.

Ky është rasti i dytë në Shqipëri që Covid i merr jetën fëmijëve të mitur. Pak kohë më parë, në Pediatrinë e kryeqytetit humbi jetën një foshnje 16-muajshe, për shkak të koronavirusit.

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *