Connect with us

Aktualitet

Ndryshimet e Ligjit të Birësimit dhe Kodit të Familjes, pas miratimit në Këshillin e Ministrave janë…

Duke pasur në konsideratë primare interesin më të lartë të fëmijëve, në praktikën administrative dhe gjyqësore, të Komitetit Shqiptar të Birësimit dhe gjykatave, ka qënë gjithmonë çështje diskutimi mosha e birësuesve dhe diferenca e moshës së tyre me atë të fëmijës që do të birësohet.

🔸Në mungesë të një rregullimi ligjor, kjo çështje i është lënë, rast pas rasti, interpretimit të organeve vendimarrëse. Për të krijuar qartësi tek birësuesit, është parë me vend, që ky kriter të rregullohet përmes ndryshimeve ligjore të propozuara rishtazi dhe për të promovuar birësimin, është parashikuar edhe një listë përjashtuese, nga kriteri i diferencës së moshës.

🔸Po në drejtim të promovimit të procedurave të birësimit, janë sjellë ndryshimet ligjore në nenin 242 të Kodit të Familjes, që lidhen me subjektet që mund të birësojnë.

🔸Nisur nga ndryshimet social ekonomike në vend, është parë me vend, referuar edhe interesave më të larta të fëmijës, që të parashikohet birësimi nga dy bashkëjetues sipas kuptimit që i jep bashkëjetuesve (burrë dhe grua në një jetesë të qëndrueshme), neni 163 i Kodit të Familjes. Gjithashtu parashikohen rastet e prioritetit në birësim për birësues që plotësojnë apo janë në kushtet e parashikuara nga ndryshimet e propozuara për nenin 242 të KF.

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *