Connect with us

Bota

Moderna, qeveria e SHBA porosit 100 milionë vaksina shtesë

Kompania farmaceutike Moderna tha të premten se qeveria amerikane do të marrë 100 milionë doza shtesë të vaksinës së saj për COVID-19, të cilat pritet të livrohen në tremujorin e dytë të vitit 2021, nëse vaksina merr autorizimin e qeverisë.

Qeveria amerikane ka porositur një total prej 200 milionë dozash deri më tani, tha kompania, duke shtuar se, nga sasia e porositur fillimisht, rreth 20 milionë doza do të dorëzohen deri në fund të dhjetorit ndërsa pjesa tjetër në tremujorin e parë të vitit 2021.

Në muajin gusht, Shtetet e Bashkuara hynë në marrëveshje me kompaninë Moderna për të blerë 100 milionë doza të vaksinës së saj për gati 1.5 miliard dollarë, me mundësinë për të blerë më vonë 400 milionë doza shtesë.

Një komision i këshilltarëve të jashtëm të Administratës Amerikane të Ushqimit dhe Barnave është planifikuar të zhvillojë një takim më 17 dhjetor për të diskutuar mbi kërkesën e kompanisë Moderna për autorizimin e përdorimit emergjent të vaksinës së saj.

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *