Connect with us

Bota

VAKSINA ‘Sputnik V’ – Njerëzve iu sugjerohet mos të konsumojnë alkool pas marrjes së dozave, ekspertët: Ndikon negativisht, duke e bërë joefektive

RUSI-Njerëzit që do vaksinohen në Rusi me Sputnik V, do t’iu ndalohet të përdorin alkool, pasi mund të dobësojë ndjeshëm reagimin e sistemit imunitar dhe kështu mund ta bëjë vaksinën joefektive. Sipas mediave të huaja, kjo është konfirmuar nga shkencëtari  rus Aleksandër Ginsburg, i cili ka ndihmuar në zhvillimin e vaksinës Sputnik V.

“Ne ju rekomandojmë që të hiqni dorë nga alkooli për të paktën tre ditë pas secilës dozë të vaksinës. Është absolutisht e qartë se ky paralajmërim vlen jo vetëm për “Sputnik V”, por edhe për të gjitha vaksinat e tjera antiCovid.  Literatura shkencore e deritanishme mbi efektin e alkoolit në sistemin imunitar tregon se veçanërisht konsumimi i tepërt i tij vepron negativisht, kështu që ata që pinë shumë janë më të prekshëm ndaj infeksioneve të ndryshme. Ata që pinë më shumë kanë më shumë probleme dhe një prej tyre është funksioni i dobët i imunitetit,”- ka thënë ai.

Ndërsa, Anna Popova , e cila është një vëzhguese e sigurisë së konsumatorit ka thënë se njerëzit nuk duhet të marrin alkool 2 muaj pasi janë infektuar me Covid-19.

“Marrja e alkoolit duhet të ndalet së paku dy javë para imunizimit. Marrësit duhet të ndalohen nga alkooli për 42 ditë pas injeksionit të parë. Imuniteti po formohet dhe duhet treguar kujdes. Wshtw një sforcim në trup. Nëse doni të qëndroni të shëndetshëm dhe të kemi një përgjigje të fortë imune, mos pini alkool ,”- iu ka sugjeruar ajo rusëve, të cilët janë ndër konsumatorët më të lartë të alkoolit në botë.

Gjithashtu, kompanitë dhe institutet kërkimore që kryen provat klinike të vaksinave të koronavirusit i rekomanduar vullnetarët të heqin dorë nga konsumi i alkoolit.

Sputnik V është prodhuar në Rusi, ku dhe ka filluar shpërndarja masive e saj. Ajo duhet të ruhet në  temperaturë -18C të paktën në formën e tij të lëngët.  Sakaq, mbështetësit e Sputnik pretendojnë se ai ofron mbrojtje 95% kundër koronavirusit, duke e ofruar vaksinën e Rusisë së bashku me vaksinat e ekipeve në SH.B.A. dhe Evropë. Por të dhënat e lëshuara deri më tani bazohen vetëm në rezultate të ndërmjetme pasi vetëm 39 % e vullnetarëve janë infektuar nga  Covid-19.

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *