Bota
COVID – Nga e mërkura Londra mbyll baret, restorantet, muzetë dhe stadiumet për qytetarët
Në përpjepkje për të vënë nën kontroll valën e re të infeksioneve me COVID-19, Londra dhe pjesë të Essex dhe Hertfordshire do të kalojnë në nivelin më të lartë të kufizimeve të Mërkurën.
Mijëra bare, kafene dhe restorante në kryeqytet dhe zonat përreth pas së martës mbrëma do të mbyllen ose do të funksiojnë vetëm me shërbimin take aëay.
Masat e nivelit 3, të njoftuara për deputetët lokalë nga sekretari i shëndetësisë Matt Hancock, do të hyjnë në fuqi të mërkurën.
Sipas masave të Nivelit 3, njerëzit nuk duhet të takohen në ambiente të mbyllura, në kopshte private.
Kufizimet e rritura gjithashtu nënkuptojnë që tifozët do të ndalohen edhe një herë të jenë të pranishëm në stadiumet e futbollit dhe vendet e tjera sportive.
Dhe teatrot do të duhet të mbyllin dyert e tyre edhe një herë.
Sidoqoftë, “rregulli i gjashtës” do t’i lejojë njerëzit të vazhdojnë takimet në grupe të vogla në parqe, kopshte publike, terrene lojrash ose ambiente sportive në natyrë.