Connect with us

Bota

Greqia nis masat e reja parandaluese – Zëdhënësi i shtetit: Mos i shikoni këto festa si raste për t’u mbledhur

GREQI-Zëdhënësi i shtetit grek Stelion Petas ka lajmëruar për masat që do të jenë në fuqi përgjatë festave në vend. Sipas tij në prag të Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri në vend nuk do të lejohen të mblidhen më shumë se 9 persona nga dy familje. Gjithashtu, ai i ka sugjeruar njerëzit që mos t’i shikojnë këto festa si rast për t’u mbledhur

“Për prag të Krishtlindjeve dhe prag të Vitit të Ri, ne i rekomandojmë të gjithëve që këto festa të mos jenë rast për t’u mbledhur. Në çdo rast, nuk lejohet të mblidhen në shtëpitë e më shumë se 9 personave nga dy familje, ndërsa ndalimi i trafikut do të zbatohet nga ora 10 deri në 5 të mëngjesit. Sa i përket kishave tona, do të ketë një komunikim brenda ditës së Kryeministrit Kyriakos Mitsotakis me Kryepeshkopin z. Jeronim,”-ka thënë zëdhënësi i shtetit Stelios Petsas.

Sakaq, ka hyrë në fuqi dhe masat e reja ku lëvizjet janë të lejuara nga ora 10 deri në t të mëngjesit, ndryshe nga më parë, ku ora e lejuar ishte 9.

Që prej fillimit të pandemisë në Greqi janë shënuar mbi 124,534 persona dhe kanë ndërruar jetë 3,625 pacientë

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *