Connect with us

Aktualitet

Qeveria e cilësoi aksidentale, babai i Klodianit: Ma vranë djalin për herë të dytë! Pensioni? Nuk kam hallin e…

Vrasje për herë të dytë” e quan Qazim Rasha, i ati i 25-vjecerit Klodian Rasha cilësimin nga qeveria të ekzekutimit të të birit si “humbje jete aksidentale”. Një cilësim i tillë u evidentua në vendimin e qeverisë për pensionin ndaj familjes së viktimës, vendim i cili u botua sot në fletoren zyrtare. “Ajo është vrasje me paramendim, nuk ka asnjë lloj alibie” deklaron Qazim Rasha për Abcnews.al. “Nuk kam hallin e pensionit”, thotë ai më tej.

Si e cilësoni vendimin e qeverisë për dhënien e pensionit social?

Ajo është një metodë, një vlerësim që mund të bëhet në një lloj aspekti, por unë nuk kam hallin e pensionit, por hallin e dhimbjes së djalit

Si e gjykoni faktin që në vendimin e qeverisë për dhënien e pensionit, e cilëson ngjarjen si aksidentale?

Ajo nuk është version, ajo është devijim nga gjithçka dhe ajo është një vrasje për së dyti. Vrasje e dytë. Ajo është vrasje me paramendim. Vrasje me paramendim. Vrasje me paramendim. Dhe nuk ka asnjë lloj alibie.

Çdo gjë është e monitoruar. Çdo gjë është e zbardhur, çdo gjë është e vëzhguar, janë gjithçka. Është një rrugicë non stop, mund të jenë 30 kamera që janë në qendër të asaj rrugice. Edhe si do që të jetë puna, vetëm nëse devijohet gjithçka nga linja se nuk ka asnjë lloj kuptimi tjetër.

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *