Bota
“Nuk ka manipulime” – Kolegji Zgjedhor konfirmon Presidentin e 46-të të SHBA-ve! Joe Biden: Koha të kthejmë faqen
SHBA– Kolegji Zgjedhor ka konfirmuar Joe Biden, duke e përcaktuar zyrtarisht President të SHBA-ve. Mediat ndërkomëbtare shkruajnë se votimi i Kolegjit Zgjedhor ka përfunduar duke e shpallur Biden President, por ka mbetur edhe një hap i fundit.
Më 6 janar, Senati dhe Dhoma e Përfaqësuesve do të mblidhen në një sesion të përbashkët të Kongresit për të numëruar zyrtarisht votimin e Kolegjit Zgjedhor. Aleatët e zotit Trump në Dhomën e Përfaqësuesve, të udhëhequr nga kongresmeni Mo Brooks i Alabamës, thonë se ata do ta kontestojnë rezultatin në pesë shtete si: Arizona, Pensilvani, Nevada, Xhorxhia dhe Uiskonsin. Në këto vende, ata ata pretendojnë se janë bërë manipulime që i kushtuan zotit Trump rizgjedhjen.
“Në bazë të Kushtetutës, ne kemi një rol më me peshë sesa Gjykata e Lartë, sesa çdo gjykatës federale, sesa çdo gjykatës i një shteti. Ne marrim vendimin përfundimtar,”– tha Brooks për New York Times.
Nga ana tjetër, Presidenti i zgjedhur Joe Biden e ka komentuar pozitivsht konfirmimin e tij si President të 46-të të SHBA-ve nga Kolegji Zgjedhor. Në një fjalim të mbajtur në Uilmington të shtetit Delauer, Biden tha se tani u kuptua se ka fituar vullneti i popullit. Biden shtoi se demokracia është vënë në provë dhe është kërcënuar, referuar akuzave të shumta të bëra nga Donald Trump për manipulim zgjedhjesh, por Kolegji Zgjedhor ka dalë në përfundimin se nuk ka pasur asgjë të tillë. Referuar përpjekjeve të Trump për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve përmes gjyqeve që janë refuzuar nga gjykatësit në të gjithë spektrin politik, përfshirë Gjykatën e Lartë, Biden tha se sistemi qeverisës i Amerikës mbetet i paprekur.
Zyrtarët e zgjedhjeve në të pesë shtetet, përfshirë republikanët kryesorë në Xhorxhia dhe Arizona, e çertifikuan fitoren e zotit Biden. Ata kanë dalë në përfundimin se nuk ka pasur asnjë mashtrim në numërimin e votave që mund të ketë ndikuar në rezultat. Më pas, mesditën e 20 Janarit, 78-vjeçari Joe Biden pritet të bëjë betimin në shkallët e Kapitolit si presidenti i 46-të i SHBA-ve. Ai do të jetë udhëheqësi amerikan më i vjetër në moshë i zgjedhur ndonjëherë.
Gjithsesi debati mes tij dhe Donald Trump vijon ende. Trump këmbëngul se zgjedhjet u fituan nga Biden me mashtrime. Kalifornia, shteti më i populluar i vendit, i dha zotit Biden 55 votat e saj elektorale, duke bërë që ai të kapërcejë zyrtarisht totalin e 270 votave, të nevojshme për të siguruar Shtëpinë e Bardhë. Bazuar në rezultatet e nëntorit, Biden fitoi gjithsej 306 vota të Kolegjit Zgjedhor kundrejt 232 të Republikanit Donald Trump.
U konfirmua nga Kolegji Zgjedhor, Joe Biden: Demokracia u vu në provë, por qëndroi e fortë!
Presidenti i zgjedhur Joe Biden e ka komentuar pozitivsht konfirmimin e tij si President të 46-të të SHBA-ve nga Kolegji Zgjedhor. Në një fjalim të mbajtur në Uilmington të shtetit Delauer, Biden tha se tani u kuptua se ka fituar vullneti i popullit. Biden shtoi se demokracia është vënë në provë dhe është kërcënuar, referuar akuzave të shumta të bëra nga Donald Trump për manipulim zgjedhjesh, por Kolegji Zgjedhor ka dalë në përfundimin se nuk ka pasur asgjë të tillë. Referuar përpjekjeve të Trump për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve përmes gjyqeve që janë refuzuar nga gjykatësit në të gjithë spektrin politik, përfshirë Gjykatën e Lartë, Biden tha se sistemi qeverisës i Amerikës mbetet i paprekur. “Sundimi i ligjit, Kushtetuta jonë dhe vullneti i popullit fituan. Nëse dikush nuk e dinte më parë, tani ne e dimë. Ajo që rreh thellë në zemrat e popullit amerikan është demokracia… Është e drejta për t’u dëgjuar. Që vota juaj të numërohet. Që ju të zgjidhni udhëheqësit e këtij vendi. Që të qeverisni veten. Në Amerikë, politikanët nuk e marrin pushtetin, është populli që ua jep atyre”, tha ai. “Flaka e demokracisë është ndezur në këtë vend shumë kohë më parë. Dhe tani ne e dimë se asgjë, madje as një pandemi, apo një abuzim i pushtetit, nuk mund ta shuajë atë flake. Kjo ishte një fitore e qartë, si atëherë ashtu edhe tani. Tani është koha për të festuar, jo sulmuar. Do të punoj po aq shumë për ata që nuk më votuan, sa edhe për ata që më votuan,”- tha Biden ndër të tjera.

