Connect with us

Bota

Kreu i OBSH-së: 14% të infektimeve në të gjithë botën janë punonjës shëndetësor

Punonjësit shëndetësor përbejnë 3% të popullsisë, megjithatë nga numri i përgjithshëm i infektimeve nga koronavirusi në të gjithë botën ata përbëjnë 14%.

Këtë konstatim dhe fakt e ka thënë Tedros Gebreyesus, kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, gjatë një konference ditën e djeshme për media në Gjenevë, transmeton Telegrafi.

Pandemia COVID-19 është një kujtesë e punës heroike të punonjësve shëndetësor” ka thënë ai duke vënë në dukje punën e palodhshme të tyre dhe rrezikun që ndërmarrin përditë për të shëruar dhe për ti qëndruar sa më pranë pacientëve dhe njerëzve në nevojë.

Tedros, në deklaratën e tij, tha se një nga shqetësimet kryesore të OBSH-së ka qenë të sigurojë që punonjësit shëndetësorë të kenë qasje në pajisjet mbrojtëse personale në mënyrë që mos të vihet në rrezik jeta e punonjësve shëndetësor ashtu edhe e pacientëve.

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *