Bota
Von der Leyn jep lajmin e mirë për vaksinën anti-Covid: Evropianët e parë do të vaksinohen para vitit 2020
BRUKSEL-Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyn ka folur në lidhje aprovimin e vaksinës anti-Covid për përdorim. Në një postim në Twitter ajo ka shkruar se vendimi i Agjencisë Evropianë të Barnave (EMA) për të mbajtur një komision në lidhje me aprovimin e vaksinës së Pfizer dhe BioNTech para fundvitit është një lajm i mirë. Më tej ajo u shpreh se nëse vaksina aprovohet atëherë vaksinimi i popullsisë do të nis para fundvitit.
“Çdo ditë ka rëndësi, ne punojmë shpejt për të licensuar vaksinat Covid si të sigurta dhe efektive. Unë e mirëpres vendimin e Agjencisë Evropiane të Barnave për të mbajtur një takim dhe diskutim mbi vaksinën Pfizer / BioNTech para Krishtlindjeve. Më shumë gjasa, evropianët e parë do të vaksinohen para fundit të vitit 2020”, tha ajo.
Ndërkohë që deri më tani, vaksina është është miratuar për përdorim edhe në SHBA, Mbretërinë e Bashkuar, Kanada, Kuvajt, Bahrein, Arabi Saudite, Meksikë dhe Singapor.