Connect with us

Bota

Italia të kalojë drejt zonës së kuqe, qëllimi shmangja e valës së 3 të COVID-19

ITALI– Sipas ministrit të shëndetësisë së Italisë Roberto Speranza, vendi duhet të kalojë i gjithi drejt zonës së kuqe të shmangur një valë të tretë të koronavirusit, nga 24 dhjetori deri në 7 janar.

Kreu i delegacionit të PD-së Dario Franceschini ka thënë se “Vetëm rregullat më kufizuese gjatë pushimeve do të jenë në gjendje të shmangin një valë të tretë infeksionesh” duke rënë dakord me qëndrimin e ministrit Speranza.

Mocioni i shumicës në senat është plotësuar, duke angazhuar qeverinë të bëjë një rivlerësim të masave të marra, me referencë të veçantë pikës së dekretit e cila konsiston në ndalimin e qarkullit nëpërmjet qyteteve, në datën 25, 26 dhjetor dhe 1 janar.

Ky është mendimi i ministrit të shëndetësisë, por një vendim i tillë ende nuk është marrë nga qeveria, pritet që diskutimet të bëhen sot.

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *