Bota
Vaksina – Alarmohen amerikanët: Tek disa persona që është injektuar është shfaqur paraliza “Bell”
SHBA– Amerikanët janë të shqetësuar mbi sigurinë e vaksinave antiCovdi, pasi tek 7 persona të cilët kanë marrë vaksinën Pfizer-BioNTech dhe vaksinën e Modernës, kanë shfaqur një sëmundje të quajtur paralizë “Bell”. (Një gjendje që shkakton lodhje të përkohshme ose paralizë të muskujve të fytyrës)
Sipas mediave të huaja, ekspertët kanë thënë se kjo lloj sëmundje është më e zakonshme dhe më pak e rëndë nga sa mendojnë njerëzit. Sakaq, sipas një raporti të klinikës Mayo, paraliza Bell është e njohur si paralizë nervore e fytyrës, e cila mund të ndodh në çdo moshë.
Dr. Anthony Geraci, Drejtori i Northwell Health i Mjekësisë neuromuskulare në Great Neck, New York, ka thënë se të paktën dy pacientë brenda një muaji, vizitojnë zyrën e tij me paralizën Bell, por sipas tij sëmundja shërohet shpejt.
Nëntëdhjetë për qind, e pacientëve që kanë paralizë Bell përjetojnë një dobësi të lehtë, kalimtare të anës së fytyrës e cila zgjidhet plotësisht brenda tre muajsh ose brenda një muaji e gjysmë,“-ka thënë ai.
Ndërkohë, sipas Klinikës Mayo, simptomat e paralizës Bell mund të përfshijnë dobësim të fytyrës, deri në paralizë totale në njërën anë të fytyrës, rënie të fytyrës, dhimbje rreth nofullës ose prapa veshit, ndjeshmëri në rritje ndaj tingullit, dhimbje koke, humbje e shijes dhe ndryshimet në sasinë e lotëve dhe pështymës. Por Geraci thotë se shumica e pacientëve të tij përjetojnë simptoma të lehta.