Connect with us

Aktualitet

Mjeku tregon kur mund të vijë vaksina e Covid-19 në Shqipëri

Vaksinat kundër koronavirusit mund të mos arrijnë te një e katërta e njerëzve në botë, deri në vitin 2022. Një studim i publikuar një ditë më parë në Revistën Mjekësore Britanike tregon se pak më shumë se gjysma e të gjitha dozave të planifikuara, janë blerë tashmë nga vendet me të ardhura të larta, si Shtetet e Bashkuara, Japonia dhe Australia, që do të thotë se një e katërta e popullsisë së botës nuk do të mund të vaksinohen deri në vitin 2022.

Edhe sipas Universitetit “Johns Hopkins” që ishte pjesëmarrës në këtë studim, këto vende të pasura kanë porositur paraprakisht afër 7.5 miliardë doza vaksinash Covid-19, të mjaftueshme për të vaksinuar 3.76 miliardë njerëz.

Shqipëria është pjesë e koalicionit GAVI (Iniciativa Globale e Vaksinave) për marrjen e vaksinës, madje ka nënshkruar edhe kontratën përkatëse. Nga ana tjetër Bashkimi Evropian ka ripërsëritur premtimin se do të ndihmojë Ballkanin Perëndimor me një sasi dozash. Por vetëm dy ditë më parë njëri nga zëdhënësit e BE-së, Eric Mamer tha se “ende nuk ka një kalendar të qartë”.

 

Autoritetet shqiptare janë shprehur optimiste se vaksinat e para mund të fillojnë të bëhen në Shqipëri që në momentin që GAVI nis shpërndarjen e tyre. GAVI ka thënë se do ta nisë shpërndarjen në muajt qershor-korrik 2021.

I ftuar në ‘Wake Up’, mjeku Leonard Solis dhe më tepër detaje rreth vaksinës së Covid-19 dhe shpërndarjes së saj. Ai theksoi se nëse gjithçka shkon mirë, në mars ose prill vaksina vjen edhe në Shqipëri.

“Ka pabarazi të theksuar. Është pandemi, përveç Antarktidës, në të gjitha kontinentet e tjera po gëlon virusi.

Këto vende që janë të pasura, kanë investuar, nuk janë thjesht blerës. Këto vaksina u bënë me një risk jashtëzakonisht të lartë.

Fati i madh i Shqipërisë është se ndodhet në Europë. Ne jemi me fat, kemi Greqinë në krah, Italinë, Gjermaninë.

Do 15 vjet që të prodhohet një vaksinë. Ajo e shytave ka qenë më rekord deri tani, u prodhua për 4 vjet.

Është bërë një investim gjigant, Është bërë një revolucion në mjekësi për vaksinën e Covid-19. Nëse kjo punë do të shkojë mirë, unë nga BE i kam shpresat e plota.

Unë them që nga marsi prill-prilli në varësi të numrit të atyre që do kalojnë në fazën e tretë dhe te ne do të vijë”, u shpreh ai.

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *