Connect with us

Bota

Italia planifikon ndërtimin e 1500 pavionëve për vaksinim në janar

ITALI- 1500 pavione vaksinimi prej druri dhe me lule të vizatuara do të ndërtohen në Itali në janar të vitit 2021.

Lajmin e kanë bërë të ditur mediat e huaja, të cilat thonë se ndërtimi i këtyre pavionëve do të simbolizojnë rigjenerimin dhe fillimin e një etape të re në Itali.

Pavionet do të  vendosen në qendrat dhe sheshet e qyteteve Projektimet për pavionet u bënë publike nga arkitekti Stefano Boeri, i cili do të merret dhe me “ardhjen e tyre në jetë”.

Në një pronuncim për mediat ai tha se arkitektura e tillë e pavioneve është projektuar që të përcjellë qetësi dhe simbolin e rigjenerimit. Më tej ai foli edhe për vaksinimin e popullsisë, të cilen e konsideri si shpëtimin nga ky virus dhe se do të rikthejë të gjithë njerëzit në kontakt me jetën e mëparshme.

“Arkitektura është projektuar në një mënyrë që të përcjellë një simbol të qetësisë dhe rigjenerimit. Vaksinimi do të jetë një akt i përgjegjësisë qytetare, dashurisë për të tjerët dhe rizbulimit të jetës. Nëse ky virus na ka mbyllur në spitale dhe shtëpi, vaksina do të na kthejë në kontakt me jetën dhe natyrën që na rrethon,” ai shtoi.

Qe nga fillimi i pandemisë deri tani në Itali janë regjistruar 1,888,144 persona me Covid, ndërkohë që 66.537 të tjerë kanë humbur jetën.

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *