Pinknews
Reagimi i Dafinës për vogëlushen e Sarës dhe Ledri Vulës ishte më i ëmbli!
Tre ditë më parë, Ledri Vula dhe Sara Hoxha u bënë prindër për herë të parë.
Sara solli në jetë bebushen të cilën e pagëzuan me emrin Poem Blu, e cila ka zbukuruar jetët e tyre.
Në rrjete sociale nuk kanë munguar pozat e para të Poemës, e cila është kthyer në bebushin më të komentuar të showbiz-it.
Komentet e urimit për të voglën ishin të pafundme, ndërsa vëmendjen e tërhoqi edhe komenti i Dafinës.
Siç të gjithë e dimë, Dafina dhe Ledri dikur kanë qenë në një lidhje dashurie, e cila përfundoi shumë kohë më parë.
Megjithatë, ata ruajtën marrëdhënie të mira me njëri-tjetrin dhe sot e kësaj dite vazhdojnë të jetë miq. Madje, Dafina është bërë shoqe e mirë edhe me Sarën, të cilës i ka komentuar në foton e të bijës.
Këngëtarja ka komentuar emojin e një ëngjëlli dhe një zemre të bardhë krahas fotos së Poemës, duke i shprehur publikisht përzemërsinë e saj.
icon/