Connect with us

Aktualitet

Tronditet Berati/ “Autori shkrepi një karikator”, mes lotësh shoku i viktimës zbardh detaje të reja mbi vrasjen e 41-vjeçarit: Mbrëmë ishte tek unë për darkë!

Një ngjare e rëndë ndodhi sot në Kuçovë, ku për motive banale një 44-vjkeçar vrau me armë zjarri një 41-vjeçar.

Mes lotësh, një banor i zonës, mik i viktimës ka treguar detaje të reja rreth krimit. Ngjarja ndodhi mëngjesin e sotëm në oborrin e një lokali në liqenin e fshatit Goraj. Në një prononcim për ‘News24’ i moshuari pohoi se A. Guneli kishte qenë për darkë mbrëmë në shtëpinë e tij, ndërsa theksoi se ai ishte një njeri shumë i mirë.

Mes të tjerash shoku i viktimës tha se nuk ishte në dijeni nëse kishte pasur ndonjë konflikt me autorin e dyshuar të ngjarjes, V. P.

Kërcet arma në Berat/ Vritet me kallashnikov 41-vjeçari, policia zbardh si ndodhi ngjarja e rëndë (DETAJE)
“Kur erdha unë çdo gjë kishte mbaruar. Unë erdha në dashamirësi. Erdha se e kam shok këtë që u vra, Ajetin. Mbrëmë ishte tek unë hëngri bukë. Nuk di gjë për lidhjen e tyre, njihja vetëm Ajetin (Qan) E pata mbrëmë në shtëpi, hëngri bukë me çunat e mi (qan) ishte një njeri shumë i mirë. Kjo që ndodhi, ndodhi.”, tha i moshuari.

Ndërkohë, një tjetër banor i fshatit Goraj tha se kishte dëgjuar që autori kishte shkrepur një karikator në drejtim të 41-vjeçarit. “Më thanë se ishte derdhur një karikator i tërë”, shprehet një tjetër banor i kësaj zone që ndodhet në vendngjarje.

SOT.COM.AL

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *