Connect with us

Aktualitet

Shqiptari i parë që bëri vaksinë e COVID, flet mjeku: S’kam asnjë efekt anësor

Mes personave të parë që kanë bërë vaksinën antiCovid në Amerikë është edhe një shqiptar. Arjet Gega është mjek i sëmundjeve Infektive dhe asistent profesor në shtetin e Connecticut-it.

Për “News24”, ai u shpreh se nuk ka patur asnjë efekt anësor dhe se vaksina anti-covid duket shumë e sigurt.

Po ashtu ai pati dhe një apel për shqiptarët, ku tha se sapo vaksina e COVID të jetë e mundur në Shqipëri, të gjithë duhet ta marrin injeksionin.

 

“Nuk kam patur asnjë efekt anësor, vaksina anti-COVID duket shumë e sigurt. Familjarët e mi nuk e kanë bërë akoma, fëmija jo sepse nuk është aprovuar për fëmijët nën 16-vjeç, ndërsa për bashkëshorten, ajo nuk është pjesë e grupit të parë, kur t’i vijë radha. Pas vaksinës duhen dy javë që të krijohet imuniteti. Unë i trembem COVID dhe tani dhe do i trembem gjithë jetën, nuk është që do shpëtoj nga trauma. Por për imunitet, deri tani kemi të dhëna për deri në 6 muaj, ka antitrupa më shumë se sa një person që e ka kaluar COVID. Gjasat janë që të jetë imunitet afatgjatë, por akoma nuk dihet tamam. Mesazhi im është që sapo vaksinat të jenë gati për popullin shqiptarë, menjëherë të gjithë ta bëjnë menjëherë”, tha ai.

gsh/

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *