Connect with us

Bota

Shkencëtarët amerikanë shqyrtojnë vaksinën e Moderna-s

Të enjten një grup këshilltarësh të jashtëm të Administratës Amerikane të Ushqimit dhe Barnave pritet të rekomandojë dhënien e autorizimit për përdorim emergjent të vaksinës kundër koronavirusit të prodhuar nga kompania Moderna.

Vendimi i grupit ka të ngjarë të merret pas orës 3 pasdite ndërsa të premten pritet autorizimi nga FDA-ja.

Ky është i njëjti grup ekspertësh që javën e kaluar rekomandoi dhënien e autorizimit për vaksinën e Pfizer-it dhe partnerit të saj gjerman BioNTech, duke i hapur rrugë vendimit të FDA-sa një ditë më pas.

Vaksina e Pfizer-it po shpërndahet tashmë në të gjithë vendin. Të hënën në spitalet amerikane filloi një program masiv imunizimi.

Vaksina e Moderna-s është zhvilluar me një teknologji të ngjashme me atë të Pfizer-it duke përdorur acidin ribonukleik, por mund të ruhet në temperatura shumë më pak të ulta sesa vaksina e Pfizer/BioNTech-ut. Kjo e bën atë një opsion më të mirë për zonat e thella e rurale. Të dy vaksinat janë rreth 95 për qind të efektshme në parandalimin e sëmundjes bazuar në provat klinike të fazes së fundit.

Grupi i këshilltarëve të jashtëm të FDA-së ka të ngjarë të diskutojë rreth efekteve anësore të vaksinës së Modernës të ndeshura gjatë provave klinike me 30 mijë pjesëmarrës, të cilat ishin më të shpeshta se ato të raportuara nga Pfizer-i. Ato ishin kryesisht reagime relativisht jetëshkurtra ndaj vaksinimit sesa efekte anësore të rënda.

Ekspertët e kompanisë SVB Leerink thonë se vaksina e Moderna-s duket më pak e tolerueshme sesa ajo e Pfizer/BioNTech-ut, por sipas tyre kjo nuk është mënyra e duhur për të bërë krahasi dhe nuk ka gjasa të pengojë dhënien e autorizimit për vaksinën.

Në një dokument të botuara të martën përpara takimit të së enjtes të grupit të këshiltarëve, stafi i FDA-së tha se nuk ka ndonjë shqetësim serioz në lidhje me sigurinë e vaksinës së Moderna-s. Megjithatë sipas dokumentit nuk mund të përjashtohet ndikimi i vaksinës në krijimin e të ashtuquajturës paraliza Bell, e cila shkakton paralizë të përkohshme të muskujve të fytyrës. Të dhënat tregojnë se gjatë provave klinike me të dy vaksinat u raportuan disa raste të paralizës faciale.

Pfizer dhe BioNTech thanë se incidenca ishte e njëjtë me atë të popullatës së përgjithshme.

Moderna kërkon autorizimin për përdorim të vaksinës tek personat nga 18 vjeç e lart. Kjo mund të shmangë diskutimin e ndezur javën e kaluar mes anëtarëve të grupit nëse kishte të dhëna të mjaftueshme për të autorizuar përdorimin e vaksinës të Pfizer/BioNTech-ut tek adoleshentët e moshës 16 dhe 17 vjeç. Ata votuan përfundimish për të mbështetur vaksinimin e të gjithë atyre nga mosha 16 vjeç e lart.

Shtetet e Bashkuara kanë të ngjarë të furnizohen të parët me vaksinën e Moderna-s, dhe kanë nënshkruar për këtë një marrëveshje për të siguruar deri në 200 milionë doza. SHBA pret të marrë 20 milionë dozat e para këtë muaj. Vaksina e Moderna-s jepet në dy doza me distancë prej 28 ditësh nga njëra tjetra.

Kompania ka nënshkruar marrëveshje mbi vaksinën edhe me Kanadanë, Bashkimin Evropian dhe Mbretërinë e Bashkuar dhe po kalon në procese shqyrtimi nga entet e tyre rregullatore.

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Mbi 700 persona migruan gjatë vetëm një dite në brigjet britanike

Më shumë se 700 migrantë mbërritën në BM në një ditë të vetme pasi kaluan La Manshin, një rekord i ri për vitin deri tani.

Ministria e Brendshme deklaroi se 711 persona udhëtuan me 14 varka, thënë ndryshe një mesatare prej 51 personash për varkë. Totali i përkohshëm i mbërritjeve këtë vit rritet në 8 278.

Kalimet kishin arritur tashmë një rekord të ri për katër muajt e parë të një viti kalendarik dhe shifrat e fundit tregojnë se ato tani janë rritur me 34% krahasuar me vitin 2023, kur u regjistruan 6 192, dhe janë rritur me 19% në total në këtë fazë në 2022.

Vitin e kaluar, 29 437 emigrantë mbërritën në Britaninë e Madhe, 36% më pak nga rekord 45 774 mbërritje në 2022.

Continue Reading

Bota

Ekzekutohen dy ‘kokat e mëdha’ të mafias greke, identifikohen autorët, mes tyre edhe një shqiptar

Policia greke ka publikuar fotot dhe detaje të organizatës kriminale përgjegjëse për vrasjen e bosit të mafias Yiannis Skaftouros në Skourta Boiotia në prill 2022, të ekzekutimin e Vassilis Roubetis dhe dhëndrit të tij, Dionysis Mouzakitis, në Korydallos në qershor 2023 dhe tentativa për vrasje një muaj më vonë në një zonë rurale në Platanodasos Svorono, Pieria, djegia e makinave në parkingun e një karburanti në Aspropyrgos që i përkiste familjes Skaftouros dhe djegia e një magazine industriale ku makineritë e lidhura me prodhimin e duhanit produktet u shkatërruan.

Mes personave që janë pjesë e bandës është dhe 26-vjeçari shqiptar, Xhonatan Pajo.Duke paraqitur rastin në fillim të muajit janar, drejtori i Drejtorisë së Sigurisë së Atikës, gjeneral brigade Ioannis Skouras, kishte thënë se anëtarët e një organizate ndërkombëtare të përfshirë në rastet e vrasjeve, vrasjeve në tentativë dhe në rastet e shpërthimeve dhe zjarrvënieve

 

Continue Reading

Bota

Askush nuk ka dëgjuar për të, por nga ai do të varet fati i njerëzimit

Arthur Mensch, është një i ri për të cilin shumica e njerëzve ndoshta nuk  kanë dëgjuar. Ai mbërriti në qendrën e teknologjisë në Paris muajin e kaluar i veshur me xhinse dhe një kaskë biçiklete. Ai është personi te i cili zyrtarët evropianë po llogarisin për të ndihmuar Kontinentin e Vjetër në betejën e tij të madhe me Shtetet e Bashkuara dhe Kinën përsa I takon inteligjencës artificiale.

Mensch, 31 vjeç është CEO dhe themeluesi i ‘Mistral’, të cilin shumë e konsiderojnë si një nga sfiduesit më premtues të OpenAI dhe Google.

Kompania e tij erdhi në vëmendjen e botës vetëm një vit pasi ai e themeloi në Paris me dy miq të kolegjit. Ndërsa Evropa përpiqet të çimentojë pozicionin e saj në revolucionin teknologjik dhe inteligjencën artificiale,  autoritetet franceze e kanë veçuar ‘Mistral’ si shpresën e tyre më të mirë.

Inteligjenca artificiale do të përfshihet në ekonominë globale gjatë dekadës së ardhshme, dhe politikëbërësit dhe udhëheqësit e biznesit në Evropë kanë frikë se rritje dhe konkurrueshmëria do të shkaktojnë vuajtje nëse rajoni nuk ecën me këtë hap. Por pas shqetësimeve të tyre qëndron besimi se inteligjenca artificiale nuk duhet të dominohet nga gjigantët e teknologjisë si Microsoft dhe Google, të cilët mund të formojnë standarde globale në kundërshtim me kulturën dhe politikën e vendeve të tjera.

Mensch tha se “nuk ishte e sigurt nëse duhej t’u besohej” gjigantëve të teknologjisë amerikane për të vendosur rregullat bazë për një teknologji të re të fuqishme që do të prekë miliona jetë njerëzish.

“Ne nuk mund të kemi varësi strategjike.” Kjo është arsyeja pse ne duam të jemi kampionë të Evropës”, ​​tha I riu francez.

Evropa ka luftuar për të prodhuar kompani të rëndësishme teknologjike në dekadat e fundit. Ndërsa Shtetet e Bashkuara sollën Google, Meta dhe Amazon, Kina prodhoi Alibaba, Huawei dhe BiteDance, që zotëron TikTok, kurse ekonomia dixhitale e Evropës nuk ka arritur të përputhet me to, sipas një raporti të Komisionit Francez për Inteligjencën Artificiale.

Teknologjia gjeneruese e inteligjencës artificiale të Mistral u mundëson bizneseve të fuqizojnë chatbots, veçoritë e kërkimit dhe produkte të tjera të drejtuara nga Inteligjenca Artificiale. Kjo kompani befasoi shumë njerëz duke ndërtuar një model që konkurron me teknologjinë e zhvilluar në OpenAI.

Franca i jep mbështetje të plotë “Mistral”. Presidenti Emmanuel Macron e quajti kompaninë një shembull të “gjeniut francez” dhe priti Mensch për darkë në Pallatin Elysee.

Mbështetja e autoriteteve franceze është një shenjë e rëndësisë në rritje të inteligjencës artificiale. Shtetet e Bashkuara, Franca, Britania, Kina, Arabia Saudite dhe shumë vende të tjera po përpiqen të forcojnë aftësitë e tyre të brendshme në një garë teknologjike që prek tregtinë dhe politikën e jashtme, si dhe zinxhirët e furnizimit global

“Mistral” doli si konkurrenti më i fortë evropian në garën globale. Megjithatë, shumë pyesin nëse kompania mund të vazhdojë me konkurrentët e mëdhenj amerikanë dhe kinezë dhe të zhvillojë një model të qëndrueshëm biznesi.

OpenAI ka mbledhur 13 miliardë dollarë dhe Mistral ka mbledhur afërsisht 500 milionë euro, ose 540 milionë dollarë, deri më tani dhe po bën “disa milionë” në të ardhura të përsëritura, tha Mensch.

Mistral pajtohet që softueri i AI duhet të jetë me burim të hapur, që do të thotë se kodi i programimit duhet të jetë i disponueshëm për këdo për ta kopjuar, modifikuar ose ripërdorur. Mbështetësit thonë se lejimi i studiuesve të tjerë për të parë kodin do t’i bëjë sistemet më të sigurta dhe do të nxisë rritjen ekonomike.

OpenAI dhe Anthropic, në të kundërt, i mbajnë platformat e tyre të mbyllura. Burimi i hapur është i rrezikshëm, argumentojnë ata, sepse ka potencialin për t’u përdorur për qëllime të liga, si përhapja e dezinformatave – apo edhe krijimi i armëve shkatërruese të fuqizuara nga inteligjenca artificiale.

Nga ana tjetër, Mensch thotë se rreziku më i madh i inteligjencës artificiale është se ajo do të revolucionarizojë vendin e punës, duke eliminuar disa vende pune ndërsa do të krijojë të reja që do të kërkojnë rikualifikim.

“Po vjen më shpejt se në revolucionet e mëparshme.” Jo pas 10 vitesh, por, le të themi, në dy”, thekson Menš.

Mensch, i cili u rrit në një familje shkencëtarësh, tha se ai ishte i magjepsur nga kompjuterët që në moshë të re, duke mësuar të programonte kur ishte 11 vjeç. Ai luajti videolojëra me entuziazëm deri në moshën 15-vjeçare, kur vendosi se mund të “bënte gjëra më të mira me kohën e tij”. Pas diplomimit në dy universitete elitare franceze, ai u bë një studiues akademik në vitin 2020 në Qendrën Kombëtare Franceze për Kërkime Shkencore prestigjioze. Por ai shpejt iu drejtua DeepMind, laboratori i inteligjencës artificiale i blerë nga Google, për të mësuar rreth industrisë dhe për t’u bërë një sipërmarrës.

Një kërcënim më i menjëhershëm, tha ai, është se gjigantët e inteligjencës artificiale të Amerikës paraqesin për kulturat në mbarë botën.

“Këto modele prodhojnë përmbajtje dhe formësojnë kuptimin tonë kulturor për botën.” Dhe siç rezulton, vlerat e Francës dhe vlerat e Shteteve të Bashkuara ndryshojnë në mënyra delikate, por të rëndësishme”, thekson ai.

Me ndikimin në rritje, Mensch ka rritur thirrjet e tij për rregullim më të lehtë, duke paralajmëruar se kufizimet do të dëmtojnë inovacionin. Vjeshtën e kaluar, Franca loboi me sukses në Bruksel për të kufizuar rregullimin e sistemeve të AI me burim të hapur në Ligjin e ri të AI të Bashkimit Evropian, një fitore që ndihmon Mistral të mbajë ritmin e tij të shpejtë të zhvillimit.

Continue Reading

Bota

Çmimi i naftës më i ulti në 7 javë, shtohen rezervat amerikane

    

Çmimet e naftës ranë me rreth 2% të mërkurën, niveli më i ulët në shtatë javët e fundit. Analistët besojnë se rënia është ndikuar nga një rritje befasuese e rezervave amerikane të naftës së papërpunuar, shpresat për armëpushim në Lindjen e Mesme dhe vazhdimi i inflacionit në Shtetet e Bashkuara, çka po frenon uljen e normave të interesit dhe kërkesës për naftë.

Deri në publikimin e lajmit, tregu Brent, që shihet si pikë referimi për çmimet globale të naftës, shënoi një rënie prej 1.6% ose 84.94 dollarë për fuçi. Çmimi i një fuçie naftë në tregun WTI, që ka të bëjë me çmimet e naftës bruto në Shtetet e Bashkuara, ra me 1.7% ose 80.54 dollarë për fuçi.

Shifrat e mëngjesit të së mërkurës tregojë se dy tregjet hënuan rënien më të madhe që nga 13 marsi, duke bërë që Brent dhe WTI të jenë pranë territorit të mbishitjes për herë të parë që nga dhjetori i vitit 2023.

Agjencia amerikane për energjinë (EIA) tha se firmat energjetike rritën rezervat e naftës së papërpunuar me 7.3 milionë fuçi gjatë javës që përfundoi më 26 prill.

Ndërkohë janë shtuar pritshmëritë për arritjen e një marrëveshje armëpushimi mes Izraelit dhe Hamasit pas një shtytje të udhëhequr nga Egjipti për të ringjallur negociatat e ngecura edhe pse kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu është zotuar të vazhdojë sulmin në Rafah.

“Tregu i naftës së papërpunuar po ndikohet nga shpresat e vazhdueshme për një armëpushim”, tha analisti Ole Hansen me Bankën Saxo. “Përveç kësaj, inflacioni në SHBA ka ulur më tej pritjet për uljen e normave”.

Rezerva Federale pritet që të mos e ulë normën bazë të interesit që ka qenë që nga korriku i vitit 2023 mes intervaleve 5.25% dhe 5.50%. Banka Qendrore filloi rritjen e interesit në mars të vitit 2022 për të luftuar inflacionin në rritje. Norma më të ulëta interesi do të reduktonin kostot e huamarrjes çka do të nxiste rritjen ekonomike dhe kërkesat për naftë./VOA

Continue Reading

Bota

Frikë nga gjykata e Hagës/ Gjykata Ndërkombëtare Penale po përgatit një urdhër arresti për Netanyahun

Qeveria izraelite e shikon Hagën me shqetësim. Aty ndodhet selia e Gjykatës Ndërkombëtare Penale (ICC), e cila thuhet se po përgatit një urdhër arresti ndërkombëtar për Benjamin Netanyahu, ministrin e Mbrojtjes, Yoav Gallad dhe Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Izraelit, Herzi Halevi këtë javë.

Lidhur me këtë mundësi, ka deklarata të kryeministrit izraelit tashmë javën e kaluar.

Nën udhëheqjen e tij, tha ai, Izraeli nuk do të pranojë kurrë asnjë përpjekje nga ICC për të minuar “të drejtën e tij për vetëmbrojtje ” .

Ndjekjet e individëve

Por le të shohim se çfarë lloj ndjekjesh mund të fillojë Gjykata nën kompetencat e saj.

Në parim kundër individëve që dyshohen se kanë kryer një nga 4 krimet bazë në ushtrimin e pushtetit, gjenocid, krime të rënda lufte, krime kundër njerëzimit ose luftë agresive.

Në fakt, GJNP-ja filloi hetimet nga viti 2021 për autorë të mundshëm në Izrael dhe gjithashtu për luftëtarët e Hamasit me të njëjtat akuza.

Po ashtu janë duke u zhvilluar hetime për aktet e dhunës të kryera nga kolonët izraelitë në Bregun Perëndimor.

Gjithçka filloi më 7 tetor, kur krahu i armatosur i Hamasit vrau 1200 njerëz dhe rrëmbeu mbi 240 pengje në Rripin e Gazës.

Hamasi është përfshirë në shumë shtete perëndimore në mesin e organizatave terroriste. Në Rripin e Gazës mbi 34,000 palestinezë janë vrarë në operacionet ushtarake izraelite si hakmarrje. Sigurisht, verifikimi i numrave nuk është i mundur.

Në parim, GJNP-ja mund të ndërmarrë veprime vetëm nëse shtetet nuk janë në gjendje ose nuk dëshirojnë të ndjekin penalisht krimet e lartpërmendura në nivel kombëtar.

Për momentin konsiderohet e pamundur që gjykatat izraelite të nisin procedime penale kundër kreut të qeverisë, ministrave të tij apo udhëheqjes së ushtrisë, jo vetëm për shkak të luftës në vazhdim.

Një kusht tjetër është që ose shteti i origjinës së autorit të dyshuar duhet të njohë gjykatën, gjë që Izraeli nuk e njeh, ose vendin në të cilin janë kryer krimet e supozuara.

A do të ketë pasoja për kryeministrin izraelit?

Një urdhër-arresti, natyrisht, nuk është një vendim, por një tregues se GJPN-ja i merr mjaft seriozisht akuzat kundër një të dyshuari për t’i hetuar ato.

Sipas faqes së saj të internetit, GJNP lëshon një urdhër arresti vetëm nëse gjyqtarët e gjykojnë të nevojshme që personi në fjalë të paraqitet në gjyq.

Kjo sepse është e nevojshme për procedurat e GJNP-së. Arsye të tjera mund të jenë se gjyqtarët kanë frikë se i pandehuri mund të pengojë procesin ose të kryejë krime të tjera.

Por meqenëse GJPN-ja nuk ka forcë policore të saj për të arrestuar të dyshuarit, ka shumë pak gjasa që anëtarët e qeverisë izraelite të gjykohen në Hagë.

Por një urdhër arresti do të kufizonte ndjeshëm lirinë e lëvizjes së Netanyahut dhe ministrave ndërkombëtarisht, nëse ata gjithashtu kërkohen.

Kjo për shkak se të 124 partnerët e traktatit të GJNP-së janë të detyruar të arrestojnë personat e kërkuar në territorin e tyre dhe t’i dorëzojnë ata në Gjykatë.

Kjo është edhe arsyeja pse presidenti rus nuk merr pjesë në takimet ndërkombëtare pasi Gjykata lëshoi ​​një urdhër arresti për rrëmbimin e fëmijëve nga Ukraina në Rusi. Ai preferon të udhëtojë në vende që nuk e njohin juridiksionin e GJNP-së.

Hetimet e ICC-së nuk duhet të ngatërrohen me akuzat për gjenocid që janë formuluar nga shtete të caktuara kundër shtetit të Izraelit.

Ekziston një apel në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, ndër të tjera nga Afrika e Jugut për shumë të vdekur nga lufta në Rripin e Gazës.

ICC është gjithashtu me seli në Hagë, por nuk heton individë apo nuk lëshon urdhër-arreste.

Ajo ka juridiksion ekskluziv mbi mosmarrëveshjet ndërmjet shteteve. Në fund të janarit, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë njohu “kërcënimin e gjenocidit në Rripin e Gazës”.

Megjithatë, kërkesa urgjente e Afrikës së Jugut për një ndërprerje të të gjitha armiqësive nga Izraeli nuk u pranua. Pas këtij vendimi fillestar, procesi i gjenocidit në ICC tani ka gjasa të vazhdojë për muaj apo edhe vite.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING