Connect with us

Aktualitet

Atentati te ‘Don Bosko’, merren në pyetje daja dhe vëllai i viktimës: S’dimë gjë!

TIRANË – Policia ka marrë në pyetje sot Edmond Crrojin, dajën e 35-vjeçarit Erion Çela që u ekzekutua në një atentat me breshëri kallashnikovi dy ditë më parë në zonën e ‘Don Boskos’ në Tiranë, ndërkohë që është pyetur edhe vëllai i viktimës, Blerim Çela.

Të dy ata kanë deklaruar se nuk kanë konflikte me njeri dhe nuk ia kanë idenë se kush janë autorët, megjithatë kjo deklaratë nuk i ka bindur hetuesit, të cilët kanë dyshime se konflikti mes palëve ka nisur për shkak të pazareve të prishura të drogës. Policia po ekzaminon edhe automjetin e Crrojit dhe banesat e të plagosurve, por nuk janë gjetur sende të kundraligjshme që mund të vihen në funksion të hetimit.

Në kuadër të hetimeve, Policia e Shtetit ka sekuestruar sot mbi 100 kamera sigurie nga zona e Don Boskos, ku u vra me armë zjarri Erion (Adriatik) Çela dhe u plagosën katër persona të tjerë. Këto kamera po këqyren nga ana e ekspertëve kriminalistikë, me qëllim zbardhjen e itinerarit nga ka lëvizur makina e autorëve para dhe pas krimit, që tronditi kryeqytetin.

Gjithashtu, mësohet se po kontrollohen edhe serviset e varrezat e makinave, pasi ka dyshime që makina e krimit të jetë çuar për pjesë këmbimi. Policia ka ushtruar kontroll në banesën e të plagosurit Edmond Crroj, që është daja i viktimës, si dhe i ka sekuestruar atij telefonat, për shkak të problemeve që ai ka pasur në Itali. Pista kryesore në lidhje me ngjarjen që tronditi kryeqytetin ka të bëjë me atë të larjes së hesapeve që lidhen me trafikimin e lëndëve narkotike.

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *