Connect with us

Kronike

Digjet një banesë në Vlorë, humb jetën një 55-vjeçar

Një 55-vjeçar ka humbur jetën në Vlorë për shkak se banesa ku ai jetonte u përfshi nga flakët.

Ngjarja u regjistrua rreth orës 6:20 në lagjen ‘Rilindja’, ndërsa 55-vjeçari me inicialet Gj.B jetonte i vetëm dhe vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Fatkeqësisht ai nuk mundi t’i shpëtonte flakëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen  dhe përcaktimin e shkakut të zjarrit

Kronike

‘Do kisha bërtitur në mes të lokalit…’/ Dëshmia e plotë e kunatës së Alma Arrazit

Valentina Arrazi, kunata e të ndjerës Alma Arrazi, është paraqitur në prokurorinë e Shkodrës në orën 09:55 minuta.

Ajo është thirrur sërish nga prokurori Ledion Tema për të dëshmuar mbi takimin e fundit me Alma Arrazin dhe 3 fëmijët e saj, pasi ishte e fundit që i pa gjallë.

Korrespodenti i Top Channel në Shkodër, Klodian Zhivani ka zbardhur dëshminë e saj.

“Dolëm për të pirë një kafe së bashku me Almën dhe fëmijët tanë tek një lokal në pedonalen e Molos në hyrje të qytetit të Shkodrës. Unë e kam dashur shumë Almën edhe ajo mua e po ashtu edhe fëmijët kanë shkuar shumë mirë ndaj edhe dolëm si zakonisht me njëra-tjetrën. Rrugës përpara se të mbërrinim unë u ndala në një market për të blerë diçka dhe Alma më priti jashtë. Kur dola Alma më tregoi se Erdgysi, kishte kaluar me makinë së bashku me të dashurën e tij dhe se i kishte parë.

Unë nuk e kam parë Erdgysin sepse isha në market por Alma më tha se kishte kaluar. Kemi vijuar rrugën dhe u ulëm në kafe. Fëmijët po luanin dhe me Almën biseduam pak për marrëdhënien e saj me Erdgysin. Më pas vijuam edhe me biseda të tjera dhe rreth orës 20:10 ikëm nga aty.

Alma më tha më përpara se do të vinte ta merrte i vëllai me taksi dhe se do shkonte tek familja e saj në Durrës derisa të sqaroheshin me bashkëshortin e saj. Më tregoi se Erdgysi ishte në dijeni se do ikte dhe u ndamë”.

Para një muaji Alma kishte qenë tek familja e saj në Durrës për shkak të debateve që mund të kenë pasur. Pavarësisht situatës, Alma i ka kërkuar Edgysit që të shkonte e ta merrte dhe se ia kishte falur faktin që ishte njohur me një vajzë tjetër me Shpresën se ai do ta linte atë për të vijuar me familjen e tij. Erdgysi ka shkuar dhe e ka marrë duke qenë se ajo e kishte kërkuar. Fakti që ishte larguar edhe para një muaji tek familja nuk më bëri të dyshoj për atë gjë aq të rëndë që Alma bëri. Unë po ta dija se Alma do mbytej bashkë me fëmijët do kisha bërtitur në mes të lokalit dhe nuk do ta kisha lënë kurrë por nuk e dija sepse thjeshtë më tha se do e merrte i vëllai”.

“Pasi Alma u largua unë nxora telefonin dhe lajmërova bashkëshortin tim se nuk kisha internet dhe se do ikja për në shtëpi. Pasi i thashë se isha pa internet, vijova rrugën deri në shtëpi”.

“Unë i thashë bashkëshortit kur ika në shtëpi se Alma do shkonte tek familja e saj në Durrës. E mori vesh edhe Erdgysi se do shkonte në Durrës. Pas afro dy orësh kemi komunikuar me motrën e Almës dhe ajo na tha se nuk kishte shkuar atje. Kjo na bëri të dyshojmë dhe e gjithë familja jonë dolëm me makina duke kërkuar kudo në rrugët e qytetit nëse mund të gjendej diku Alma, por nuk e gjetëm askund. Kemi kërkuara e pyetur shumë edhe të nesërmen më 3 maj por askush nuk na konfirmoi asgjë derisa Erdgysi shkoi në polici dhe bëri denoncimin për humbjen e saj dhe të tre fëmijëve”.

Prokuroria dyshon në vërtetësinë e dëshmisë se dhënë herën e parë nga kunata prandaj është thirrur për herë të dytë. Valentina Arrazi, u paraqit në prokurori e shoqëruar nga familjaret e familjes Arrazi.

E gjithë shoqëria shqiptare u trondit disa javë më parë, pasi Alma Arrazi së bashku me tre fëmijët e saj të mitur u mbytën në lumin Buna.

Për këtë ngjarje është arrestuar bashkëshorti Erdgys Arrazi, i akuzuar se shtyu drejt vetëvrasjes Almën, pasi ai kishte një lidhje jashtëmartesore me një 17-vjeçare.

Continue Reading

Kronike

Vra*u nënën një ditë më parë, 62-vjeçari dëshmon para hetuesve: Kam vra*rë 2 mijë veta, s’më beson njeri

“Kam vrarë 2 mijë vetë s’më beson njeri, vrava nënën time dhe ma besuan”, kështu është shprehur para hetuesve 62-vjeçari Arsen Dani i cili një ditë më parë masakroi me thikë për vdekje nënën e tij Gjylije Dani, brenda apartamentit ku jetonin ne lagjen “Besëlidhja” të qytetit te Lezhës.

62-vjeçari ka shfaqur probleme të theksuara të shëndetit mendor, ndërsa po mbahet në dhomat e paraburgimit të komisariatit të Lezhës.

 

Lajmi ne perditesim…

Continue Reading

Kronike

Vrasja e policit në Fier, vijojnë kërkimet për autorin, u largua drejt Apolonisë, 12 të shoqëruar

FIER– Autori i vrasjes së policit Novruz Cenalia në Fier është ende në arrati. Pasi qëlloi me një plumb në kokë efektivin që po shkonte të merrte shërbimin, 23-vjeçari Asllan Mernica u largua nga vendi i ngjarjes.

Burime bëjnë me dije se kontrollet gjatë natës janë përqendruar në zonën Sulaj, Havaleas dhe Apoloni. Policia ka dyshime se pasi braktisi makinën pranë vendit të vrasjes në fshatin Baltëz, autori është larguar me këmbë drejt fshatit Havaleas dhe më pas në Apoloni.

Deri më tani janë shoqëruar në polici 12 persona për ngjarjen, familjarë të autorit të cilët janë marrë në pyetje nëse kanë dijeni për vendndodhjen e 23-vjeçarit. Policia ofron 30 mijë euro shpërblim për çdo informacion të vlefshëm që do të çojë në kapjen e autorit, ndërsa autoritetet i kanë bërë thirrje të vetëdorëzohet.

Lajm ne përditësim…

Continue Reading

Kronike

Artan Hoxha rrëfen detaje mbi vrasjen e efektivit të Forcave Shqiponja në Fier

Artan Hoxha dha disa detaje të reja për ngjarjen e DJESHME që tronditi vendin, ku mbeti i vdekur efektivi i forcave “Shqiponja”, Novruz Cenalia.

28-vjeçari u vra me armë në mes të ditës në fshatin Baltëz të Fierit, nga 23-vjeçari Azgan Mernic,  dyshohet për një konflikt të çastit.

Gazetari tregon se babai i tij është polic dhe e ka marrë lajmin për vdekjen e Novruzit në sallë operative. Ai gjithashtu tregon se vite më parë, kur punonte në Komisariatin e Hasit, ai ka vrarë një person tjetër për vetëmbrojtje.

“Në sallë operative ka qenë babai i vet, është polic. Informacioni paraprak është dhënë në sallë operative, imagjinoni çfarë kaosi është krijuar.

Babai i vetë ka qenë polic i Komisariatit të Hasit dhe për vetëmbrojtje ka vrarë një person në Has. Vazhdonte të ishte në radarët e policisë. Për t’i ikur asaj hasmërie ka zbritur në atë fshat. Pista e parë shkova te kjo, por Mernica janë të dëgjuar në Fier dhe mosha e tij është i ri”, tregon Hoxha.

Continue Reading

Kronike

Policia rrethon autorin që vrau policin dhe i sekuestron makinën, 23-vjeçari i armatosur

Azgan Mernica, djali që vrau policin është rrethuar në zonën e Apollonisë dhe po presin të bjerë nata që të ndërhyjnë, pasi është i armatosur, teksa është sekuestruar makina e tij.

Sipas infomacioneve paraprake, kërkimet janë përqëndruar në zonën e Apollonisë, ku dyshohet se autori është fshehur bashkë me armën

Një ngjarje e rëndë ka tronditur këtë të hënë fshatin Baltëz të Fierit, pasi një 28-vjeçar, punonjës i forcave “Shqiponja”, u vra me armë zjarri nga një 23-vjeçar.

Autori Azgan Mernica u arratis menjëherë pas krimit të rëndë, ndërsa policia vijon krehjen e zonës për gjetjen e tij dhe vënien në pranga.

Nga informacionet e para, policia po heton në disa pista, por mendohet se krimi ka ndodhur pas një konflikti të çastit mes autorit dhe viktimës, Nevrus Cenalia.

Dyshohet se sherri ka nisur për kalimin e një rruge të ngushtë në fshatin Baltëz, ku jetonte viktima, ndërsa autori i cili jetonte në fshatin pranë, Sulaj, kalonte shpesh.

Policia ka vënë në dispozicion 30 mijë euro për këdo që ka informacion për vendndodhjen e autorit, ndërsa hetimet vijojnë për të zbardhur shkaqet e plota, si dhe për të zbuluar nëse mes tyre ka pasur një konflikt të mëparshëm.

Forcat RENEA dhe ato të Ndërhyrjes së Shpejtë po vazhdojnë operacionin për arrestimin e autorit të vrasjes së efektivit të policisë në Fier, Azgan Mernica.

Në kuadër të hetimeve për të zbardhur për vrasjen e efektivit të Shqiponjave, Novruz Cenalia, është ngritur një grup i posaçëm hetimor.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING