Connect with us

Aktualitet

3 milionë € kokainë/ Shqiptari po transportonte sasinë rekord të drogës, sapo policia iu vu pas…

Policia italiane ka arrestuar një shqiptar pas një aksioni anti-drogë. Gjatë operacionit janë sekuestruar 21.5 kg kokainë e pastër, e cila sipas autoriteteve italiane kishte destinacion tregje të ndryshme të shitjes ilegale në territorin italian.

Pasi vunë re një makinë të dyshimtë, karabinierët iu vunë pas. Shqiptari doli me kujdes nga makina dhe iu afrua një automjeti tjetër të parkuar, duke hapur bagazhin dhe duke nxjerrë një pako.

Më pas ai u largua me makinën e tij, por u bllokua nga ndalimi i Guardia di Finanza. Në vend që të ndalonte, ai nxitoi dhe iku, duke hedhur pako nga dritarja.

Kokaina ishte e ndarë në 20 qese dhe fshehur në një valixhe që u gjet në bagazhin e një automjeti.

Nëse do të dilte në treg, kokaina do të kapte vlerën e rreth tre milionë eurove. Kjo sasi e kokainës së sekuestruar konsiderohet si më e madhja gjatë viteve të fundit në rajonin Marche.

Aktualitet

Dërgimi i trupave në Ukrainë/ Shpërthen Macron: Nëse Rusia shkon më larg do detyrohemi…

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, e përsëriti të enjten se nuk e përjashton mundësinë e dërgimit të trupave në Ukrainë, duke shtuar se kjo çështje do të bëhej “legjitime”, nëse Rusia depërton përtej vijave ukrainase të frontit dhe nëse Kievi e bën një kërkesë të tillë.

Ai i bëri këto deklarata në një intervistë për Economist, që u publikua më 2 maj.

Ekonomist tha se Macron e dha këtë intervistë, pasi e mbajti një fjalim javën e kaluar, kur deklaroi se Evropa është “e vdekshme” dhe “mund të vdesë”, pjesërisht për shkak të kërcënimit që paraqet agresioni rus, pasi Moska e nisi pushtimin e paprovokuar të Ukrainës në shkurt 2022.

“Nuk e hedh poshtë asnjë mundësi, sepse ne po përballemi me dikë i cili nuk e hedh poshtë asnjë mundësi”, tha Macron kur u pyet nëse ende u qëndron komenteve që i bëri në fillim të këtij viti, kur tha se nuk e përjashton mundësinë që Perëndimi të dërgojë trupa në Ukrainë.

Disa analistë besojnë se Rusia mund të jetë buzë fillimit të një ofensive të re shumë të madhe në Ukrainë.

Macroni tha se “nëse Rusia vendos të shkojë më larg, ne do të detyrohemi, në çdo rast, t’ia bëjmë vetes këtë pyetje” për dërgimin e trupave në Ukrainë. Ai e përshkroi një lëvizje të tillë si “paralajmërim strategjik për homologët e mi”.

Ai e përshkroi Rusinë si një “fuqi e destabilizimit rajonal” dhe si “kërcënim për sigurinë e evropianëve”.

“E kam një synim të qartë strategjik: Rusia nuk mund të fitojë në Ukrainë”, theksoi Macron.

“Nuk do të ketë siguri në Evropë, nëse Rusia fiton në Ukrainë. Kush mund të pretendojë se Rusia do të ndalet aty? Çfarë sigurie do të ketë për vendet e tjera fqinje, Moldavinë, Rumaninë, Poloninë, Lituaninë dhe të tjerët?” pyeti ai./ REL

Continue Reading

Aktualitet

U përplas teksa po kalonte rrugën, 70-vjeçarja shqiptare në Itali ndërron jetë pas dy ditësh në spital

Një 70-vjeçare shqiptare e cila ishte përplasur nga makina para dy ditësh në qendër të Kremones ka ndërruar jetë në spital.

Gjendja e saj, e cila menjëherë pas aksidentit nuk dukej kritike për jetën, u përkeqësua për shkak të një hemorragjie në tru. Ndonëse iu nënshtrua një operacioni, ajo nuk mundi të mbijetonte.

Viktima po kalonte Corso Cavour rreth orës 10 të mëngjesit, kur ajo u godit nga makina. Sipas policisë e moshuara shqiptare u përplas në një vendkalim për këmbësorë.

Continue Reading

Aktualitet

E rëndë/ Ra në gropën e ashensorit, humb jetën 57-vjecari në Tiranë

Ditën e sotme, një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë, ku një 57-vjeçar ka rënë në gropën e ashensorit të një pallati dhe si pasojë ka humbur jetën.

Policia bën me dije se rreth orës 12:50 në rrugën “Aleksandër Moisiu” shtetasi I. I., 57-vjeç, dyshohet se, duke qenë në gjendje të dehur, ka rënë në gropën e ashensorit të një pallati.

Sakaq, grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

“Më datë 02.05.2024, rreth orës 12:50, në rrugën “Aleksandër Moisiu”, shtetasi I. I., 57-vjeç, dyshohet se, duke qenë në gjendje të dehur, ka rënë në gropën e ashensorit të një pallati dhe si pasojë e dëmtimeve të marra ka humbur jetën”.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Continue Reading

Aktualitet

I dehur në rrugë, vjedh një furgon dhe largohet! Arrestohet 51-vjeçari në Vlorë

Menjëherë pas kallëzimit të një shtetasi, se i kishin vjedhur automjetin e parkuar në lagjen “Kushtrimi”, shërbimet e Policisë Rrugore të DVP Vlorë dhe të Komisariatit të Policisë Vlorë kanë organizuar punën dhe janë vënë në ndjekje të autorit të dyshuar.

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe procedurale, u identifikua dhe u arrestua disa minuta pas vjedhjes së automjetit, autori i dyshuar, shtetasi D. R., 51 vjeç, banues në Vlorë, me precedent të mëparshëm penal për vjedhje. Nga verifikimet rezultoi se ky shtetas po e drejtonte automjetin e vjedhur, në gjendje të dehur dhe pa leje drejtimi.

Automjeti furgon tip “Benz”, i dyshuar i vjedhur nga shtetasi D. R., u sekuestrua në cilësinë e materiale.

Continue Reading

Aktualitet

U konfliktua me djalin, nëna pi medikamente dhe përfundon në spital

Policia e Tiranës, ka vënë në pranga shtetasin Henri Breçani, 19-vjeç, pasi është konfliktuar me nënën e tij, e cila më pas ka konsumuar disa medikamente, duke tentuar t’i japë fund jetës.

Gruaja me profesion farmaciste, ndodhet ne gjendje kritike për jetën ne repartin e toksikologjisë.

Gjatë shoqërmit, Henri Breçani, ka kundërshtuar me forcë dhe ka goditur për shkak të detyrës punonjësit e policisë.

Sipas hetimeve Breçani, dyshohet se është përdorues i lëndëve narkotike.

Ai i ka kërkuar para, nenës së tij dhe ky dyshohet të jetë shkaku i konfliktit mes tyre.

Policia është njoftuar nga QSUT, pasi nëna e 19-vjeçarit është dërguar në spital nga të afërm të saj.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING