Connect with us

Kosova

Agresioni në veri/ Gërvalla: Serbia po sillet si një mini Rusi

Në një deklaratë për mediat në Shqipëri, Gërvalla tha se nga ndërkombëtarët duhet të merren masa një agresion i tillë nga ana e Serbisë të mos ndodhë më.

Gërvalla: Gjermania është një ndër shtyllat kryesore të mbështetjes së Kosovës. SHBA, Gjermania, Mbretëria e Bashkuar janë të shqetësuar për ngjarjet në veri të Kosovës, ku jemi ballafaquar me një agresion të qartë. Të merren të gjitha masat e nevojshme që një gjë e tillë mos të përsëritet jo vetëm në Kosovë, por në asnjë vend sepse Serbia sillet si një mini Rusi e vogël. Prioritet kryesor i institucioneve të Kosovës këto ditë është siguria. Ne duhet të sigurohemi që armatimi që kemi gjetur është armatim për më shumë se 400 persona. Ne kemi gjetur armë edhe në ditët në vijim, prandaj është e rëndësishme siguria. Sesi do të vazhdojë procesi i negociatave, varet nga reagimi i bashkësisë ndërkombëtare. Nëse ata e lanë Serbinë të kalojë pa konsekuenca nga një sulm armiqësor ne e shohim të pamundur vazhdimin e bisedimeve. Duhet të ketë prioritet siguria, po them që procesi i dialogut nuk duhet të jetë sa për të bërë foto, por për sukses.

Kosova

Osmani takohet sot me nënsekretaren amerikane të Shtetit, ja marrëveshja që pritet të nënshkruhet

Presidentja e Kosovës,  Vjosa Osmani ditën e sotme do ta presë nënsekretaren amerikane të Shtetit, Elizabeth Allen në një takim në Presidencë. Mësohet se gjatë këtij takimi do të nënshkruhet një marrëveshje mirëkuptimi ndërmjet Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Republikës së Kosovës, kundër manipulimit të informacionit nga shtetet e huaja.

Sipas njoftimit takimi do të nisë në orën 09:00 ndërsa më tej bëhet me dije se pas nënshkrimit të marrëveshjes Osmani dhe Allen do dalin në deklaratë për mediat.

“Në orën 09:00, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani pret në takim Nënsekretaren e SHBA-ve për Diplomacinë Publike, Elizabeth Allen. Mediat do të marrin pamje në fillim të takimit, ndërkaq më pas edhe në nënshkrimin e marrëveshjes së mirëkuptimit ndërmjet Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Republikës së Kosovës, kundër manipulimit të informacionit nga shtetet e huaja. Pas nënshkrimit të marrëveshjes, Presidentja Osmani dhe Nënsekretarja Allen do të deklarohen për media”, thuhet në njoftim.

Continue Reading

Kosova

Si kofini pas të vjelit, Isa Mustafa ‘trimëri’ pas luftës, akuzon Kurtin

Për ish-kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafa, propozimi i Qeverisë së Kosovës për të dërguar një draft-statut të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe – që nuk është i dakorduar paraprakisht në procesin e dialogut – në Gjykatë Kushtetuese për shqyrtim përveç se është “paradoksal është edhe joserioz”.

Mustafa theksoi se Gjermania, Franca e Italia po kërkojnë nga Qeveria e Kosovës që në Kushtetuese ta dërgojë draft-statutin e Asociacionit që është derivat i Marrëveshjes së Brukselit dhe e Ohrit (e dakorduar më 27 shkurt dhe me 18 mars), i cili në vlerësimin e tij është “një autonomi politike territoriale”.

Mustafa ndër të tjera argumentoi se në Kushtetuese mund të përcillen vetëm dokumente të aprovuara paraprakisht nga Qeveria, e cila fillimisht duhet të jetë e derivuar “nga një pajtim i palëve në proces të dialogut”.

Ndërsa persa i përket transformimit të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, nga kundërshtuesi më i madh, te i pari që propozon të dërgojë draft-statut për Asociacion në Kushtetuese, sipas Mustafës flet “qartë për karakterin mashtrues dhe të rrezikshëm të qeverisë”.

“LVV e ka kundërshtuar me dhunë ta paparë ‘Zajednicën’ dhe tani po e ofron autonominë serbe si Zajednicë (Bashkësi serbe) flet qartë për karakterin mashtrues dhe të rrezikshëm të qeverisë e cila iu është shitur qytetarëve si qeveri e shpresës” – potencoi ish kryeministri Mustafa.

Continue Reading

Kosova

Vuçiç gjen armiqtë e jashtëm të Serbisë dhe tregon qëllimet e tyre

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçic, duke folur për propozimin për rezolutë për gjenocidin në Srebrenicë, ka deklaruar se ajo ka katër qëllime. Sipas presidentit serb, një nga qëllimet është shfuqizimi i etnitetit të Republikës Serbe në BeH.

“Qëllimi i parë i rezolutës për gjenocidin në Srebrenicë është shfuqizimi i RS, sipas dy rishikimeve të aktgjykimit për përgjegjësinë e Republikës së Serbisë, dhe i treti është që dikush të marrë ca para nga Serbia dhe ta padisë për Kompensimi për dëmet e luftës, i katërti është barra shtesë për Serbinë dhe vendosja e gjithçkaje mbi supet e saj, por qëllimi i tyre nuk është të ndërtojnë marrëdhënie më të ngushta, por dëshira për të shkatërruar çdo lloj proteste kundër tyre”- pohoi Vuçic I cili nuk nguroi ti gjente kundërshtarë të Serbisë në Uashington, Berlin dhe Londër.

Gjithashtu ai nuk e ka fshehur pesimizmin se do të miratohet rezoluta për gjenocidin në Srebrenicë.

“Për shtatë ditë përfundon seanca e OKB-së, dhe ata do të fitojnë formalisht, por nuk do t’ju them se për sa vota, por di te them se kemi luftuar”, përfundoi presidenti serb.

Continue Reading

Kosova

Vuçiç dërgon ushtrinë në kufi me Kosovën, ja qëllimi sipas analistit ushtarak nga Beogradi

Aleksandër Radiç, analist ushtarak nga Beogradi, ka folur për praninë e shtuar të NATO-s në Ballkan, ndikimin rus dhe njohjen e heshtur të Kosovës nga ana e Serbisë.

Sipas Radiç, NATO-s i kushton rëndësi të madhe ruajtjes së stabilitetit në territorin e ish-Jugosllavisë, sepse vlerëson se ekziston rreziku i një krize sigurie.

“Forcat e NATO-s në krahun lindor janë forcuar si një masë parandaluese, teksa njësi janë vendosur për të penguar Rusinë nga përpjekjet për të zgjeruar praninë e saj në pellgun e Detit të Zi” – deklaroi Radiç duke shtuar se nuk pritet per momentin që të ndodhë diçka, sepse është dërguar një mesazh i qartë se nuk do të lejohet.

“Ndikimi më i rëndësishëm në dinamikën e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Bosnje-Hercegovinës është politika e Vuçiqit, e cila zhvillohet në dy pista – në njërën, mbahen marrëdhënie të mira me Moskën, dhe në anën tjetër, pelqen bankomatin e Bashkimit Europian”

Analisti ushtarak tha gjithashtu se edhe kërcënimet e Vuçiqit janë vetëm mashtrim ndaj popullit serb dhe Serbisë.

“Beogradi ka kaluar në nivel propagandistik dhe problemi i vërtetë është se si të bëhet opinioni publik serb të pranojë politikën e Vuçiqit për njohjen e fshehtë të pavarësisë së Kosovës” – potencoi Aleksandër Radiç.

Continue Reading

Kosova

Vuçiç qau fshehurazi te Macron për ndalimin e Porfirije

Sipas doktor professor Enver Bytyçi, ambasadorët e SHBA-së, Britanisë së Madhe, Gjermanisë, Francës dhe Italisë, kanë kritikuar qeverinë e Kosovës pse kjo e fundit nuk lejoi para pak ditësh kryepeshkopin e Serbisë, Porferije, të hynte në territorin e saj.

“E sigurt është se presidenti i Serbisë është ankuar te presidenti Macron për këtë fakt, edhe pse të gjitha këto ambasada e dinë arsyen pse Proferije nuk u lejua në Kosovë. Sepse Patriarkana e Pejës nuk ekziston, ajo është transferuar nga Peja në Serbi para shumë shekujsh. Sepse kjo Patriarkanë ishte dhe mbetet shpikje e Serbisë. Ajo as nuk ishte krijuar në Pejë, por në një fshat afër Kragujevcit, diku në Serbinë e sotme qendrore. Si e tillë, Kisha Ortodokse e Serbisë dëshiron të rikthehet në territorin e Kosovës, pra në Pejë, ndërkohë që është një institucion fetar me qendër në Beograd” – theksoi Bytyçi duke shtuar se “Kreu i Kishës Ortodokse të Serbisë dëshiron të vijë në Kosovë e të thotë se “Kosova është djepi i shpirtit serb”, pra se në Kosovë, praktikisht në Pejë, paska lindur Krishti i serbëve, shën Sava! Këtë të vërtetë ai e pohoi pas kthimit mbrapsht në Beograd kur u zotua se “Serbia do të kthehet në Kosovë”

Sipas deklaratës së ambasadave të QUINT-it, moslejimi i kryepeshkopit të Serbisë të hyjë në Kosovë “është në kundërshtim me Pakon e Ahtisaarit dhe me obligimet për dialogun”.

“Pakoja e Ahtisaarit ka parashikuar njohjen e Kosovës nga ana e Serbisë dhe sjelljen e Kosovës ndaj Beogradit e kushtëzon me njohjen. Kurse ambasadorët që “e duan Kosovën aq shumë”, i kundërvihen vetëm Kosovës dhe i kujtojnë asaj detyrimet e Pakos së Ahtisaarit, ndërkohë që me Serbinë nuk kanë as vullnet, as dëshirë të sillen me të njëjtin kut. Për këtë arsye ka zhgënjim të madh jo vetëm te qytetarët” – deklaroi Bytyçi

Continue Reading
Advertisement

TRENDING