Connect with us

Kronike

Aksident i rëndë në Berat, makina përplas për vdekje 75 vjeçarin (EMRI)

Një aksident me vdekje ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Berat. Mësohet se në Moravë një makinë ka përplasur për vdekje të një moshuar Asqeri Agalliu. Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit, ndërkohë që drejtuesi i mjetit është shoqëruar në polici për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë:

Berat/Informacion paraprak Rreth orës 21:15, në vendin e quajtur “Stan”, Moravë, një automjet që drejtohej nga shtetasi G.Z, ka aksidentuar shtetasin A.A., 75 vjeç, këmbësor. 75-vjeçari pasi u transportua në Spital, humbi jetën. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe vijon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Kronike

U la në burg për vrasjen e çiftit në Dropull, avokati i Mastoras kërkon masë më të lehtë sigurie

Avokati i 59-vjeçarit Thoma Mastora, autorit të dyshuar të vrasjes së çiftit Ilia në Dropull, ka folur për mediat pas vendimit “burg pa afat” të caktuar nga Gjykata këtë të mërkurë. Avokati Jorgo Kasapi ka kërkuar masë më të lehtë sigurie për klientin e tij, ndërsa ka hedhur poshtë pretendimet që u raportuan më herët se Mastora është i sëmurë mendor. Ai pretendon se Mastora nuk ka lidhje me ngjarjen, por nga hetimet e policisë janë gjetur prova që e implikojnë këtë të fundit në rastin në fjalë.

Si ndodhi vrasja e çiftit Ilia

Ngjarja e rëndë dyshohet të ketë ndodhur pasditen e 30 prillit. Policia tha në deklaratën e tyre se shkaqet e vrasjes kanë qenë për motive të dobëta dhe konflikte të mëparshme mes autorit dhe viktimave. Kleoniqi Alia, 88-vjeç, kishte disa kohë që ankohej te të afërmit e saj se 69-vjeçari i shqetësonte me praninë e tij. Sipas policisë të moshuarit u gjetën me shenja plage të shkaktuara nga mjet i fortë prerës në kokë dhe në trup. Burime policore pohojnë se arma e krimit është një sëpatë e vogël. Drejtuesit e Komisariatit të Gjirokastrës thanë po ashtu në deklaratën e tyre se Thoma Mastora njihej si një njeri problematik në fshat. Ai ishte dënuar më herët për vjedhje. Për sqarimin e ngjarjes dhe identifikimin e autorëve u shoqëruan dhe pyetën për rrethanat e hetimit 35 persona.

Continue Reading

Kronike

Vrau çiftin e të moshuarve në Dropull, burg për autorin e dyshuar Thoma Mastora

DROPULL- 

Vendimi i Plotë:

Gjykata e Shkalles se Parë e Juridiksionit te Pergjithshem Gjirokaster sot ne date 08.05.2023, ora 15.00 versoi kerkesën e Prokurorise Girokastër me objekt vleftesim arresti dhe caktim mase sigurimi personal per personin nën hetim: Thoma Mastora.

Gjykata e Shkallës se Parë e Juridiksionit te Pergjithshem Gjirokaster vendosi: 1. Vleresimin e ligjshem te dalimit te personit nen hetim Th. M., i dyshuar per kryerjen e vepres penale “Vrasje në rethana të cilsuara” dhe ” Mbajtje pa leje dhe prodhimi i armève shpërthyese dhe municioneve” parashikuar nga neni 79dh dhe 278/3 Kodit Penal.

2. Caktimin ndaj personit nën hetim Thoma Mastora, te mases së sigurimit “Arrest ne burg” parashikuar nga neni 238 te Kodit te Procedures Penale. 3. Ngarkohet Prokuroria pranë Gjykates se Shkallës së Partë te Juridiksionit te Pergjithshem Gjirokaster ne bashkepunim me policine gigisore per ekzekutimin e kêtij vendimi. 4. Kunder ketij vendimi mund te behet ankim ne Gjykatën e Apelit te Juridiksionit te Pergjithshem, brenda 5 (pese) diteve, duke filluar ky afat nga e nesermja e shpalljes se ketij Vendimi.

Continue Reading

Kronike

Grabiti një shumë të konsiderueshme parash nga dy pacientë në spital, arrestohet 30-vjeçari

Një 30-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Dibër, nën akuzën e grabitjes. Në pranga ka rënë shtetasi me iniciale B.M, i cili sipas njoftimit të policisë ka grabitur dy celularë dhe një shumë të konsiderueshme parash nga dy pacientë në spitalin rajonal të Dibrës.

‘Shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër, sapo janë njoftuar se në një dhomë në spitalin rajonal të Dibrës, 2 pacientëve dhe shoqërueses së njërit prej tyre, iu ishin vjedhur një shumë parash dhe 2 celularët, kanë organizuar punën për të identifikuar dhe arrestuar autorin.Si rezultat, u kap dhe u vu në pranga, për veprën penale “Vjedhja”, autori i dyshuar i këtij rasti, shtetasi B. M., 30 vjeç, banues në Peshkopi’, thuhet ndër të tjera në njoftimin e policisë.

Materialet proceduriale i janë kaluar tashmë Prokurorisë në Dibër.

Continue Reading

Kronike

Kush është 44-vjeçari shqiptar që u ekzekutua në Belgjikë teksa po pinte kafe! Historia e gjakmarrjes mes dy fiseve

Personi që shihni në foto është Agustin Kaza 44-vjeç, të cilit iu bë atentat disa ditë më parë në Belgjikë, ndërsa ditën e djeshme ndërroi jetë.

Pas rreth një jave në koma, shqiptari 44-vjeçar ka humbur betejën me jetën duke mbyllur sytë përgjithmonë.

44-vjeçari ishte duke pirë kafe te në një lokal i njohur si “kafeneja e shqiptarëve”, me emrin “te Xhoni”, ku një person e qëlloi me 4 plumba. Kaza mori një plumb në kokë dhe tre në gjoks, që rezultuan edhe fatale.

Policia po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje si dhe për identifikimin dhe arrestimin e autorit, teksa deri më tani janë shoqëruar 14 persona që dyshohet se mund të kenë dijeni me ngjarjen.

Mediat e huaja bëjnë me dije se dyshohet se ngjarja ka ndodhur për motive hakmarrje, pasi vëllai i Agustin Kazës, Martin Kaza akuzohet për vrasjen e dy vëllezërve Gjini.

Si nisi hakmarrja mes fisit Kaza dhe Gjini

Më datë 7 Janar të vitit 1994 qyteti i Rrëshenit u trondit nga vrasja e Shefit të Krimeve, Ndue Kaza. Ai dyshohet se u qëllua me armë zjarri në mes të qytetit nga Dod Gjini dhe Augustin Gjini, të cilët pas ngjarjes u arratisën.

Në vitin 1997, shtetasi Martin Kaza ka vrarë për hakmarrje në qytetin e Laçit, vëllezërit Dod Gjini dhe Augustin Gjini, të cilët kanë qenë autorët e dyshuar të vrasjes se vëllait të tij në vitin 1994.

Martin Kaza është dënuar për vrasjen me 22 vite burg për veprat penale  ”Vrasja me paramendim, e kryer në bashkëpunim” si dhe “Armëmbajtje pa leje”.

Kaza u arrestua në Londër, ndërsa në vitin 2017 u ekstradua dhe vijon të kryej dënimin në Shqipëri.

Edhe pse Martin Kaza ndodhet në burg, kjo nuk e ka ndalur gjakun mes fiseve. Edhe pas kaq vitesh, ku shënjestra e fundit ishte Agustin Kaza.

Ai ishte duke pirë një kafe, kur një person i maskuar ju afrua dhe e qëlloi me 4 plumba.

Continue Reading

Kronike

E rëndë në Itali: Nuk pranonte të largohej nga shtëpia, shqiptari i vë flakën vetes në sy të gruas

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Milano të Italisë, ku një 47-vjeçar shqiptar i ka vënë flakën vetes duke u djegur me benzinë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:30 në Riçione, ndërsa e gjithë skena ka ndodhur në sy të gruas.

47-vjeçari, i cili ka pësuar 70% të djegies në trup, ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Shqiptari punon si kamerier dhe është i martuar me një shtetase rumune, ndërsa ai kundërshtonte vendimin për dëbimin e tij nga shtëpia ku u detyrua që të flinte në bodrumin e pallatit.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING