Connect with us

Kronike

Aksidenti i tretë i ndodhur brenda ditës në Lezhë, makina përplas këmbësoren

Një aksident raportohet se ka ndodhur mesditën e sotme. Sipas informacioneve një furgon i linjës Lezhë-Torovicë ka përplasur një këmbësore, e cila ka qenë duke kaluar nga njëra anë e rrugës të tjetra.

Gruaja u dërgua në spitalin e Lezhës nga ku mësohet se ka marrë fraktura në trup. Policia vijon punën për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

Dy aksidente të tjera janë raportuar më herët gjatë ditës së sotme në Lezhë ku u përfshinë dy makina dhe një kamper, dhe dy vajza mbetën të plagosura dhe një tjetër u shënua në afërsi të Knallës. Një makinë përplasi një të ri me motor dhe më pas drejtuesi është larguar nga vendi i ngjarjes.

Advertisement

TRENDING