Connect with us

Aktualitet

Andi Bushati debat me Salianjin: I majtë jam, por dua dhe homoseksualë në parti

Julian Zyla i tha deputetit Ervin Salianji se ai përfaqësonte një parti që ka vetëm dy kandidate gra për zgjedhjet e 14 maji.

E ndërkohë që deputeti i Partisë Demokratike tha se në politik nuk mund të ketë ndarje burrë e grua pasi janë të barabartë, analisti Andi Bushati i tha se ai vetë, edhe pse ka  pikëpamje të majta, do që në partitë politike të jenë të përfaqësuar edhe komuniteti LGBTQI.

Julian Zyla: Në një emision të drejtuar nga një zonjë fillove të imitoje gratë. Përfaqëson një koalicion politik që më duket se ka vetëm dy kandidate gra.

Eshtë një forcë politike që u thotë grave ne u marrim për të moderuar fushatën, por për udhëheqjen politike janë më të zotët burrat.

Andi Bushati: Unë jam i majtë, por dua dhe homoseksualë në parti.

Ervin Saliajni: Në politikë, nuk ka burrë e grua, këtu jemi të barabartë.

Advertisement

TRENDING