Kronike
‘Armandi më kërkoi të fikja dritat…’/ Kamerat kapin momentin kur Shakaj fut trupin e mikut në makinë
“Armand Shakaj, më kërkoi të fikja dritat. Më tha se do të nxirrte një frigorifer. Nuk kam asnjë dijeni për fatin e Eglant Kocit. E njoh, sepse punoj si kamerier në lokalin e Artmandit”, kështu e nisi rrëfimin e tij në gjykatën e Tiranës, Enea Zyferin, ndaj të cilit u caktua masa e arrestit me burg për akuzën e përkrahjes së autorit të krimit, lidhur me zhdukjen e 34-vjeçarit Koci më 4 qershor në Tiranë.