Connect with us

Bota

AstraZeneca do të përdorë vaksinën Sputnik V në provat klinike

Kompania farmaceutike nga Britania e Madhe, AstraZeneca njoftoi se do të përdorë vaksinën kundër koronavirusit, Sputnik V, që është prodhuar nga Rusia. Kjo kompani tha se vaksina ruse do të përdoret në provat e mëtejme klinike.

Provat klinike thanë se do të nisin në fund të këtij viti.

“Sot njoftojmë se do të nisim një program të provës klinike, për të vlerësuar sigurinë dhe imunitetin që prodhon kombinimi i AZD1222, të zhvilluar nga AstraZeneca dhe Universiteti i Oxford-it dhe vaksina Sputnik V, që është prodhuar nga Instituti rus për hulumtime, Gamaleya”, tha kompania farmaceutike AstraZeneca, në një njoftim për media.

Kirill Dmitriev, kreu i Fondit për Investimeve Direkte, që do të financojë këto studime, tha se Rusia është e përkushtuar për prodhimin e një vaksine, që do të dilte përmes kombinimit të vaksinës me kompaninë AstraZeneca. Ai tha se prodhimi i kësaj vaksine do të nisë, pasi provat klinike të dëshmojnë për efikasitetin e vaksinës.

Shkencëtarët rusë kanë sugjeruar se kombinimi i vaksinës së AstraZenecës dhe Sputnik V do të rrisë efikasitetin.

Në muajin nëntor, AstraZeneca njoftoi se nga provat klinike, ka dalë se vaksina e prodhuar në bashkëpunim me Universitetin e Oxford-it mund të ketë efikasitet deri në 90 për qind për ta luftuar koronavirusin e ri. Por, ekspertët ngritën shqetësimet e tyre lidhur me këtë shifër, pasi nga të dhënat e publikuara nga kompania britanike, në disa grupe njerëzish, gjatë provave për vaksinën, kjo e fundit kishte qenë efektive vetëm 62 për qind.

Ndërkaq, Mbretëria e Bashkuar është bërë vendi i parë në botë që ka nisur administrimin e vaksinës së kompanive Pfizer dhe BioNTech kundër koronavirusit. Grupet e para që po marrin këtë vaksinë janë të moshuarit dhe punëtorët shëndetësorë.

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Tronditëse/ Sulmohet nga dy qen pitbullë, vdes fëmija 15 muajsh

Një fëmijë 15 muajsh ka vdekur si pasojë e një sulmi nga dy qen pitbullë në Salereno të Italisë. Sipas raportimeve dy qentë ishin në pronësi të shoqes së nënës së fëmijës të cilët e kanë sulmuar teksa ai ishte në Kopshtin e shtëpisë.

Nëna ka tentuar të ndërhyjë, por edhe ajo është sulmuar. Megjithatë, nëna e viktimës është jashtë rrezikut për jetën. Gjithashtu mjekët e ndihmës së shpejtë ndërhynë në vend dhe nuk mundën të bënin asgjë tjetër përveçse të konfirmonin vdekjen e fëmijës. ndësa hetimet po vazhdojnë për zbardhjen e dinamikës së ngjarjes.

Continue Reading

Bota

Tensionet në Lindjen e Mesme/ Presidenti i Iranit kërcënon Izraelin: Nuk do të mbetet asgjë nga regjimi sionist nëse…

Një sulm izraelit në territorin iranian mund të ndryshojë rrënjësisht dinamikën e marrëdhënieve mes vendeve në rajon dhe të rezultojë që të mos mbetet asgjë nga “regjimi sionist”, citohet të ketë thënë presidenti iranian Ebrahim Raisi të martën nga agjencia e lajmeve IRNA.

Raisi filloi një vizitë treditore në Pakistan të hënën dhe është zotuar të rrisë tregtinë midis vendeve fqinje në 10 miliardë dollarë në vit.

Të premten, shpërthime u dëgjuan mbi qytetin iranian të Isfahanit në atë që burimet thanë se ishte një sulm izraelit , por Teherani e hodhi poshtë incidentin dhe tha se nuk kishte plane për hakmarrje.

Irani lëshoi ​​një breshëri raketash dhe dronësh në Izrael më 13 prill në atë që tha se ishte hakmarrje për sulmin e dyshuar vdekjeprurës të Izraelit në kompleksin e konsullatës së tij në Damask më 1 prill, por pothuajse të gjithë u rrëzuan.

Continue Reading

Bota

Skandal në burgun më të madh, rritet numri i gardianeve që bëjnë seks me të burgosurit

Burgu më i madh i Britanisë që hapi dyert në vitin 2017 u konsiderua si një model ku u shpenzuan 212 milionë paund për rehabilitimin e kriminelëve. Por vetëm 7 vite më vonë HMP Berwyn në Uellsin e Veriut ka fituar një reputacion shumë të ndryshëm, si epiqendra e një skandali seksual që përfshin Shërbimin e Burgjeve. Vitin e kaluar doli se jo më pak se 18 gra që punonin në super-burgun e kategorisë C për meshkuj të rritur, me një kapacitet prej 2100 personash, ishin shkarkuar ose dhanë dorëheqjen pasi kishin thyer rregullat për marrëdhëniet me të burgosurit.

Një nga rastet është ajo e oficeres në provë Ayshea Gunn, e cila shkëmbeu më shumë se 1200 telefonata, duke përfshirë thirrje me video, me të burgosurin Khuram Razaq. Madje, ajo futi kontrabandë në qelinë e tij një palë kapëse, të fshehura në sytjena. Gjithashu një kolege e saj oficerja Emily Watson kreu një akt seksual me një të burgosur në qelinë e tij, ditën e Krishtlindjes. Ka pasur një rritje alarmante në numrin e oficereve femra nga e gjithë Shërbimi i Burgut HM të shpallur fajtore për lidhje të paligjshme me të burgosurit.

Muajin e kaluar dy punonjëse femra të burgut u paraqitën në Gjykatën e Bolton Crown, të akuzuara për marrëdhënie të njëkohshme me të njëjtin të burgosur. Aleesha Bates, 30 vjeç dhe Jodie Wilkes, 27 vjeç shkëmbyen mijëra mesazhe me një të burgosur në një trekëndësh dashurie të paligjshme në HMP Buckley Hall, Rochdale.

Oficerja e burgut Bates ishte e para që filloi një marrëdhënie me një të burgosur për vepra të trafikut të drogës. Ajo ishte aq e magjepsur sa filloi të shkëmbente mesazhe me të dhe t’i dërgonte foto zhveshur. Madje planifikonte që pasi ai të lirohej të kishin një marrëdhënie së bashku. Marrëdhënia e dytë, me punonjësen e ndihmës operative Wilkes, doli në dritë në vitin 2020 kur në qelinë e të burgosurit u gjet një telefon kontrabandë që përmbante dhjetëra mesazhe.

Të dyja gratë pranuan sjellje të pahijshme në një zyrë publike, ku Bates u dënua me dy vjet e tetë muaj burg dhe Ëilkes u dënua me 12 muaj, e pezulluar për dy vjet. Në tre vitet deri në mars 2023, 31 punonjëse femra të burgut që punonin në burgjet e meshkujve u pushuan nga puna, duke përfshirë një që lindi fëmijën e të dashurit të saj të burgosur dhe një tjetër që kishte numrin e qelisë së tij tatuazh në kofshë.

Kjo është një rritje prej më shumë se 50 për qind ndaj 19 grave të pushuara nga puna në periudhën e mëparshme katërvjeçare dhe kjo shifër nuk përfshin incidentet e regjistruara në burgjet private, të drejtuara nga kompani si G4S, Serco dhe Sodexo. Pesë burra që punonin në burgjet e meshkujve dhe një ose dy gra që punonin në burgjet e grave, u pushuan nga puna për marrëdhënie të papërshtatshme gjatë së njëjtës periudhë.

Continue Reading

Bota

Erdogan hedh poshtë raportimet: Nuk ka asnjë shenjë se Hamasi mund të zhvendoset nga Katari

Presidenti turk thotë se nuk mendon se grupi palestinez Hamas do të largohet nga Katari, ku janë vendosur disa nga liderët e tij politikë.

Rexhep Tajip Erdogan, i cili i bëri komentet para gazetarëve ndërsa kthehej nga një vizitë në Irak, tha se nuk kishte dëgjuar asnjë shenjë se Katari dëshironte që grupi t’i jepte fund pranisë së byrosë së tij politike në Doha.

“Ajo që është e rëndësishme nuk është se ku janë udhëheqësit e Hamasit, por situata në Gaza,” tha Erdogan.

“Sinqeriteti që ata, pra Katari dhe Hamasi kanë mes tyre, qëndrimi i tyre ndaj tyre, ka qenë gjithmonë si një anëtar i familjes. Në periudhën e ardhshme, absolutisht nuk mendoj se është e mundur që ata të ndryshojnë këtë qasje”, tha Erdogan.

 

 

Presidenti turk u pyet për këtë çështje pasi disa raportime mediatike sugjeruan se Hamasi mund të largohej nga vendi i Gjirit, por Majed al-Ansari, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Katarit, tha sot nuk ka asnjë arsye për t’i dhënë fund pranisë së zyrës së Hamasit.

Continue Reading

Bota

Dhjetë të vdekur si pasojë e përplasjes së dy helikopterëve ushtarakë

Dy helikopterë ushtarakë u përplasën në ajër dhe u rrëzuan si pasojë gjatë kryerjes së stërvitjeve të martën në Malajzi, duke i lënë të vdekur të gjithë 10 njerëzit në bord, njoftoi marina malajziane.

Helikopterët po bënin ushtrime në një bazë të marinës në veri të vendit gjatë përgatitjeve për festën e 90-vjetorit të marinës kur u përplasën, tha marina në një komunikatë për media.

“Vdekja e të gjitha viktimave u konfirmua në vendin e ngjarjes”, tha ajo, duke shtuar mbetjet mortore të tyre janë dërguar në spital për t’u identifikuar.

Shtatë pjesëtarë të ekuipazhit ndodheshin në helikopterin AW139, i cili shërben për operacione detare, njoftoi marina.

Ky helikopter është prodhim i AgustaWestland, filialit të kontraktuesit italian të mbrojtjes, Leonardo.

Tre pjesëtarë të tjerë të ekuipazhit ndodheshin në helikopterin e lehtë, Fennec, i cili është prodhim i Airbusit evropian.

Media vendore raportuan se AW139 u rrëzua pranë një kompleksi sportiv në bazën e marinës, derisa Fennec ra në një pishinë aty pranë.

Marina malajziane tha se do ta nisë një hetim për ta mësuar shkaktarin e aksidentit.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING