Politike
Balla në sulm ndaj demokratëve: Sali Berishën nuk e njohim si përfaqësues të protestës
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla në një deklaratë për mediat ka dhënë arsyet pse mazhoranca nuk ka pranuar kërkesën e demokratëve për një mocion me debat në Kuvend.
Sipas tij, Partia Socialiste nuk e njeh Partinë Demokratike si përfaqësuese të protestës, ndërsa kërkesa e paraqitur nga opozita është konsideruar e ndërtuar mbi pretendime që nuk e përfaqësojnë këtë lëvizje qytetare.
“Nuk e njohim partinë e PD si parti përfaqësuese të protestës. Kushdo qofshin organizatorët, meqë kanë pasdite radhën e tyre për të folur në përgjigjen edhe nëse partia e PD ka mandat apo jo. Sapo nga protestuesit të mbërrijë në kuvend një kërkesë me shkrim do t’u përgjigjem. PD kërkonte në emër të protestuesve, 1, 2, 3, 4 gjëra, kështu ishte ndërtuar kërkesa për mocion me debat”, tha ai.
Deklarata e Ballës vjen në një klimë të tensionuar politike mes mazhorancës dhe opozitës, ku çështja e protestave dhe mënyra e përfaqësimit të tyre në Kuvend ka qenë një nga pikat kryesore të debatit parlamentar.
Gjithashtu kreu i grupit parlamentar socialist e sfidoi PD-në të sjellë mocion mosbesimi për qeverinë dhe të sjellë kandidatin e saj për kryeministër.
“Nuk kërkohet me mocion me debat, kërkohet me mocion mosbesimi. Mblidhni 28 deputetë, sillni kërkesën për mocion mosbesimi, me ndryshimet kushtetuese të vitit 2008, duhet të sjellësh edhe kandidatin për kryeministër, e sillni dot Saliun si kandidat për kryeministër. Mblidhni 28 firma, zgjidhni edhe kandidatin po keni këllqe, edhe hajde ta marrim në shqyrtim. Por s’mund të ngatërrosh, të kërkosh mocion me debat, të kërkosh dorëheqjen e qeverisë, është nen tjetër”, tha Balla.
Balla: Nuk ka asnjë dyshim se Dritan Goxhaj punon për regjimin Iranian
Taulant Balla në deklaratën për mediat tha se nuk ka asnjë dyshim se Dritan Goxhaj punon për regjimin iranian
“Nuk ka asnjë dyshim që Dritan Goxhaj punon për regjimin iranian. Nuk arrestoj askënd. Arrestimet në demokraci i bën prokuroria. Një person që e quan presidentin amerikan terrorist, që i quan SHBA-të terroriste, mbron Iranin dhe sulmon SHBA, është një person që ka lidhje me agjenturën iraniane”, tha Balla.
Balla: PD s’mund të flasë për protestën, e kundërshtoi që ditën e parë! Kufizimi i mandateve vjen nga vota e popullit
Taulant Balla tha se PD s’mund të flasë për protestat në Tiranë kur në ditët e para ishte kundër saj.
“Kjo parti, të paktën për këtë protetë është e vetmja që sduhet të flasë. Ditën e parë, të dytë dhe të tretë kanë qenë kundër, kanë thënë që e bën Edi Rama dhe tjetra, që është më e rëndë, kjo parit është një parti që një zot e di si ka përfunduar në këtë derexhe që u thotë protestuesve mos ia përmendni emrin kryetarit tonë dhe dërgon njerëzit në protestë. Nuk e qas Sali Berishën si përfaqësues të protestës”, tha Balla.
I pyetur pse pranon të bëjë reformat me PD, shefi i grupit parlamentar socialist tha se s’mund ta zgjedhësh kundërshtarin, edhe pse është kundër dëshirës së tij marrëveshja me Berishën.
“Pse pranoni të bëni reforma? Në demokraci, ti nuk e zgjedh dot kundërshtarin. S’do të doja kurrë që me një non grata të bëja marrëveshje. Mos harroni asnjëherë që je i detyruar në demokraci, ta njohësh dhe ta pranosh”, tha Balla.
Sa për kërkesën për kufizimin e mandateve të kryeministrit, tha se kjo mund të vijë veçse nga vota e popullit.
“Në asnjë republikë parlamentare s’ka kufizim mandatesh. Në rastin e tyre, kufizimin e mandateve ta bën vetëm vota e popullit, jo mandati kushtetues. Thuajini mos u lodhni kot”, tha Balla.
Protestat/ Balla-opozitës: Sillni mocion mosbesimi për qeverinë, por a e sillni dot Berishën si kandidat për kryeministër?

Kreu i grupit të PS, Taulant Balla i bëri thirrje opozitës që të kërkojnë mocion mosbesimi, pas mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve ku nuk u arrit dakordësia për debat për kërkesat e protestuesve. Balla i tha se opozitës të mbledhë 23 firma për mocionin e mosbesimit për qeverinë, por i pyeti nëse e sjellin dot Sali Berishën si kandidat për kryeministër.
“Jam serioz për ata që janë në shesh. Tha ne emër të protestuesve, partia e Berishës kërkoi dorëheqjen e qeverisë. Ishte pika e parë, dhe i kam thënë ju keni marrë përsipër të sillni në Kuvend kërkesën e protestuesve sipas jush, që ju paskan mandatuar, nuk kërkohet me mocion me debat, kërkohet me mocion mosbesimi. Mblidhni 28 deputetë, sillni kërkesën për mocion mosbesimi, me ndryshimet kushtetuese të vitit 2008, duhet të sjellësh edhe kandidatin për kryeministër, e sillni dot Saliun si kandidat për kryeministër”, tha Balla.