Connect with us

Politike

Bardhi: Ja si më mashtroi Basha për rikthimin në krye të PD

Deputeti Gazment Bardhi ka zbuluar mbrëmjen e djeshme se si e mashtroi Lulzim Basha me dorëheqjen dhe rikthimin në krye të PD-së. Bardhi tha në një intervistë televizive se e ka pyetur në mënyrë të drejtëpërdrejtë Lulzim Bashën nëse do të rikthehej ose jo sërish në PD. Ai deklaroi se Basha kishte mohuar ambicien e tij për të marrë sërish PD-në nën drejtimin e tij. Deputeti theksoi se e kishte besuar mashtrimin e tij, pasi e konsideronte si një njeri të afërt. “Nuk e dija që kishte ambicie për tu kthyer. E kam besuar si të sinqertë dorëheqjen e zotit Basha. E kam pyetur në mënyrë të drejtpërdrejtë kur nisi një seri takimesh me të rinjtë dhe ma ka mohuar. Më ka thënë që nuk kam ndërmend të kandidoj dhe të rikthehem në krye të PD-së. E kam pyetur shumë kohë përpara zgjedhjes. E kam besuar si të vërtetë këtë pohim që më ka bërë se nuk kam pasur asnjë arsye për të besuar te një njeri i afërt i imi”, nënvizoi Bardhi.

Politike

Kryemadhi i jep mesazh të koduar bashkëpunëtorëve të Metës

Monika Kryemadhi ka bërë një postim në Instagram ku ka shfaqur një sekuencë nga filmi Rocky ndërsa ky i fundit lan hesapet në rrugë me ish-ndihmësin e tij Tommy Gunn.

Në fabulën e filmit Tommy Gunn e sfidoi edhe pse Rocky bëri çmos që të shmangte përballjen me ish-bashkëpunëtorin e tij.

Më duket se ky mesazh i përzgjedhur nga Kryemadhi është një paralajmërim dhe sinjal i hapur për disa bashkëpunëtore të vjetra të Kryemadhit që sot janë rreshtuar me Metën dhe hiqen sikur Kryemadhi nuk ekziston ose ato nuk e njohin më

Në javët e fundit Kryemadhi ka mbajtur një profil të tërhequr duke e lënë Ilir Metën të bëjë ç’të dojë me partinë edhe pse ajo ka bindjen se Ilir Meta është duke e shkatërruar partinë.

Por ndonëse konfliktin me Ilir Metën, Kryemadhi po e menaxhon me durim e strategji sot ajo ka dhënë sinjal se ky durim mund të mos vlejë për ish-bashkëpunëtoret e saj të dikurshme.

Postimi i sotshëm është paralajmërim i hapur ndaj ish-bashkëpunëtorëve të saj duke u kujtuar se nuk është vetëm tërheqja opsion por mund të fillojë edhe ndonjë sulm frontal ballor ndaj tyre./ Hashtag

Continue Reading

Politike

“Ndërhyrjet në politikë dhe ekonomi të organizatave mafioze!” Sonte Rai 3 “rikthen sytë” nga Shqipëria, Rama intervistë ekskluzive për median italiane pas akuzave, çfarë pritet?

Kryeministri Edi Rama pritet të shfaqet mbrëmjen e sotme në ekranin e Rai 3, në emisionin Report në një intervistë ekskluzive për ta. Kjo intervistë vjen pas akuzave të ndërjsella të bëra në distancë që pas publikimit të reportazhit të parë.

Mediat italiane shkruajnë se emisioni Report e ka vijuar hulumtimin edhe në këtë episod të dytë në vendin tonë. Sipas tyre, hulumtimi i emisionit Report konsiston në mbledhjen e provave dhe dëshmive të reja për ndërhyrjet në politikën dhe ekonominë shqiptare të organizatave mafioze, të cilat, sipas Report, kanë ndikuar në sferat më të larta institucionale.

Artikulli i plotë:

Për çështjen e marrëveshjes me Italinë, kryeministri shqiptar Edi Rama jep për herë të parë një intervistë për Report. Pas hetimeve të mëparshme për marrëveshjen mes Italisë dhe Shqipërisë për emigrantët, emisioni Report u kritikua ashpër nga dy kryeministra: ajo italiane Giorgia Meloni dhe ai shqiptar Edi Rama. Pavarësisht kësaj, rrugëtimi ynë vazhdon në anën tjetër të Adriatikut ku kemi mbledhur prova dhe dëshmi të reja për ndërhyrjet në politikën dhe ekonominë shqiptare të organizatave mafioze, të cilat kanë ndikuar në sferat më të larta institucionale.

Vitet e fundit, Shqipëria është kthyer edhe në një tokë pushtuese për politikanët italianë dhe ish-politikanë që kërkojnë biznes. Reporti zbulon sesi një ish-kryeministër italian dhe një ministër aktual kanë ngritur aktivitetet e tyre në sektorin e konsulencës institucionale dhe lobimit në Tiranë, duke arritur rezultate të shkëlqyera. Rezultat për të cilin deri tani misioni italian që zbarkoi në Shqipëri për ndërtimin e qendrave që do të presë emigrantët nuk mund të mburret.

Fillimi i aktiviteteve ishte planifikuar për datën 20 maj, por nga sa zbuluam duke vizituar kantieret, nuk do të flasim deri në nëntor. Ndërkohë shpenzimet vijojnë të rriten dhe pothuajse të gjitha kontratat tashmë janë dhënë. Kështu kanë nisur të dalin emrat e kompanive të përfshira në hetime për korrupsion dhe manipulime të ofertave ose të lidhura me hetimin e Mafisë së Kapitalit. Për çështjen e marrëveshjes me Italinë, presionin e fortë mafioz dhe interesat e politikanëve italianë në Shqipëri, kryeministri shqiptar Edi Rama ka dhënë për herë të parë një intervistë për Report.

Continue Reading

Politike

Rama në Wembley, Berisha: Gomonet i ka gati për ata që i quan ‘mish i freskët’

Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Linda Rama, ndoqi finalen e madhe të Champions League në stadiumin më të madh në Angli, Wembley.

Kryedemokrati Sali Berisha ka thumbuar Ramën, teksa ka publikuar një mesazh të mbërritur në llogarinë e tij, teksa shkruan se kryeministri i ka gati gomonet gati për ata që i quan ‘mish i freskët’.

“Gomonet i ka për ata që i quan mish i freskët!

Mesazhi nga qytetari digjital.

Ky se mori gomonen si të tjerët?”, shkruan Berisha.

Kujtojmë që shumë shqiptarë kanë rrezikuar jetënm duke udhëtuar me gomone nga Francë për në Britani. Po Rama ka paraljmëruar një takim me emigrantët shqiptarë që jetojnë në Britani.

Continue Reading

Politike

“Le t’i japim një përqafim Ramës”/ Giorgia Meloni falenderon kryeministrin shqiptar në fjalimin e fushatës

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, ka falënderuar homologun shqiptar Edi Rama për marrëveshjen e emigrantëve të nënshkruar mes tyre.

Gjatë fjalës së saj në një takim elektoral të mbajtur dje, Meloni i tha mbështetëve të saj se kryeministri Rama meritonte një përqafim, për ndihmën ndaj vendit të saj. Ajo shtoi se Rama është ‘masakruar’ vetëm sepse i shtriu dorën Italisë.

Le t’i japim një përqafim kryeministrit socialist të Shqipërisë, Edi Ramës, i cili u masakrua vetëm sepse ndihmoi Italinë”, ka thënë mes të tjerash Meloni.

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni pritet të zhvillojë një vizitë në Tiranë me 5 qershor.

Vizitën e Melonit Top Channel e ka konfirmuar me burime nga kryeministria, por nuk dihen detaje dhe as agjenda e saj.

Sipas mediave italiane, mendohet se fokusi i diskutimeve do të jetë mbi kampin që do të ngrihet në Gjadër për të pritur emigrantët, sipas marrëveshjes së firmosur më herët nga dy shtetet.

Continue Reading

Politike

Ahmetaj denoncon në median italiane: Rama takohej me bosët e karteleve mafioze në zyrën e tij! Pastronin paratë në ndërtim

Nga Giorgio Mottola

Për të Giorgia Meloni është e gatshme të vendosë dorën në zjarr. “Më ndihmoni të solidarizoj Edi Ramën për linçimin që pësoi vetëm duke u përpjekur për të ndihmuar kombin tonë”, tha ajo në konferencë programi i IHD-së prillin e kaluar pas episodit të “Report”për marrëveshjen për emigrantët mes Italisë dhe Shqipërisë.

Giorgia është e bindur se akuzat e qeverisë për bashkëpunim e Ramës me mafian shqiptare janë propagandë e pastër.

Megjithatë, kryeministrja rrezikon të djegë dorën në zjarr

Në hetimin “Fshati shqiptar” të cilin “Report” do ta transmetoje sonte, ne kemi mbledhur dëshminë e ish-zëvendëskryeministrit shqiptar, Arben Ahmetaj, krahu i djathtë i Edi Ramës.

Një vit e gjysmë më parë ndaj tij ishte paralajmëruar urdhër-arresti për korrupsion në një hetim për inceneratorë që bënë gjysmën e qeverisë të dridhej. Për të shmangur burgun, Ahmetaj u arratis në Zvicër dhe nga një një njeri i besuar i Ramës, tashmë është një nga më akuzuesit e tij. Ahmetaj zbuloi rolin jetësor të mafies në ekonominë dhe politikën shqiptare: “Grupet kriminale marrin kontrata, pastrojnë paratë në Shqipëri me ndërtim. Ata koordinojnë me Edi Ramën”.

Sipas akuzave të ish-zëvendëskryeministrit të arratisur, Rama do të kishte marrëdhënie direkte me krerët e klanit: “Kam takuar drejtues mafioz në zyrën e tij në godinën e qeverisë, i kam parë”. Ahmetaj pretendon se marrëdhëniet ndërmjetësohen nga një sipërmarrës nga Durrësi, Ergys Agasi, një biznesmen, në sektorin e duhanit dhe djali i një ish-deputet i fuqishëm socialist.

Në intervistën e gjatë për “Report”, Rama hedh poshtë ankesat duke e cilësuar si të pabesueshëm ish-krahun e tij të djathtë:

“Njerëzit të mos merren seriozisht. Politika shqiptare nuk është e ndotur nga mafia”. Mirëpo pak kohë më parë në zyrën e Ramës u zhvillua një mbledhje, nga e cila “Report” mund t’i tregojë bosët mafiozë në pallat, aty.

Unë kam parë me sytë e mi prova fotografike, në të cilat mori pjesë Luftar Hysa, i konsideruar nga autoritetet kanadeze si një nga ricikluesit kryesorë të “Kartelit Sinaloa”. Dy muaj pas bisedës me kryeministrin shqiptar, biznesmeni mori licencën për të hapur një kazino në një hotel luksoz në Vlorë. “E pashë një herë dhe më pas kurrë”, është mbrojtja e Ramës. Shqipëria  nuk është tokë e lakmuar vetëm për klanet mafioze shqiptare.

Vitet e fundit kanë kërkuar shumë sipërmarrës italianë pasuri përtej Adriatikut. Mes tyre edhe Massimo D’Alema. “Report” zbuloi se vitin e kaluar ish-kryeministri hapi një firmë lobimi A&I në Tiranë, ku deri pak muaj më parë kompanitë e reja nuk paguanin asnjë taksë. “Në Shqipëri merren me kriptovaluta”, thotë Ahmetaj. E pyetur nga Report, D’Alema e mohon. Në Tiranë, megjithatë, në vitin 2019 hapi dyert “Consulcesi Tech”, një kompani që inauguroi një fond të specializuar për investime në kriptovaluta në Maltë.

“Consulcesi” i referohet Massimo Tortorella, ish-partner i D’Alemws në kantinën e tij. Në vitin 2019, D’Alema dhe Rama pagëzuan së bashku fillimin e aktiviteteve në Tiranë nga Consulcesi Tech, duke marrë pjesë në një konferencë.

Artikulli në median Italiane “Il Fatto Quotidiano”:

Image

Continue Reading
Advertisement

TRENDING