Connect with us

Bota

BE-ja do ta trefishojë ndihmën humanitare për Gazën

Komisioni Evropian ka thënë të shtunën se do ta trefishoJë ndihmën humanitare për Gazën.

Ky vendim është marrë pasi Bashkimi Evropian është përballur me kritika për përgjigjen ndaj situatës atje.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka folur me Sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres të shtunën, ka thënë Komisioni.

“Komisioni do ta rrisë menjëherë ndihmën humanitare për Gazën për 50 milionë euro”, ka thënë von der Leyen përmes një deklarate.

“Kjo do ta rrisë shumën e ndihmës në 75 milionë euro”.

“Ne do ta vazhdojmë bashkëpunimin e ngushtë me OKB-së dhe agjencitë e saj për të siguruar që kjo ndihmë arrin te ata që kanë nevojë në Rripin e Gazës”, ka thënë mes tjerash von der Leyen.

Izraeli e ka ndërprerë ujin, rrymën dhe ndihmat për Rripin e Gazës, pas sulmeve të grupit militant Hamas, në tokën izraelite, një javë më parë.

Ky shtet i ka urdhëruar 1 milion palestinezë që të shpërngulen nga veriu në jug të Gazës, teksa përgatitet për një ofensivë eventuale ushtarake për ta luftuar Hamasin.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka thënë pasditen e së shtunës se “faze e re po vjen”, pas është takuar me zyrtarë ushtarakë.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka bërë thirrje të shtunën për mbrojtje të civilëve në Rripin e Gazës.

“Teksa Izraeli ka të drejtë legjitime për t’i mbrojtur njerëzit dhe për t’u siguruar që diçka e tillë të mos ndodhë më kurrë, është tepër e rëndësishme që të gjithë të kujdesemi për civilët dhe jemi duke punuar në atë drejtim”, ka thënë Blinken.

Bota

Greqi/ Gjykata greke lë të lirë përdh*unuesin e shqiptares, 33-vjeçarja në gjendje të rëndë në spital

27-vjeçari palestinez, i cili akuzohet se ka rrahur, përdhunuar, goditur me thikë 33-vjeçaren shqiptare në Greqi, është liruar me kusht.

Kushtet e vendosura ndaj tij janë ndalimi i daljes nga vendi dhe paraqitja në komisariat tre herë në muaj. Sipas burimeve gjyqësore, provat në dosje nuk ishin të mjaftueshme për të urdhëruar ndalimin e tij.

Megjithëse, 33-vjeçarja shqiptare nuk ka dhënë një deklaratë zyrtare për shkak të gjendjes së saj dhe do të dëshmojë në mjekësinë ligjore kur të shërohet.

Madje, hetuesja shkoi në spital për të marrë një deklaratë, të cilën natyrisht nuk e bëri dot as ajo, pasi viktima po dobësohej dhe nuk kishte mundësi komunikimi me hetuesit.

Mirëpo, hetuesi e ka parë se sa keq ishte vajza 33-vjeçare, por nuk ka vendosur për ndalimin e përkohshëm të të akuzuarit, derisa viktima të mundet të dëshmojë.

Për këto arsye i dyshuari u la i lirë me kusht që të mos largohej nga vendi dhe të paraqitej në komisariat dy herë në muaj. Madje gjykata nuk e mbajti edhe pse në trup iu gjet një thikë me lamë 22 cm si dhe një shkop me shenja gjaku me të cilin vetë ai pranoi se kishte dhunuar viktimën.

Priten rezultatet nga laboratorët e mjekësisë ligjore për provat e sekuestruara te shtëpia e braktisur.

Continue Reading

Bota

Me flokë të rënë… fotoja e re e Kate Middleton trondit rrjetin

Në imazhin e ri, i cili po qarkullon në rrjetet sociale, Princesha e Uellsit mban veshur një shami një detaj që ka tërhequr vëmendjen dhe ka nxitur kureshtjen e shumë njerëzve duke pasur parasysh diagnozën e kancerit të shpallur më 22 mars.

Por fotoja e publikuar fillimisht në një faqe fansash është krijuar përmes përdorimit të Inteligjencës Artificiale. “Pavarësisht se si ka ndryshuar pamja juaj, në sytë tanë do të jeni gjithmonë bukuroshja Kate Middleton”, thuhet në postimin që shoqëron imazhin në fjalë

Qëllimi ishte të mbështetej dhe inkurajohej princesha, e cila po i nënshtrohet kimioterapisë dhe përballet me një sërë efektesh anësore, duke përfshirë rënien e flokëve, humbjen e peshës, lodhjen dhe të përzierat.

Megjithatë, jo të gjithë e mirëpritën këtë iniciativë. Disa kritikuan faqen e fansave për përdorimin e imazhit të manipuluar, duke e quajtur atë një akt mosrespektimi ndaj një personi të sëmurë.
Continue Reading

Bota

Greqi/ E rëndë, djali djeg babain e moshuar në oborrin e shtëpisë, ja çfarë ka dëshmuar në polici (FOTO)

GREQI – Një ngjarje e rëndë ka tronditur zonën e Ano Liosisë, ku është gjetur i djegur trupi i një të moshuari, të premten që lamë pas (21 maj 2024).

I moshuari është gjetur i djegur në oborrin e shtëpisë së tij dhe dyshohet se autor i kësaj ngjarje është i biri.

Sipas mediave greke, i moshuari kishte ndërruar jetë rreth 20 ditë me parë, ndërsa djali i tij ka rrëfyer se arsyeja pse dogji të atin ishte se nuk kishte para për funeralin.

Viktima dhe djali 59-vjeçar jetonin në një shtëpi.

Kanë qenë fqinjët ata që kanë vënë në lëvizje autoritete, të shqetësuar nga era e kufomës. Ata po \ashtu kanë dëshmuar se kanë parë 59-vjeçarin teksa digjte diçka në oborrin e shtëpisë.

I moshuari është gjetur i djegur, i mbuluar nga batanije dhe mbi një dyshek.

59-vjeçari punonte si mësues dhe mësohet se vuante nga probleme psikologjike

 

Continue Reading

Bota

“Zgjedhjet”, shkon në 25 numri i kandidatëve në vrarë në Meksikë

Situata në Meksikë vazhdon të jetë alarmante. Një tjetër kandidat u vra të premten në  Puebla, më pak se 48 orë përpara hapjes së qendrave të votimit të zgjedhjeve të përgjithshme të vendit.

Gjatë këtyre zgjedhjeve janë shënuar shume vrasje të kandidatëve për poste lokale, sipas shifrave zyrtare.

Jorge Huerta Cabrera , një kandidat për një vend në këshillin e qytetit në Isúcar de Matamoros, një qytet me rreth 80,000 banorë, u vra, ndërsa gruaja u plagos, citon Agence France-Presse.

Sipas raportimeve të mediave meksikane, kandidati 30-vjeçar është goditur nga plumbat teksa po dilte nga makina e tij në mes të ditës.

Gjithsej 25 kandidatë në zgjedhjet lokale janë vrarë në Meksikë që nga fillimi zyrtar i fushatës zgjedhore, sipas shifrave të qeverisë federale.

Ndërsa Organizata joqeveritare Data Cívica, nga ana e saj, raporton për rreth  tridhjetë të vdekur kandidatë.

Continue Reading

Bota

“Izraeli ka propozuar një marrëveshje të re”/ Biden: Armëpushimi në Gaza do të zbatohet në tre faza

Presidenti amerikan Joe Biden tha sot se Izraeli ka propozuar një marrëveshje të re armëpushimi, e cila madje është gati për tu zbatuar menjëherë. Në fjalën e tij, presidenti amerikan tha se plani për armëpushim, i propozuar nga Izraeli, do të zbatohet në tre faza.

Faza e parë përfshin një armëpushim të plotë dhe total dhe tërheqjen e ushtarëve të IDF nga të gjitha zonat e banuara në Gaza. Gjithashtu është planifikuar lirimi i disa prej pengjeve dhe shkëmbimi i tyre me të burgosur palestinezë. Gjithashtu Biden shtoi se 600 kamionë me ndihma humanitare do të hyjnë çdo ditë në Rripin e Gazës.

Faza e dytë kërkon një ndërprerje të përhershme të armiqësive dhe lirimin e pengjeve të mbetura, përfshirë ushtarët e mbajtur nga Hamasi. Kjo do të thotë një fund i përhershëm i armiqësive. Së fundi, faza e tretë do të përfshijë restaurimin e Rripit të Gazës. Pasi të arrihet, kjo fazë do të përfshijë gjithashtu kthimin e eshtrave të pengjeve që vdiqën në duart e Hamasit.

Biden shpjegoi se SHBA-ja është e fokusuar në mënyrë të pamëshirshme në gjetjen e një fundi të përhershëm të luftës dhe lirimin e pengjeve. SHBA synon të krijojë një të nesërme më të mirë për Rripin e Gazës.

Ai gjithashtu i kërkoi Hamasit të mbështeste planin. Është një moment me të vërtetë vendimtar. Izraeli ka bërë propozimin e tij dhe Hamasi thotë se dëshiron një armëpushim kjo marrëveshje është një mundësi për të vërtetuar nëse vërtet e nënkupton këtë. Hamasi duhet ta pranojë marrëveshjen,” tha Biden.

Presidenti amerika tha se tani është koha që të gjithë të ngrenë zërin dhe të kërkojnë që Hamasi të vijë në tryezën e bisedimeve.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING