Connect with us

Politike

Begaj niset për një vizitë zyrtare drejt Sllovenisë

Presidenti Republikës Bajram Begaj niset për një vizitë zyrtare drejt Sllovenisë. Presidenti Begaj do të marrë pjesë në Takimin e Liderëve të Procesit të Brdo-Brijunit, në Lubjanë.

Në këtë takim do të marrin pjesë të gjithë krerët e shteteve të Ballkanit Perëndimor.

Takimi i Liderëve zhvillohet në një moment kyç për paqen dhe sigurinë e Ballkanit Perëndimor. Takimi do të fokusohet në përshpejtimin e procesit të zgjerimit të BE me vendet e Ballkanit Perëndimor.

Presidenti Begaj takime dypalëshe me homologët e vendeve të tjera në Procesin e Brdo-Brijunit.

Advertisement

TRENDING