Connect with us

Politike

Berisha në 2015: Prokuroria të nisë hetimet për Metën, për aferën me CEZ. Berisha sot: S’kam dijeni

Ilir Meta është paraqitur këtë të mërkurë në SPAK, për aferën CEZ-DIA. Aferë për të cilën në vitin 2015 ai është akuzuar edhe nga aleati aktual, Sali Berisha, që ndryshe mendonte atëherë e ndryshe mendon sot.

Sali Berisha, shtator 2015:

“Një dëshmi tjetër vjen nga ish- administratori i CEZ se Ilir Meta si ministër i Jashtëm e ka takuar në Pragë dhe ka negociuar me Hajsek për Kastriot Ismailajn, duke shfrytëzuar kështu postin zyrtar dhe mashtruar për interesin e xhepit të tij. Deklaroj këtu me përgjegjësi të plotë se Ilir Meta si mMinistër i Jashtëm nuk ka pasur tagër për të negociuar me CEZ për asnjë lloj problemi. I bëj thirrje Prokurorit të Përgjithshëm të nise hetimin e menjëhershëm për Ilir Metën për këtë aferë korrupsioni ndërkombëtar. Ju bëj thirrje qytetarëve shqiptarë të mos pajtohen kurrë me qëndrimin e oligarkëve Rama-Meta që duan me imunitet të bllokojnë drejtësinë”.

Sali Berisha nëntor 2023:

“Nuk kam pasur dijeni për këtë çështje. CEZ nuk njoftonte asnjë nga aktivitetet e tij, sepse ishte firmë private. Nuk kam dijeni dhe sot se cilat janë lidhjet e Metës në këtë histori. CEZ-DIA është hetuar në mënyrë intensive. Ish-presidenti i kompanisë është arrestuar dhe një grua mesa di unë. Nuk kam asnjë dijeni më tepër nga ç’kam thënë. Nuk di të jenë bërë negociata në emër të qeverisë”.

Akuzat mes Metës dhe Berishës shtator-tetor 2015

Sali Berisha: Këto ditë mediat kanë zbuluar një akt tjetër korruptiv, sipas të cilit, njëra nga kompanitë e kontraktuara nga vet CEZ-i, DEP International e një farë “nacionali”, që quhet Kastriot Ismailaj, i ka dhënë ryshfet ministrit të Jashtëm të asaj kohe. Nga ana tjetër, një padi tjetër vjen nga ish-administratori i CEZ-t, se Ilir Meta, ministër i Jashtëm, e ka takuar në Pragë dhe ka negociuar me Hasekun për Kastriot Ismailajn. Deklaroj këtu me përgjegjësi të plotë se Ilir Meta, si ministër i Jashtëm nuk ka pasur asnjë tagër, asnjë detyrë për të negociuar me CEZ-in për asnjë lloj problemi të asaj kohe. Me CEZ-in ka qenë i ngarkuar ministri i tij Edmond Haxhinasto, ka qenë e ngarkuar Ministria e Financave, ka qenë i ngarkuar grupi i punës i përbërë nga të gjithë të tjerët, por në asnjë rast e në asnjë rrethanë, nga asnjë zyrtar i Ministrisë së Punëve të Jashtme. Kurrë! Cilat janë motivet që e kanë shtyrë Ilir Metën të takojë në Pragë Hasekun, të negociojë për Kastriot Ismailajn?

Ato duhet t’i shpjegojë ai, ndaj dhe ne kemi kërkuar dorëheqjen e tij në mënyrë që të shpjegojë gjithçka për këtë çështje. Edhe një herë e them: është akuzuar nga Tim Schreiber, se i është paguar ryshfet nga Ismailaj atij. Këtë akuzë ia transferoi Vilson Ahmetajt, i cili tha se s’ka asnjë lidhje. Po atëherë nëse nuk është Vilsoni, është Petriti se ishte anëtar i ERE-s. Dhe Petriti është sot kryetar i ERE-s. Po Petritin nuk e emëroi Sali Berisha, por Edi Rama.

Tani a është ky korrupsioni më i madh në historinë e vendit? Jo. Nëse është i vërtetë, dhe unë them se duhet hetuar me çdo kusht, është një akt i mirëfilltë korruptiv. Më i madhi, më i tmerrshmi, është ai që gjobiti shqiptarët çdo qytetar të këtij vendi me 1100 euro gjobë nga marrëveshja që bëri në prapaskenë Edi Rama, mundet i ndikuar ose jo, e kam thënë edh atëherë, nga Stefan Fule, i biri i të cilit ishte eksponent kryesor i CEZ-it. I kam shkruar unë këto.

Ilir Meta: Mos u merrni me spekulime të tilla kaq të mjera, se është turp për të gjithë ju! Lexojini deklaratat edhe të Hejsekut, pavarësisht se unë nuk kam ndonjë besim te ky zotëri, sepse kam qenë ministër i Ekonomisë dhe zëvendëskryeministër në kohën që Hejsek ka qenë drejtor i CEZ-it, vazhdimisht kemi pasur debate dhe probleme, pasi asnjëherë nuk u përmbaheshin përgjegjësive dhe detyrimeve të tyre. Shqipëria ishte pa drita dhe përballej me probleme të jashtëzakonshme. Habitem sesi titullarë të tjerë të qeverisë paskan kaq besim te ky zotëri, i cili ka bërë një deklaratë në Pragë, natyrisht për të justifikuar veten e tij edhe në raport me eprorët e tij për problemet e CEZ-it me DIA-n, ku, në mënyrë eksplicite, ka bërë të qartë që këtë propozim për zotin Ismailaj ia ka bërë ambasadori i Shqipërisë në atë kohë, i cili ka qenë në atë detyrë kohë më përpara se Ilir Meta të bëhej ministër i Jashtëm, duke i thënë zotërisë në fjalë se “ky person ishte një njeri i besuar i ministrit të Jashtëm dhe i Kryeministrit, Sali Berisha”. Kjo është shumë e qartë dhe juve kjo gjë ndoshta nuk ju pëlqen, por ky nuk është një problemi im.

Unë nuk e besoj që zoti Berisha ka qenë i implikuar në këtë rekomandim, edhe pse ambasadori ka qenë i emëruar prej tij, nuk ka qenë i emëruar prej meje, ju lutem, por ka qenë edhe deputet i djathtë zotëria dhe njeri i cili ka pasur raporte shumë të mira me të gjithë ju, le të mos e marrim nëpër gojë, por të flasim për të vërtetat tani. Juve ju pëlqen ajo pjesë që doni, ndërsa ne duhet t’ia themi publikut siç janë të vërtetat. Mos falsifikoni dhe mos manipuloni! Mos u bëni pjesë e një operacioni mafioz politik, mafioz mediatik dhe mafioz financiar, sepse është një operacion që paguhet për të gënjyer dhe për të mashtruar!

Unë deklaroj, me përgjegjësi maksimale para jush dhe të gjithë shqiptarëve, se as më ka shkuar në mendje të shkoj në Pragë për të negociuar për një kompani të tillë apo për çdo lloj kompanie, por kam qenë në Pragë për të marrë pjesë në Kongresin e Partisë Socialiste Evropiane. Ka qenë edhe zoti Balla atje, por nuk i kishim marrëdhëniet shumë të mira atëherë, për arsye të koalicionit në të cilën unë ndodhesha dhe natyrisht që kam bërë edhe takim me zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Jashtëm të Çekisë. Unë nuk kam qenë atje për të diskutuar për CEZ-in, për çështje që nuk kishin lidhje me funksionin dhe me kapacitetin tim si ministër i Jashtëm apo si zëvendëskryeministër.

…Kastriot Ismailaj nuk më ka kërkuar asnjë favor dhe nuk i kam bërë asnjë favor. Kjo gjë duhet të jetë fare e qartë për ju dhe për cilindo tjetër…. Unë jam për një hetim ndërkombëtar, jam edhe për një hetim amerikan. E dini pse kam thënë hetim amerikan? Sepse kam dëgjuar të gjithë këta mafiozët që thonë se shkrimi është bërë me porosi të Ambasadës Amerikane, se këtë gjë na e tha filani nga Ambasada Amerikane. Unë jam nga ata që ballafaqohem me shqiptarët, me amerikanët dhe me evropianët pa asnjë shqetësim, sepse jam i bindur te drejtësia, jam i bindur tek e vërteta dhe jam i bindur tek transparenca…

TEMA

Politike

GJKKO merr të pandehur një ish-kryebashkiake socialiste, ja akuza ndaj saj

Gjykata e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka marrë të pandehur ish-kryebashkiaken socialiste të Libohovës, Luiza Mandi. Ajo dyshohet për kryerjen e veprës penale “shpërdorim detyre”.

Hetimi ndaj saj kanë nisur pas një kallzimi të bërë nga një qytetar, i cili pretendonte se në pronat e familjarëve të tij Bashkia e Libohovës po zhvillon një projekt zgjerim rruge ku kishte pajtuar firmën “Alba Kosntruksion” për kryerjen dhe zhvillimin e zonës.

Qytetari pretendon se ka kontaktuar vetë më kryetaren e bashkisë dhe përgjegjësin e urbanistikës ku e kanë sqaruar se pas përfundimit të projektit do të merreshin me riparimin e dëmeve të shkaktuara në tokat e tij.

Megjithatë, qytetari pretenbdon se gjatë punimeve, ndërtimi jo vetëm që nuk ka ndaluar vetëm në murin rrethues të dëmtuar, por ka hyrë edhe më tej në tokat e tij. SPAK ka sekuestruar projektin në fjalë dhe është konstatuar se ishte cënuar prona e denoncuesit.

Sipas shkresave gjatë zhvillimit të projektit në fjalë nuk është zbatuar procedura e shpronësimit, çka ka sjell dhe dënim ekonomik të familjes kallëzuese në një vlerë prej 362,480 lekë.

Continue Reading

Politike

A po bën lojë Ilir Meta? Basha habit me përgjigjen: Nuk më plas fare e dashur!

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i ftuar në podcastin “Inside Albania” me gazetaren Alice Taylor , është pyetur lidhur me sjelljen e Presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Metës dhe deklaratat e bëra nga ai përgjatë këtyre kohëve të fundit.

Taylor iu drejtua Bashës duke e pyetur nëse Meta ka një “as nën mëngë” dhe a mendon se në vijim do të bëhet një me Partinë Socialiste apo jo? Kësaj pyetje kryedemokrati preferoi t’i përgjigjej me një citim të shkurtër të aktorit Clark Gable, në filmin jashtëzakonisht popullor të shekullit të shkuar, “Iku bashkë me erën”.

Alice Taylor: Pyetja ime e fundit. Ilir Meta. Nuk jam fort e sigurt çfarë po kalon, por mendoni se po bën lojë? Mendoni se mund ta pozicionojë veten si “as nën mëngë” para zgjedhjeve? E shihni të kalojë në krahun tjetër, t’i bashkohet PS-së? Cili është kënvështrimi juaj apo nuk doni të spekulonit?

Lulzim Basha: Ishte pyetja e fundit kjo? Po zgjedh të citoj një fjali shumë të famshme nga një film që të gjithë e dinë. “Frankly, my dear, I don’t give a damn” (Sinqerisht, e dashur, nuk më plas fare”).

Continue Reading

Politike

Rama mbledhje të jashtëzakonshme me ministrat dhe deputetët

Kryeministri Edi Rama ka planifikuar zhvillimin e një mbledhje të jashtëzakonshme me grupin parlamentar dhe Qeverinë.

Duke iu referuar burimeve nga Kuvendi, raporton se kjo mbledhje do të transmetohet Live. Të njëjtat burime i thanë se mbledhja do te mbahet pas pushimit të Pashkëve të martën paradite, ku Rama ka kërkuar të mos mungoje asnjë deputet.

Nuk dihet se cili do të jetë mesazhi i Edi Ramës, por mund të merret me mend se ai lidhet me çështjet e aktualitetit dhe axhendën e maxhorancës në kushtet  kur tema e korrupsionit ka marrë vëmendje të veçante edhe për shkak të disa goditjeve të SPAK-ut ndaj disa zyrtareve të lartë në institucionet qëndrore apo në Bashkinë e Tiranës.

Continue Reading

Politike

Skandal i “RAI 3” në Itali/ Si u hetua drejtuesi i emisionit “Report” për fatura fiktive, deputeti Italian: Më ka kërcënuar me sms

Televizioni “Rai 3” në Itali u përfshi dy vjet më parë në një skandal për të cilin prokuroria nisi hetimet nën dyshimin e prerjes së faturave fiktive për transmetimin e emisionit “Report”.

Nën hetim u vu Sigfrido Ranucci, zëvendës drejtor i RAI3 dhe njëkohësisht drejtues i emisionit “Report” që transmetoi ditë më parë një reportazh kundër Shqipërisë ku fliste edhe për marrëveshjen me Italinë për emgigrantët, duke sjellë më pas edhe reagimin e kryeministrit Edi Rama.

Mediat italiane shkruajnë se bëhej fjalë për faturime fiktive për të cilat Ranucci flet në një video të regjistruar pa dijeninë e tij në vitin 2014 teksa ndodhet në tavolinë në negociata për të marrë material “ekskluziv” për kryebashkiakun e atëhershëm të Veronës, Flavio Tosi.

Një akuzë e tillë është mohuar nga avokati i Ranuccit, zoti Luc Tirapelle i cili përjashton mundësinë që “RAI 3” të ketë pasur fonde për blerjen e materialeve të dobishme për emisionin Report apo për kryerjen e veprimtarive të dosjeve kundër politikanëve të ndonjë partie.

Sipas avokatit, Ranucci në atë takim po luante bllofin për të parë nëse vërtet ekzistonte një video që dëmtonte figurën e Flavio Tosit.

Më tej në artikullin e publikuar nga media italiane, shkruhet se Ranucci mburrej me mundësinë që kishte për të bërë fatura fiktive duke kërkuar ndërhyrjen e një miku të tij, me qëllim mbeledhjen e provave të nevojshme për hetimin.

Lidhur me këtë ngjarje ka reaguar edhe deputeti i “Forza Italia”, Andrea Ruggeri i cili ka deklaruar se ka marrë mesazhe kërcënuese nga Ranucci.

“Sot sjell gjithë materialin që kam: sms kërcënuese nga Ranucci dhe raporte të aktiviteteve të zhvilluara. Është një çështje e një rëndësie të paparë”, tha deputeti ndër të tjera.

Continue Reading

Politike

Berisha: Veliaj mos të luajë me nervat e qytetarëve se do varet në shtyllën e turpit të sheshit “Skënderbej”

Ish-kryeministri Sali Berisha në fjalën e tij të mbajtur përpara simpantizantëve poshtë ballkonit të banesës, ku ndodhet në “arrest shtëpie” tha se Veliaj nuk duhet të luajë më me nervat e qytetarëve.

Berisha theksoi se kryebashkiaku Veliaj do të varet në shtyllën e turpit të sheshit Skënderbej.

“Dhe ky është Erion Vjedhësi.

Edhe njëherë, dhe një mijë herë do kërkojmë gjer në një ku janë 135 milionë euro të djegësit që nuk ekziston.

Ku i ke çuar Erion? Ku i ke fshehur o hajdut? Nuk ta falim ne kurrë këtë mo.

Jep dorëheqjen, mos luaj me nervat e qytetarëve se në shtyllën e turpit të sheshit ‘Skënderbej’ do varesh”, tha Berisha.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Është e vërtetë se çdo natë denoncojmë vjedhjet e qeverisë. Por e bëjmë këtë se ne duam që të rrisim rrogat dhe pensionet.

Sepse ne duam që t’u faktojmë shqiptarëve se ku do i marrim ne paratë për të dy dhe trefishuar rrogat e tyre.

Sepse ne duam t’u faktojmë shqiptarëve se sëmundja vërtet është një fatkeqësi, por se ajo bëhet dy herë më e madhe kur i sëmuri nuk merr dot ilaçt që i takojnë sëmundjes.

Kur i sëmuri mjekohet me ilaçe të skaduara.

Kur i sëmuri përjashtohet nga operacioni sepse spitali nuk paguan dot sterilizimin e veglave nga kompania Rama-Beqja.

Miqtë e mi, ne jemi kyçur në një betejë pa kthim.

Në një betejë që nuk mund të njohë gjë tjetër përveçse fitores kundër një eksponenti botëror në vjedhje. Botëror në paturpësi. Botëror në pacipësi.

Dhe ky është Erion Vjedhësi.

Edhe njëherë, dhe një mijë herë do kërkojmë gjer në një ku janë 135 milionë euro të djegësit që nuk ekziston.

Ku i ke çuar Erion? Ku i ke fshehur o hajdut? Nuk ta falim ne kurrë këtë mo.

Jep dorëheqjen, mos luaj me nervat e qytetarëve se në shtyllën e turpit të sheshit ‘Skënderbej’ do varesh.

Dhe me germa të zeza do shkruhet emri yt si hajduti më i madh që ka njohur bashkia në tërë historinë e saj.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING