Connect with us

Kronike

Berisha uron Gorgia Melonin

Kryetari I Partisë Demokratike Sali Berisha, ka uruar fitoren e koalicionit të djathtë në Itali. Berisha tha se fitoria e Melonit është me vlerat konservatore më të arrira të shoqërivë të lira.

“Në Itali, fituan Georgia Meloni, Mateo Salvini, Silvio Berluskoni, aleatët tanë tradicionalë.Sot, Italia është në një moment historik. Meloni, sipas votës së qytetarëve italianë, do jetë kryeministrja reformatore e ardhshme e Italisë.Fitorja e zonjës Meloni dhe koalicionit që ajo udhëhoqi, është fitore e vlerave konservatore më të arrira të shoqërive të lira, fitore e lirisë, familjes, atdhetarisë dhe atdheut.

Ndërkaq Berisha shprehu mbështëtje edhe për protestën e organizuar nga nxënësit e kolegjit Mehmet Akif Ersoy, sipas tij kryeministri Edi Rama po po vepron si vasal i Erdoganit

“Sot, në këtë paraqitje para jush, dua të dënoj edhe njëherë, me ashpërsinë më të madhe qëndrimin cinik, të ulët, të Edi Ramës ndaj shkollave, ndaj arsimit privat në Shqipëri.Ky vasal i shpifur i Erdogan, që e cilëson Shqipërinë ku mund të urdhërojë hapje e mbyllje shkollash dhe xhamish, ka urdhëruar mbylljen e një kolegji me parametrat më të mirë dhe me një histori 26-vjeçare në Shqipëri, kolegjit ‘Mehmet Akif’.Në traditën e tij të gënjeshtrave, Rama u tha shqiptarëve se shkaku i mbylljes ishte se miku i tij, me avionin e të cilit udhëton si taksi, ka blerë godinën. Gënjeshtar i lindur, i shpifur.

https://www.youtube.com/watch?v=0ybdNts_WNE

 

Advertisement