Connect with us

Sociale

Çfarë na sjell televizori inteligjent QLED?

Duke filluar nga komforti i shtëpisë e deri tek të stërviturit intensiv, televizorët inteligjentë modernë na mundësojnë një sërë opsionesh  të dobishme për jetën e përditshme. E gjithë kjo nuk do të ishte e mundur pa kombinimin e teknologjisë më të fundit QLED, shfaqjen e përmbajtjes vizuale, dhe opsionet inteligjente te cilat kthejnë televizorin në një pajisje shumëfunksionale për çdo rast.

Ekranet e modeleve moderne janë njëkohësisht ideale për të transmetuar serialin e preferuar, ashtu si dhe programet profesionale trajnuese, me komanda të thjeshta që menaxhojnë aplikacionet dhe pajisjet e lidhura të cilat bëjnë të punuarit nga shtëpia më produktive se kurrë më parë.

Të trajnohesh si në palestër

 

Në rastet kur punon apo mëson nga shtëpia, është shumë e rëndësishme të jesh aktiv, edhe kur kjo do të thotë të shndërrosh dhomën e ndenjes në një palestër. Të gjithë llojet e videove trajnuese janë të disponueshme tashmë në vetëm pak klikime. Me një ekran me rezolucion të lartë, përdoruesit nuk do të humbasin asnjë hap, dhe me ndihmën e shërbimeve të ofruara, ata mund të gjejnë lehtësisht trajnimin që është ideal për ta çuar rutinën e fitnesit në një nivel më të lartë.

Teknologjia QLED e shfaqjes së përmbajtjes

 

Me teknologjinë revolucionare QLED, përdoruesit mund të sigurohen që përmbajtja në ekran do të prekë majat. Çdo nuncë e spektrit vizual të shikimit të njeriut sghpaloset qartë me anë të teknologjisë Quantum Dot AI, e cila, me një procesor të teknologjisë së lartë dhe platformën udhëheqëse në industri – Tizen, amplifikon vizualisht çdo përmbajtje.

Gjithashtu, nuk ka asnjë nevojë për të errësuar dhomën apo për të modifikuar manualisht nivelin e dritës apo materialin në ekran për të përftuar cilësinë perfekte të imazhit, qoftë kjo nëse përdoruesit shohin filmin e tyre të preferuar në një dhomë të errët, apo të ndriçuar mirë.

Puno nga shtëpia më rehat dhe më lehtë

 

Në 2019, Samsung prezantoi veçorinë Remote Access të disponueshme në televizorët e fundit inteligjentë, e cila lejon përdoruesit të aksesojnë e menaxhojnë materialet në kompjuterin e tyrë nëpërmjet televizorit, pavarësisht vendndodhjes së tij. Veçoria Wi-Fi Direct, e cila vjen me Qasje në Distancë (Remote Access), është përgjegjës për shpërndarjen pa nërprerje të ekraneve ndërmjet televizorëve dhe kompjuterave, smartfonëvë dhe tabletëve.

Pak paqe dhe qetësi

 

Të gjithë kemi nganjëherë nevojë të bëjmë një pushim nga të parit ekranet, të shijojmë pak paqe e qetësi. Fatmirësisht, veçoria Ambient Mode mundëson pikërisht këtë. Me të, kur televizori Samsung është i fikur mund të krijojë një atmosferë relaksuese duke paraqitur vepra arti, foto të familjes, dhe materiale të tjera relaksuese. Kur përdoruesit dëshirojnë të relaksohen tërësisht, ata mund ta përshtasin Ambient Mode që t’i përshtatet sfondit pas pajisjes, në mënyrë qe ekrani të bëhet një me mjedisin.

Të transformosh televizorin tënd në një galeri arti nuk ka qenë kurrë më e lehtë, me anë të opsionit Tap View i cili lejon të transferosh dhe shfaqësh foto nga smartfoni në ekranin e televizorit me vetëm një klikim.

 

Blini The Frame TV në përmasat 55″+ dhe përfitoni dhuratën unike Soundbar Hww-S40T të dizenjuar nga stilistë, një sistem të integruar me dy altoparlantë dhe megafona në kornizën e tij elegante, në mënyrë që ta vendosni kudo në dhomë për të shijuar një përvojë të pastër gjithëpërfshirëse. Promocioni zgjat nga 8.10.2020 deri në 15.11.2020 ose deri sa të përfundojë stoku. Gjeni më shumë informacion këtu.

 

Televizorët modernë, në vitet e fundit, janë bërë më shumë se thjesht një pajisje për të parë programe televizive, seriale apo filma, falë shërbimeve dhe aplikacioneve të shumta që vijnë me to. Modelët e sotëm u ofrojnë përdoruesve një diapazonë të gjerë opsionesh për cdo situatë, e benefitet e listuara më sipër jane vetëm pak nga to.

Televizori The Sero përshtatet dhe ju mundëson të shihni nga këndi i duhur. Sero ndizet për t’u përshtatur me përmbajtjen tuaj, horizontalisht – për të parë përmbajtje dhe filma në televizor, ose vertikalisht – kur është fjala për përmbajtje dhe aplikacione në celular. Të gjitha këto karakteristika ju shërbejnë për një stil modern jetese, por është po aq e rëndësishme që bashkë me to të përfitoni edhe sigurinë që do t’ju ofrojë një kënaqësi më afatgjatë. Televizorët e serisë Lifestyle janë të dedikuar për ata që janë në kërkim të një përvoje estetike. Këta televizorë ju ofrojnë një figurë me cilësi jashtëzakonisht të lartë, si dhe mundësinë për t’u përshtatur në mënyrë të përkryer me ambientin tuaj të ndenjes. Kur është i fikur, televizori The Frame përbën një vepër arti të vërtetë që vjen në jetë në ekranin e tij. Cilësia më e lartë e figurës e kombinuar me modalitetin e artit është një vlerë e shtuar unike në shtëpinë tuaj.

Shfrytëzoni promocionin fantastik të Samsung ng 01.10.2020 deri në 31.12.2020 dhe përfitoni 5 vjet garanci për televizorin e blerë, i cili është i vlefshëm për seritë QLED dhe Lifestyle të 2020. Listën e plotë të produkteve në promocion mund ta gjeni në faqen e internetit samsung5vitegaranci.al. Për t’u kualifikuar për garancinë 5 vjeçare, duhet të regjistroni pajisjen tuaj në faqen e internetit samsung5vitegaranci.al jo më vonë se 15 ditë nga data e blerjes.

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Vjen oferta e parë për futbollistin e Milanit, ai është…

Sharl De Ketelare ishte padyshim një nga blerjet më të dështuara sezonin e kaluar, me mesfushorin belg që erdhi te Milani për 35 milionë euro, ku në 40 ndeshje nuk shënoi asnjë gol dhe dha vetëm një asist.“Djalli” duket se nuk ka më besim te 22-vjeçari dhe është në pritje të ofertave për të.Duket se e para ka ardhur nga Seria A, me Atalantën që ka shfaqur interes për belgun.Siç bëjnë me dije mediat italiane, bergamaskët janë të gatshëm që ta huzazojnë me të drejtë blerje De Ketelaren, teksa Milani ende nuk ka dhënë asnjë përgjigje.

Continue Reading

Sociale

Shqetësimi qytetar/ Rrugët e Dibrës si Kandahari (VIDEO)

Peshkopi/ Dibëra si Kandahari. Në redaksinë e NTV.AL vjen shqetësimi qytetar.

Jo vetëm rrugët e shkatërruara por edhe trotuaret po i veshtiresojne jeten njerezve. Femijeve po iu rrezikohet jeta cdo dite kur shkojnë në shkolle, pasi te dy krahet e trotuareve jane te bllokuara nga makinat qe tregtojne ushqime dhe tezgat e ambulanteve qe shesin. Bulevardi i qytetit te sjell ndermend kandaharin e famshem ne Afganistan. Edhe pse ankesat iu jane bere te ditura autoriteteve, prej policise bashkiake te Dibrës, nuk po merret asnje mase

Video e derguar nga nje qytetar

 

 

 

Continue Reading

Sociale

Protestë në Bërxullë, banorët përplasje me FNSH

Banorët e Bërxullës në Rinas kanë tentuar ditën e sotme të bllokojnë aksin Rinas-Tiranë duke protestuar për rrugën që po ndërtohet në tokën e tyre. Protesta ka agravuar dhe në ndihmë të forcave të rendit kanë mbërritur edhe grupet e FNSH-s duke bërë të mundur edhe lirim e rrugës.

Banorët janë shprehur se shteti po u grabit tokat e tyre dhe nuk po i dëmshpërblen me çmimin që duhet dhe se ato po na vjedhin.

​Banorët e Bërxullës prej ditësh vijojnë protestat duke kërkuar të marrin kompensimin e pronave që preken nga projekti i rrugës Thumanë-Kashar-Fier. Ata thonë se kompania Gener2 që ka fituar projektin me koncesion për 35 vite, në kundërshtim me ligjin, ka nisur punën në terren pa pasur një leje ndërtimi. Banorët pretendojnë se nuk kanë marrë asnjë njoftim lidhur me projektin, e as për shpronësimet.  Janë rreth 200 banorë të Fushë-Prezës dhe Bërxullës, të cilët preken nga shkatërrimi i pronave dhe tokave bujqësore. Një pjesë e këtyre banesave ende janë në proces legalizimi, ndërsa për tokat bujqësore kanë çertifikatë pronësie.

Continue Reading

Sociale

Bllokohet Rruga e Kombit, banorë ngrihen në protestë

Banorët e qytetit të Rubikut janë ngritur në protestë në shenjë kundërshtie për bllokimin e hyrjes së rrugës në anën lindore.

Banorët e zonës janë mbledhur të gjithë para Rrugës së Kombit, ndërsa pohojnë se penalizohen nga ky vendim.

Sipas tyre me bllokimin e hyrjes së rrugës, ata ngelen të izoluar. Pjese e protestës është bërë dhe deputeti i Partisë Demokratike, Kastriot Piroli.

Continue Reading

Sociale

Vendimet e qeverisë/ Nga 1 tetori dyfishohet ndihma ekonomike

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka deklaruar se duke nisur nga 1 tetori do të dyfishohet ndihma ekonomike.

‘Nga 1 tetori do të dyfishohet ndihma ekonomike. Dua të ndalem në këtë mbështetje që qeveria po jep për skemën e ndihmës ekonomike për përfituesit e saj janë mbi 64 mijë familje.

Do mbështeten për energjinë elektrike personat të cilët kanë status me aftësi të kufizuar, të cilëve u rritet masa e mbështetjes për energjinë elektrike. Kjo masë mbështetje shkon nga 2000 mijë lekë në 3000 mijë lekë. Nga kjo mbështetje përfitojnë 12 mijë persona.’- u shpreh Manastirliu.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING