Connect with us

Politike

Debati për Reformën Territoriale/ Socialistët ngrenë shqetësimin për personelin, opozita kundër modelit aktual

Komisioni i Posaçëm për Reformën Administrativo-Territoriale avancoi punët me dëgjesat publike, ku serinë e tyre e hapi ministri i Pushtetit Vendor, Ervin Demo, i cili e vuri theksin se decentralizimi është shumë i nevojshëm, përfshi dixhitalizimin e shërbimeve lokale.

Mbledhja u shoqërua me debate mes palëve, pasi opozita ngriti pikëpyetje mbi drejtimin e reformës së re.

“Nëse modeli ka dështuar në të ardhura, në investime dhe në përfaqësim, atëherë problemi nuk është zbatimi – është vetë modeli”-tha Tabaku.

Për ministrin e Pushtetit Vendor, sfidë mbetet rekrutimi i personelit të bashkive, sidomos në ato të thella, dhe është kthyer në pengesë në ofrimin e shërbimeve.

 

 

NTV.AL

 

Advertisement