Connect with us

Kronike

Detaje nga vdekja e çiftit shqiptarë në New York

Nju Jork Post ka publikuar një video pak momente pasi aktori shqiptar me banim në SHBA, Florind Belliu është vetëhedhur së bashku me bashkëshorten, 28-vjeçaren Ornela Belliu nga kati i gjashtë i një ndërtese.

Në video duken dy gra të cilat të cilat ndodhe në vendin e ngjarjes dhe efektivët të cilët kanë rrethuar zonën.

Në një moment tjetër është fiksuar pallati ku nga kati i gjashtë është hedhur çifti, që ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Frank Mussumeci, një punëtor ndërtimi, tha se një koleg i tij ishte duke pirë kafe pranë portës së rrugës kur “Ai dëgjoi një bum, si një copë e madhe çeliku… që u përplas në tokë. Pastaj dëgjoi një fëmijë duke bërtitur, ‘Mama, Mama’. Ai shikoi mbi portë dhe pa dy trupa atje.

 

 

Kronike

E rëndë/ 29-vjeçarja dhunon fizikisht vjehrrin për arsye pronësie

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në fshatin Krutje të Lushnjes ku një 29 vjeçare ka dhunuar fizikisht vjehrrin e saj.

Arsyeja e dhunës ka qenë pronat. Pas denoncimit nga ana e vjehrrit në polici, ka nisur procedimi në gjendje të lirë i 29-vjeçares.

Njoftimi:

Komisariati i Policisë Lushnjë referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen R. R., 29 vjeçe, banuese në Krutje, pasi për motive pronësie, ka ushtruar dhunë ndaj vjehrrit të saj.

Continue Reading

Kronike

Sherri në Kukës, vetëdorëzohen 3 personat e shpallur në kërkim

Tre personat e shpallur në kërkim në Kukës, pas sherrit të dhunshëm që u shënua dy ditë më parë, janë vetëdorëzuar në komisariat.

Pas konsultimit me prokurorin, shtetasit e vetëdorëzuar A. E., 48 vjeç, U. E., 46 vjeç dhe I. M., 30 vjeç u proceduan në gjendje të lirë, për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”.

Pas sherrit nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. E., 40 vjeç, gjithashtu të përfshirë në këtë rast.

Ndërkaq, Policia po punon për kapjen e personit të fundit të kërkuar për këtë rast, Q. M., 29 vjeç.

Materialet shtesë i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Kukës”, sipas policisë.

Continue Reading

Kronike

Përplasen dy mjete në By-passin e Lushnjës, “Audi” godet barrierat anësore

Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme në By-Passin e Lushnjës. Dy mjete janë fërkuar midis tyre në tentativë për të parakaluar dhe për pasojë, drejtuesi i një automjeti tip Audi, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me barrierën anësore të rrugës.

Përplasja ka qenë tepër e fortë dhe një pjesë e hekurt e barrierës anësore të autostradës ka përshkuar mjetin mes përmes.

Një seksion i barrierave anësore ka përfunduar jashtë autostradës ndërsa pjesa tjetër brenda mjetit. Nga aksidenti kanë mbetur të plagosur drejtuesi i mjetit dhe një tjetër bashkudhëtar me të.

Dy të lënduarit janë transportuar me urgjencë në spitalin e Lushnjës. Uniformat blu në vendngjarje po punojnë për të dokumentuar rastin. Nga të dhënat paraprake dyshohet se shkak ka qenë shpejtësia e lartë dhe reshjet në autostradë. Kjo pjesë e Bay Passit në Lushnje ka qenë vazhdimisht problematike nga reshjet dhe disa herë me fatalitete në aksidente.

Continue Reading

Kronike

Kapen me 13 kg kokainë, arrestohen dy shqiptarët në Itali

Ata kishin zgjedhur parkingun nëntokësor të një zonë tregtare në Torri di Quartesolo si një pikë takimi për trafikun e tyre të drogës dhe u arrestuan nga agjentët e Seksionit të Narkotikëve të Skuadrës Fluturuese të Vicenzës. Bëhet fjalë për dy shqiptarë, G. E 45 vjeç dhe A. I 34 vjeç. Operacioni u zhvillua mëngjesin e djeshëm, gjatë një operacioni kontrolli që synonte luftimin dhe shtypjen e trafikut të drogës në Vicenza dhe provincë.

Hetuesit e Skuadrës Fluturuese vunë re dy makina që vinin në një distancë të shkurtër nga njëra-tjetra dhe parkonin afër njëra-tjetrës në një zonë të izoluar të parkingut nëntokësor, dhe pak më pas dy burrat, pas një bisede të shkurtër, filluan të shkëmbejnë një sërë pakosh të vogla. Prandaj oficerët ndërhynë, ndaluan dhe identifikuan dy burrat dhe më pas verifikuan përmbajtjen e asaj që ata kishin tentuar të shkëmbenin.

Pas analizave specifike të kryera nga Policia Shkencore e Komisariatit të Policisë Vicenza, u konstatua se pakot përmbanin lëndë narkotike të llojit kokainë, me një peshë totale bruto rreth 13 kilogramë.

Një sasi dukshëm e madhe lënde narkotike, aq sa agjentët e narkotikëve vendosën të vijojnë me kontrollet personale dhe në shtëpi të të dy të arrestuarve, të cilët u shfaqën dukshëm të pakënaqur nga kontrolli.

 

 

Në shtëpinë e njërit prej të dyve, me vendbanim në provincë, janë gjetur dhe sekuestruar rreth 36.000 euro, të ndara në kartëmonedha të prerjeve të ndryshme.

Operatorët e Skuadrës Fluturuese arrestuan në flagrancë dy shqiptarët për veprën penale të mbajtjes së lëndëve narkotike të destinuara për shitje.

 

 

 

Continue Reading

Kronike

U arrestua në Durrës në Shkurt, lirohet nga burgu ish-anëtari i bandës së Gaxhait, “Çipuri”

Ka zgjatur shumë pak ditë qëndrimi i Armando Sulejmanit në qelitë e paraburgimit në Durrës ku u arrestua në shkurt të këtij viti pasi u kap teksa qarkullonte me një makinë, targat e së cilës rezultonin të vjedhura. Para arrestimit, Sulejmani tentoi të largohej me shpejtësi nga forcat “Shqiponja”.

Mësohet se 48 vjeçari i njohur ndryshe me nofkën “Çipuri” ish-anëtar i bandës së Gaxhait i dënuar më parë për vrasje, është liruar më 8 mars pas vendimit të dhënë nga gjykata e Tiranës e cila i caktoi si masë sigurie “detyrim paraqitje” Çdo datë 7 dhe 17 të muajit. Vendimi i dhënë u apelua nga prokuroria dy muaj më pas por u la në fuqi nga Gjykata e Apelit të Tiranës pasi prokurori Genti Xholi gjatë gjykimit hoqi dorë nga ankimi i ushtruar.

“Prokurori pranë Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, z. Genti Xholi, gjatë gjykimit, në seancë gjyqësore, hoqi dorë nga ankimi i ushtruar”- thuhet në njoftimin e dhënë nga gjykata.

Arrestimi i “Çipurit” i cili njihet si një ndër njerëzit më të rrezikshëm të botës së krimit shqiptar, u ndalua rreth orës 20:30 të 21 shkurtit nga forcat “Shqiponja” në lagjen nr.15 të Durrësit. Më 24 shkurt, gjykata shpalli të ligjshëm arrestimin e tij për veprat penale “vjedhje” dhe “mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të policisë” duke i caktuar masën e sigurimit personal arrest me burg me afat 2 mujor duke filluar nga data 24 shkurt.

Prokuroria e Durrësit shpalli moskompetencën dhe dosja e hetimit i kaloi prokurorisë së Tiranës.

Më pas prokuroria e Durrësit shpalli moskopetencën dhe aktet e hetimit paraprak ia dërgoi për kompetencë hetimi Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë dhe dërgoi dosjen gjyqësore në Gjykatën e Tianës.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING