Connect with us

Politike

Dhuna ndaj Berishës, vjen reagimi i parë nga SHBA

Një zëdhënës i ambasadës se SHBA-ve ka reaguar për sulmin me grusht ndaj kreut të PD-së Sali Berisha.

Ai është shprehur i shqetësuar për dhunën ndaj Berishës, ndërsa tha se askush nuk duhet sulmuar, sepse ushtron lirinë e fjalës në përputhje me ligjin.

Zëdhënësi bëri me dije se SHBA-të presin nga autoritete përkatëse të hetojnë plotësisht incidentin me Berishën.

U skandalizuam nga sulmi fizik sot ndaj një anëtari te parlamentit dhe presim qe autoritetet ta hetojnë plotësisht incidentin. Askush nuk duhet sulmuar sepse ushtron lirinë e fjalës ne përputhje me ligjin”, citohet të ketë thënë zëdhënësi amerikan.

 

Politike

Propozimi i Ramës për reformë të re antikorrupsion, BE ka dy kushte të panegociueshme

Partia Socialiste ka propozuar së fundmi krijimin e një reforme të re anti-korrupsion.

Duket se ky propozim i PS, është mirëpritur nga delegacioni i BE këtu në Shqipëri me disa kushte.

Nëpërmjet një reagimi bëhet me dije se BE kërkon që kjo reformë të jetë ndërpartiake dhe të bëhet me konsultim gjithëpërfshirës.

“Delegacioni i BE-së mirëpret çdo nismë për të çuar më tej proceset e arritjeve të reformave të Shqipërisë për qeverisjen e mirë, shtetin e së drejtës dhe antikorrupsionin, duke u mbështetur te reformat dhe arritjet e mëparshme, si dhe në përputhje me parimin kushtetues të kontrollit dhe balancimit.

Ne theksojmë se është e rëndësishme të garantohet që kjo nismë do të zhvillohet në koherencë të plotë me gjetjet e raporteve të shqyrtimit analitik të legjislacionit (procesi screeening) dhe me angazhimet që ka marrë Shqipëria si pjesë e procesit të anëtarësimit në BE, si udhërrëfyesit për shtetin ligjor dhe administratën publike.

Për sa i përket sektorit të drejtësisë, vërejmë se parimi kryesor duhet të jetë pakthyeshmëria e reformës në drejtësi të vitit 2016.

Theksojmë se është me rëndësi jetike që procesi i propozuar parlamentar të jetë i bazuar në prova, transparent, të gëzojë mbështetje të fortë ndërpartiake dhe të mbështetet në një konsultim gjithëpërfshirës dhe kuptimplotë me të gjitha institucionet dhe palët e interesuara, përfshirë edhe shoqërinë civile.

Në kuadër të procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në BE, BE-ja po ofron ndërkaq asistencë të madhe për Shqipërinë në fushat e qeverisjes së mirë, sundimit të ligjit dhe antikorrupsionit, si dhe është e gatshme të rrisë mbështetjen e vet, sipas rastit.”- thuhet në deklaratë.

Continue Reading

Politike

“Uniforma e policit është e shenjtë”, Rrumbullaku reagon i prekur pas vrasjes së efektivit në Fieri

Kreu i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku reagon pas vrasjes së efektivit Novruz Cenalia në Fier. Ndërsa shpreh ngushëllimet për familjen, Rrumbullaku thekson se kushdo që prek uniformën e policisë do të marrë përgjigjen më të ashpër ligjore.

DEKLARATË PËR SHTYP

Policia e Shtetit dhe unë personalisht ndjehemi thellësisht të tronditur nga vrasja e punonjësit të policisë Novruz Cenalia, mesditën e 13 Majit 2024. Ndarja e parakohshme nga jeta e një djali të ri si Novruz Cenalia na ka hidhëruar të gjithëve, familjen e tij, që është zhytur në lot e zi, dhe familjen e madhe të Policisë së Shtetit.

Për të gjithë ne, kjo dhimbje bëhet edhe më e hidhur kur jeta e një punonjësi të Policisë së Shtetit ndërpritet nga dora e një vrasësi, që ende është i lirë. Unë zotohem në emër të Policisë së Shtetit se, do të bëjmë gjithçka për ta vendosur para ligjit autorin e vrasjes së Novruz Cenalisë.

 

 

Shpreh bindjen se i gjithë opinioni publik ndodhet sot përkrah familjes Cenalia dhe Policisë së Shtetit dhe do të ndihmojë në kapjen e autorit të krimit.

E kam theksuar me forcë, edhe pak ditë më parë, gjatë ceremonive përkujtimore për të rënët e policisë, se uniforma e Policisë së Shtetit është e shenjtë. Kushdo që guxon të cenojë uniformën e policisë, shëndetin dhe jetën e punonjësve të saj, do të marrë përgjigjen më të ashpër ligjore.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit,

Drejtues Madhor Muhamet Rrumbullaku

Continue Reading

Politike

“Na sollën me qejf dhe pa qejf”/ Bardhi për vizitën e Ramës në Athinë: Punonjës të importuar me detyrim

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar lidhur takimin e kryeministrit Edi Rama me emigrantët shqiptarë një ditë më parë në Athinë.

Reagimin e tij, Bardhi e ka shoqëruar me një video të publikuar nga emisioni investigativ “Piranjat”, ku një nga pjesmarrësit në takim, konkretisht drejtori i teatrit “Bylis” të Fierit, Klajdi Marku, e ka shprehur hapur pakënaqësinë e prezencës së tij aty.

Kreu i grupit demokrat shkruan se ajo video është sipas tij dëshmi rastësore “për të kuptuar se deri ku arrin Edi Rama në keqpërdorimin e burimeve shtetërore për zgjedhje apo veprimtari politike.” Ai e ka cilësuar vizitën e Ramës si takim politik me punonjës të administratës të importuar me detyrim në Athinë, ndërsa shtoi se kjo duhet “të zgjojë nga gjumi” menjëherë organin e prokurorisë.

REAGIMI I PLOTË I BARDHIT: 

Edi Rama është armik i votës së lirë dhe për këtë as nuk fshihet dhe as nuk turpërohet. Mjafton kjo dëshmi rastësore për të kuptuar se deri ku arrin Edi Rama në keqpërdorimin e burimeve shtetërore për zgjedhje apo veprimtari politike.

Pas detyrimit për anëtarësim në Partinë Socialiste të të gjithë punonjësve të administratës shtetërore, keqpërdorimi ka rritur kulmin përmes detyrimit të tyre për të marrë pjesë në një veprimtari politike të Edi Ramës, që ishte shpallur si takim me bashkëqytetarët tanë që jetojnë në Greqi, dhe përfundoi në një takim me punonjës të administratës shtetërore të imoportuar me detyrim nga Shqipëria për në Athinë.

Nëse Edi Rama i intimidon punonjësit e administratës shtetërore që jashtë vullnetit të tyre të shkojnë deri në Athinë për takime politike, secili qytetar shqiptar duhet të imagjinojë vetë se deri ku shkon presioni dhe keqpërdorimi gjatë fushatës zgjedhore apo imponimit të votës brenda vendit.

Ajo që ka ndodhur me takimin në Athinë, ku punonjës të administratës shtetërore u importuan nga Shqipëria për të mbushur sallën një takim politik të Edi Ramës, duhet të zgjojë nga gjumi menjëherë organin e prokurorisë. Përdorimi i funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore është krim dhe dënohet sipas nenit 328/a të Kodit Penal. Është koha për të vepruar tani dhe pa asnjë vonesë, ndryshe zgjedhjet e ardhshme parlamentare janë në rrezik.

Apeli im shkon edhe për faktorin ndërkombëtar, veçanërisht Komisionin Europian, për të nxitur përmbylljen në kohë të Reformës Zgjedhore, ku duhet të adresohen rekomandimet e OSBE-ODIHR lidhur me keqpërdorimin e burimeve shtetërore dhe shkrirjen e shtetit dhe partisë në një të vetme gjatë zgjedhjeve. Kjo minon jo vetëm demokracinë, por vendos në pikëpyetje vetë stabilitetin e vendit dhe të ardhmen europiane të Shqipërisë. Mungesa e barazisë në zgjedhje dhe favorizimi shtetëror i partisë në pushtet, paracakton rezultatin zgjedhor dhe garën e ndershme mes palëve.

Është momenti që në vitin 2025 Shqipëria, një vend anëtar i NATO-s dhe vend kandidat për anëtar të BE, të organizojë zgjedhje të lira dhe të ndershme, ndryshe instalimi i partisë-shtet do të jetë i pakthyeshëm!

Continue Reading

Politike

Vrasja e efektivit në Fier/ Balla me tone të ashpra: Autori të arrestohet një orë e më parë

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka reaguar në lidhje me vrasjen e efektivit të policisë ditën e sotme në qytetin e Fierit.

Balla shprehu ngushëllimet e tij për të afërmit e viktimës, ndërsa bëri thirrje që policia dhe drejtuesit e saj të bëjnë gjithçka për arrestimin “një orë e më parë” të autorit.

Ai theksoi se ende nuk dihen arsyet e ngjarjes, ndërsa i bëri thirrje edhe vetë autorit dhe familjarëve të tij që ai të dorëzohet pranë autoriteteve.

“Dua të shpreh në këtë rast dhimbjen që ndjej për humbjen e jetës së një punonjësi policie. Nxis policinë dhe drejtuesit e saj që të bëjnë gjithçka për arrestimin një orë e më parë të autorit. E them shpesh që do të bëjmë gjithçka që në këtë vend të ngulitet mrië në mendjen e kujtdo që është e papranueshme të ngrsh dorën ndaj një punonjësi policie. Nuk dua të hyj në interpretimin e informacioneve paraprake, ende nuk dihen arsyet. Gjithsesi përgjegjësia e parë që bie mbi policinë është identifikimi menjëhershëm i autorëve”, u shpreh ai.

Continue Reading

Politike

Protesta kundër Veliajt/ Bllokohet nesër bulevardi pranë bashkisë, si devijohet qarkullimi

Policia e Shtetit ka publikuar masat paraprake për mbarëvajtjen e protestës së thirrur ditën e nesërme te Bashkia e Tiranës, ku kërkohet dorëheqja e kryebashkiakut Veliaj pas aferës “5D”.

Policia bën me dije se ditën e nesërme duke filluar që nga ora 9:30 do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit të mjeteve, në bulevardin kryesor pranë Bashkisë së Tiranës. Deri në përfundimin e tubimit, do të përdoren rrugë alternative si Unaza e Mesme dhe Unaza e Madhe. Më tej Policia ka bërë thirrje për protestuesit të mos shfaqin asnjë shenjë dhune.

Njoftimi i plotë i policisë:

Policia e Shtetit bën me dije se, ka marrë masa organizative dhe operacionale për garantimin e rendit publik dhe sigurisë gjatë zhvillimit të një tubimi të kërkuar nga “Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit”, ditën e nesërme, më datë 14 maj 2024, ora 10:00, pranë Bashkisë së Tiranës. Në zbatim të planit të masave, Policia e Shtetit njofton se, ditën e nesërme, prej orës 09:30 e në vijim, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit të mjeteve, në bulevardin kryesor pranë Bashkisë së Tiranës. Për këtë arsye sugjerojmë që të përdoren rrugë alternative, deri në përfundim të tubimit, si Unaza e Mesme dhe Unaza e Madhe.

Gjatë disa tubimeve të mëparshme, të zhvilluara nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, në sheshin para Bashkisë Tiranë, janë evidentuar raste të përsëritura të kundërshtimit të forcave të policisë, përdorimit dhe hedhjes së molotovëve e sendeve të tjera, në drejtim të Bashkisë Tiranë, duke rrezikuar seriozisht jetën dhe shëndetin e punonjësve të policisë dhe vetë pjesëmarrësve në tubime. Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë respekton plotësisht të drejtën e qytetarëve për të organizuar dhe marrë pjesë në tubime paqësore. Policia u përsërit thirrjen organizatorëve, drejtuesve dhe pjesëmarrësve në tubime për të respektuar ligjin dhe për t’u distancuar nga çdo akt dhune.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING