Kronike
“Do marr personalisht hak”/ Babai i Kristian Kolës që u vra më 3 shtator: Këtu 99% është dora e policisë…
Babai i Kristian Kolës, i cili u vra mbrëmjen e 3 shtatorit në një lokal në Shkodër, ka paralajmëruar hakmarrje për të birin. Duke folur për “Shqipëria live”, babai i 34-vjeçarit ka hedhur akuza ndaj autoriteteve dhe theksoi se ndërhyrja e ambulancës u bë me vonesë. Ai shprehet gjithashtu se lajmin për humbjen e dalin e mësoi nga mediat. Ndër të tjera i ati i 34-vjeçarit thekson se i biri nuk ka pasur konflikte, ndërsa natën e ngjarjen shoqërohej me një mik.
“E kam marrë vesh përmes mediave të huaja, doli pas pune me shokë, ka pirë një kafe. Atentatorët i qëlluan në pabesi. Nuk është rasti i parë në Shkodër që ndodh vrasje me pagesë, por burri të vret ndër sy. Këtu 99% është dora e policisë, e Shtetit që i jep këtyre atentatorëve mundësi me vra me pare. Djali ka punuar në ndërtim. Nuk ka pasur mundësi të bëjë punë tjetër, se ishte 10 orë në ditë në ndërtim. Unë djalin e kam pas si shok, ka pasur një natyrë të veçantë, ishte i urtë i shoqërueshëm. Nuk është marrë me asnjë aktivitet tjetër.
Ne si familje nuk kemi pasur asnjë konflikt, as asgjë. Kristiani ka pasur vetëm 1 automjet në emër të tij, nuk ka qenë i martuar, por ka qenë me një vajzë, e cila ka ndejt sa ka dash në shtëpinë tonë, është ndarë pastaj me mirëkuptim. Natën që ndodhi atentati ka qenë me një shok që rri gjithmonë. E vranë, ndejti në tokë për 1 orë, po të kishte ardhur ambulanca më herët ndoshta mund edhe të jetonte.
Unë mendoj për hakmarrje, me më dal ai që më vrau djalin do ta vras, do marr personalisht hak. Do e marr dhe te ata policë që nuk, nuk kam frikë nga askush. Edhe mua mund të më vrasin pas shpine, por frikë nuk kam askush. Duhet të hiqet policia e Shkodrës, me themele, të vendoset një polici tjetër”, shprehet babai i Kristian Kolës.