Connect with us

Politike

Doktrina ekonomike e Partisë Demokratike në konventën historike

Nga Azgan Haklaj

Partia Demokratike së shpejti, konkretisht me dt 1 qershor do të startojë me konventën ekonomike si shtylla themelore e qeverisjes së ardhshme.
Natyrisht që principet bazë janë të qarta pasi mbi ato principe të tregut dhe të ekonomisë së lirë është krijuar forca jonë politike.
Ajo mbetet përgjithmonë misionare e lirisë së individit dhe demokracisë.
Mirëpo situata ekonomike në vendin tonë është jo vetëm alarmante por buzë katastrofës si rezultat i keq qeverisjes dhe korrupsionit.
Është veshtirë të gjesh krahasime në historinë moderne jo vetëm të kontinentit por dhe thellë ne Afrikën Sahariane.
Këtë e shohin dhe e përjetojnë shqiptarët por edhe po pasqyrohet në raportet me reputative të institucioneve politike dhe ekonomike ndërkombëtare.
Një Shqipëri që vidhet nga banda në pushtet më keq se piratët në ishujt e vetmuar të oqeaneve.
Në këto kushte Partia Demokratike ka obligimin parësor t’ju paraqesë shqiptarëve jo vetëm e thjesht një plan shkencor ekonomik por një platformë të mirëstudjuar për stopimin dhe sherimin e gjendjes-gangranë ku është zhytyr e po gulçon ekonomia.
Edhe ky hap racional kërkon studim e përshtatje me situatën ndaj PD-ja dhe kryetari i saj Lulzim Basha janë në konsultim përmanent me ekspertë të fushës si brenda ashtu dhe jashtë vendit.
Sugjerimet e institucioneve ndërkombëtare, konsultimi serioz me grupet e interesit, shoqërinë civile dhe faktorë akademikë do të jenë në bazën e programit tonë të ardhshëm qeverises.
Natyrisht që në situatën ku është katandisur ekonomia lipsen menjëherë masa të rrepta stopuese e parandaluese sidomos në abrogimin e ligjeve klienteliste korruptive të aprovuara në klandestinitet e me djallezi nga kjo mazhorancë.
Ka ardhur koha e një operacioni të detajuar të plagës të zhytyr në ngangrenizim.
Jemi optimistë se dhe ndihma e aleatëve tanë euroatlantik do të jetë e pakursyer siç po deshmohet sot e materializuar në organet e drejtësisë së re kryesisht të Prokurorisë dhe gjykatës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Partia Demokratike është e vendosur të ringjallë tregun e lirë dhe konkurencën e ndershme bazuar në ligjet e vendit duke i dhënë fund trustit e oligarkisë politiko-ekonomike që rrënojnë themelet e shtetit e po shpopullojnë vendin pasi pasiguria dhe shpresa e vrarë janë refreni i ditës.
Koha po vjen…është koha e shqiptarëve!

Advertisement

TRENDING