Videonews
EKSKLUZIVE/ Burri nga Kosova tregon tmerrin e përjetuar, nga ushtria serbe gjatë luftës

Pjesë nga dëshmia:
Gjatë luftës, më kujtohet një datë e veçantë, që nuk e harroj kurrë, isha me ble diçka në qytet, edhe dola nëpër qytet, tek një rrugë aty, ku ka qenë një postbllok I serbëve, kanë qenë disa ushtarë. Nga larg thashë, të shkoj a të mos shkoj, po dikur mora fuqi e thashë, hajt se po shkoj.
Ndoshta nuk më prekin. Para se me shku aty, e kam pa, e kanë ndalë një makine, edhe aty kanë qenë disa djem të rinj, I kanë kapë, i kontrollojshin, i shtyjshin. Unë mendova, hajt të iki nga qoshja e të kaloj diqysh. Por papritmas, ma ka bo një serb që ishte në tesha të ushtrisë, ndalu. Unë u ndala, edhe e kam pasë një ciger (trastë), ne i themi ciger, diçka kisha në atë farë cigerin, edhe ma boni ndalu aty.
U ndala unë dhe më tha, ma jep leje njoftimin. Ia tregova lejen dhe tha, ku je tuj shku. I thashë, jam duke shku të blej disa gjëra dhe po kthehem në shtëpi. Tha, prit t’i shoh duart. Kur ia tregova duart, tha, ti je ushtar. Jo mor, I thashë. E kishte kapë lufta në tana anët.
Po ne kishim mbetë, disa familje kishim mbetë pa mujtë me dalë në Shqipni, askund. Ka ardhur pastaj edhe një shok i tij dhe i tha atij, merre, vraje. Merre vraje, tha, mos fol me të, merre vrite, ky qenka ushtar, tha, merre vrite.
Edhe ka qenë një livadh aty, në atë livadh ka qenë një shtëpi, jo e mbarume, ka qenë vetëm deri në blloqe, pa çati, edhe më tha, çoje deri tek ai vend aty, dhe unë frikësohesha se nuk dija gjë, me siguri, thosha, duan të më vrasin se i tha, vrite, në serbisht, po tash serbisht nuk po flas.
Edhe më kanë çuar deri në qosh të asaj shtëpie. Kur shkova aty, tha, lëre cigerin këtu…

Aktualitet
PARASHIKIMI I MOTIT DATA 30.07.2022 NTV.AL
Aktualitet
KEMBIMI VALUTOR DATA30.07.2022 NTV.AL
Videonews
EDICIONI I LAJMEVE DATA 30.07.2022 NTV.AL
Videonews
(VIDEO) Ja se si të aplikoni siç duhet “blush-in” në mollëza

Grimi është pjesë e pandashme e rutinës ditore të femrave, me të cilin mund të ndryshojnë pamjen e tyre. Megjithatë, ka vajza dhe gra që e përdorin make up-in për të theksuar bukurinë e tyre natyrale. Por, ka shumë gabime që bëhet kur aplikojmë make up-in.
Një grimiere nga Irlanda ka ndarë një këshillë në TikTok që vlen për të gjitha vajzat. Ajo publikon rregullisht këshilla të ndryshme nga bota e “make-up”-it dhe këtë herë ka ndarë një që ka të bëjë me aplikimin e blush-it. Ajo sugjeron të ndiqni trukun e “dy gishtave”.
OPINION
Financial Times: Spiunët rusë të pranishëm në të gjitha vendet evropiane
-
Kronike2 hours ago
Shpati Lena dhe Hakim Xhezo që u vranë sot ekzekutuan ‘Arbenin e Çeçesë’
-
Kronike5 hours ago
Elbasan/ Ekzekutimi i Madrit Ulqinakut, qëllohet nga një 20-vjeçar
-
Kronike4 hours ago
Arrestohen dy vëllezërit, detaje nga vrasja në Sarandë
-
Kronike23 hours ago
Lëvizte me ‘Toyota’ të blinduar, si e theu masën e arrestit Nikoll Sherniku
-
Bota22 hours ago
Koreja e Veriut lëshoi dy raketa drejt Perëndimit
-
Pinknews23 hours ago
10-vjeçarja bëhet modelja më e re trans që ka sfiluar…
-
Aktualitet2 hours ago
Emrat/ Identifikohen dy viktimat e atentatit në Vlorë
-
Kronike5 hours ago
Vrasja e Madrit Ulqinakut, në 1997-tën i ekzekutuan vëllain